Këmbimi valutor/ Rritet lehtë euro, zhvlerësohet dollari

365
Sigal

Në tregun e këmbimit valutor vendas, leku forcoi pozitat të hënën në raport me dollarin amerikan dhe u zhvlerësua lehtë ndaj euros, krahasuar me një ditë më parë. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari u këmbye me 110.42 lekë ose 0.28 lekë më pak se në fundjavë. Ndërsa euroja u forcua me 0.04 lekë dhe këmbehet me 124.27 lekë. Këtë fillimjave, leku forcoi pozitat edhe ndaj paundit britanik e frangës zvicerane. Valuta britanike këmbehet me 136.09 lekë ose 1.23 lekë më pas se ne fundjave dhe franga zvicerane u zhvlerësua me 0.13 lekë dhe këmbehet me 116.70 lekë.