Projektligji i ri / Ndryshon tatimi mbi pagat, taksimi fillon nga 40 mijë lekë dhe pragu për shtresën e mesme bëhet 200 mijë lekë

649
Sigal

Ndryshon mënyra sesi do tatohen tatimi për pagat

 Drafti: Rritet kufiri i pagës së pataksueshme në 40 mijë lekë, përgjysmohet nga 30-50 mijë lekë, pragu për shtresën e mesme bëhet 200 mijë lekë

 

Në kuadër të lehtësimit të shtresës së mesme të popullsisë, në këtë projektligj është parashikuar ndryshimi i fashës së sipërme të taksimit progresiv. Tatimi 23% parashikohet të fillojë të aplikohet në pagat mbi 200,000 lekë/muaj, nga 150,000 lekë/muaj që është aktualisht.

Nga korriku i vitit 2022 pritet që të ndryshojë sërish tatimi mbi pagat, duke rritur si dyshemenë për kufirin e pataksueshëm të pagës minimale në 40 mijë lekë (nga 30 mijë lekë që është sot), po ashtu dhe kufirin mbi të cilin pagat taksohen me normën maksimale prej 23%, në 200 mijë lekë, nga 150 mijë lekë që është sot.

Ndërkohë, për pagat deri në 50 mijë lekë, përgjysmohet tatimi për të ardhurat për fashën nga 30 deri në 50 mijë lekë, që sot është 13%.

Efekti në buxhet i këtyre ndryshimeve pritet të jetë minus 1.37 miliardë lekë (11.1 milionë euro).

Ministria e Financave ka hartuar projektligjin  “Për një ndryshim në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar”, i cili është ende në formën e draftit paraprak.

Ky projektligj, sipas relacionit që e shoqëron synon:

-Rritjen e pagës dysheme të patatueshme, për të ardhurat nga paga në intervalin nga 30,001 lekë/muaj deri në 40,000 lekë/muaj. Për këtë interval pagash tatimi që do të paguhet mbi të ardhurat nga paga është 0%, duke mundësuar që çdo qytetar që siguron më pak të ardhura, të mos paguajë tatim mbi të ardhurat nga paga.

-Reduktimi i normës tatimore me 50% për tatimpaguesit me të ardhura nga paga nga 40,001 lekë/muaj deri në 50,000 lekë/muaj. Këta tatimpagues do paguajnë 0% tatim deri në shumën 30,000 lekë të ardhura mujore nga paga, dhe mbi këtë shumë do paguajnë gjysmën e normës tatimore prej 13% (pra 50%*13%). Kjo siguron që qytetarët me më pak të ardhura, të paguajnë tatim më të ulët mbi të ardhurat nga paga.

-Mbështetja e shtresës së mesme, duke rishikuar fashën e sipërme të taksimit progresiv. Tatimi 23% parashikohet të fillojë të aplikohet në pagat mbi 200,000 lekë/muaj, nga 150,000 lekë/muaj që është aktualisht.

Sipas relacionit, Ky projektligj është hartuar në kuadër të plotësimit të parashikimeve të përcaktuara në programin qeveritar, në të cilin theksohet se çdo qytetar që siguron më pak të ardhura, do të paguajë më pak tatime mbi të ardhurat nga paga, por, kush fiton më shumë, do të kontribuojë më shumë për mirëqenien e përbashkët dhe gjithashtu të mbështetet shtresa e mesme e popullsisë.

Gjithashtu në të njëjtën linjë, për lehtësimin e barrës tatimore të shtresave në nevojë të popullsisë, me anë të këtij projektligji propozohet që tatimpaguesit me të ardhura nga paga nga 40,001 lekë/muaj deri në 50,000 lekë/muaj, të vijojnë të paguajnë 0% tatim deri në shumën 30,000 lekë/muaj të ardhura nga paga, dhe ndryshe nga regjimi i mëparshëm, mbi shumë 30,000 lekë/muaj të paguajnë gjysmën e normës tatimore prej 13% (13%*50%).

Numri i tatimpaguesve që përfitojnë nga kjo lehtësi tatimore është rreth 58 mijë dhe shuma e përfitimit është mesatarisht 11,700 lekë për tatimpagues/vit ose në total 678 milionë lekë/vit për të gjithë tatimpaguesit.

Në kuadër të lehtësimit të shtresës së mesme të popullsisë, në këtë projektligj është parashikuar ndryshimi i fashës së sipërme të taksimit progresiv. Tatimi 23% parashikohet të fillojë të aplikohet në pagat mbi 200,000 lekë/muaj, nga 150,000 lekë/muaj që është aktualisht.

Numri i tatimpaguesve që përfitojnë nga kjo lehtësi tatimore është rreth 5,900 dhe shuma e përfitimit është mesatarisht 23,000 lekë për tatimpagues/vit ose në total 135 milionë lekë për të gjithë tatimpaguesit.

Në total, barra tatimore ulet me 1.37 miliardë lekë në vit për subjektet që përfitojnë nga ndryshimet e propozuara në këtë projektligj, e cila nga ana tjetër përkthehet në të ardhura të munguara për shtetin në po të njëjtën shumë.

Pra, aplikimi i këtyre ndryshimeve ligjore rezulton me një efekt negativ në buxhetin e shtetit prej -1.37 miliardë lekë në vit, ndërsa sa i takon vitit 2022, duke qenë se ky parashikim nis të zbatohet në korrik të vitit 2022, efekti negativ për vitin 2022 parashikohet të jetë -685 milion lekë. Në total, barra tatimore ulet me 1.37 miliardë lekë në vit për subjektet, që përfitojnë nga ndryshimet e propozuara në këtë projektligj, e cila nga ana tjetër përkthehet në të ardhura të munguara për shtetin në po të njëjtën shumë.

Pra, aplikimi i këtyre ndryshimeve ligjore rezulton me një efekt negativ në buxhetin e shtetit prej -1.37 miliardë lekë në vit, ndërsa sa i takon vitit 2022, duke qenë se ky parashikim nis të zbatohet në korrik të vitit 2022, efekti negativ per vitin 2022 parashikohet të jetë -685 milion lekë.