Kandidaturat për anëtar të Këshillit Mbikëqyrës në Bankën e Shqipërisë

980
Sigal

Ka pasur interes të lartë për të aplikuar në vendet vakante për anëtar të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, që janë shpallur nga Kuvendi. Janë 15 emra të njohur nga fusha e financave që konkurrojnë për tre postet e shpallura nga Kuvendit, të cilët do të kenë nesër një seancë dëgjimore.

15 kandidaturat janë:

Vjollca Braho – ka punuar si ish-drejtoreshë e Përgjithshme e Fondit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor

Bardhyl Çeku- ka qenë pedagog në Fakultetin e Ekonomisë’

Leontijev Çuçi- doktor i shkencave ekonomike

Sulo Hadëri-profesor, ka qenë dhe më parë anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës

Artan Hoxha- një nga ekspertët e njohur të ekonomisë

Altin Hoti- PhD – Associate Professor Of Economics

Oljan Kanushi- Koordinator në Kryeministri

Genc Koxhaj, ekonomist, drejtues në Sicred

Arben Malaj-ish-ministër, profesor i njohur i ekonomisë

Visar Malaj- Phd, pedagog ekonomi

Luljeta Minxhozi- prof. dr në ekonomi

Ergys Misha-profesor në të drejtën ligjore

Nikollaq Pano-profesor, doktor në ekonomi

Drini Salko-profesor në ekonomi

Arben Xibri

Gjithsej janë 6 anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës që u mbaron mandati në nëntor 2018, të cilët ka të drejtë t’i propozojë tre Këshilli i Ministrave dhe tre Kuvendi.

Edhe Këshilli i Ministrave ka shpallur zyrtarisht aplikimet për funksionet e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, që në fund të shtatorit.

Gjashtë anëtarët e tjerë që u mbaron mandati në nëntor të këtij viti, janë:

-Dhori Kule është zgjedhur anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë në nëntor të vitit 2011.

–Ela Golemi është zgjedhur anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë në nëntor 2011 dhe nga muaji gusht 2015 është anëtare edhe e Komitetit të Auditimit të Bankës së Shqipërisë.

-Elisabeta Gjoni është Zëvendësguvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë që prej muajit janar 2012. Ajo është edhe anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë që prej muajit nëntor 2011.

-Petraq Milo është zgjedhur anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, në nëntor të vitit 2011

–Arben Malaj zëvendësoi mandatin e Ermelinda Meksit

–Denada Prifti ka marrë mandat zëvendësues në nëntor 2014