Ja si u grabitën 32 milione euro pensione të arkëtuara në vite

479
Sigal

Instituti i Sigurimeve, Posta Shqiptare dhe 7 bankat e nivelit të dytë të veçuara apo në bashkëpunim dyshohet se kanë vjedhur 32 milionë euro pensione që janë paguar nga shteti për plotësimin e defiçitit.  Sipas hetimit paraprak që kanë bërë Financat, në transaksionet e kryera nëpërmjet Thesarit të Shtetit, te ISSH, Posta Shqiptare dhe 7 bankat private, rezulton se mungojnë 32 milionë euro pensione të pa tërhequra në 6 vitet e fundit ccka përbën krim të ogranizuar ndaj shtresës më të varfër në Shqipëri

 

Sipas hetimit paraprak që ka bërë Ministria e Financave, në transaksionet e kryera nëpërmjet Thesarit të Shtetit te Instituti i Sigurimeve, Posta Shqiptare dhe transferimit te 7 bankat private, rezulton se mungojnë 32 milionë Euro pensione të pa tërhequra në 6 vitet e fundit.

NOA

Ka sinjale, se institucionet publike dhe bankat private, që merren me shpërndarjen dhe arkëtimin e pensioneve, janë përfshirë në një krim të organizuar, “tymi” i të cilit ka filluar të dalë.

Bëhet fjalë për vlerat e pensioneve, që nuk tërhiqen nga një pjesë e pensionistëve, të cilët jetojnë jashtë Shqipërisë, ose janë në Shqipëri e kanë burime të tjera financiare familjare, për të përballur jetesën pa nevojën e pensionit.

Pra, nëse një i moshuar nuk e tërheq pensionin, automatikisht i krijohet një llogari bankare nëpërmjet Postës Shqiptare që i administron, mbështetur në të dhënat e regjistrit dhe dosjeve personale që kanë në Institutin e Sigurimeve Shoqërore.

Por në një informacion, të ardhur në “Pamfleti” nga burime brenda Ministrisë së Financave, thuhet se shumica e këtyre pensioneve të depozituara nga 1 deri në 3 vite gjatë periudhës 2018-2023, janë zhdukur përgjatë “zinxhirit” ISSH, Posta dhe 7 bankat private ku ato depozitohen.

Sipas hetimit paraprak që ka bërë Ministria e Financave, në transaksionet e kryera nëpërmjet Thesarit të Shtetit te Instituti i Sigurimeve, Posta Shqiptare dhe transferimit te 7 bankat private, rezulton se mungojnë 32 milionë Euro pensione të pa tërhequra në 6 vitet e fundit.

Sipas informacionit, në Shqipëri janë 111 mijë e 723 të moshuar që nuk i tërheqin pensionet e pleqërisë, por i lënë te Posta Shqiptare, e cila brenda 3 viteve i likuidon vetë në sportelet e saj, ose me numra llogarie me pagesa në formë çeqesh.

Deri tani është konstatuar shuma e vjedhur nga fondi i pensioneve të depozituara, po hetohet se në cilën hallkë të zinxhirit “Instituti i Sigurimeve-Posta Shqiptare-Bankat Private”, ose në tre këto shërbime, janë vjedhur 32 milionë Euro pensione që ka paguar shteti.

Zhdukja e tyre, është zbuluar nga një kërkesë e Institutit të Sigurimeve, drejtuar Ministrisë së Financave, për fond shtesë emergjence në likuidimin e pensioneve të vjedhura, për të cilët Thesari i Shtetit i ka bërë transfertat sipas shumave financiare të çdo muaji.

Për të fshehur shpërthimin e një skandali të rëndë financiar, Ministria e Financave ka ndërhyrë me fondet e kërkuara me një vendim të ndërmjetëm të Qeverisë e Bankës së Shtetit, duke ri-mbushur llogaritë e pensionisteve sipas emrave, por në rastin konkret është vjedhur shteti.

Deri tani është konstatuar shuma e vjedhur nga fondi i pensioneve të depozituara, por ministria ka krijuar një grup pune me ekspertë të Thesarit e Buxhetit, për të konstatuar se në cilën hallkë të zinxhirit “Instituti i Sigurimeve-Posta Shqiptare-Bankat Private”, ose në tre këto shërbime, janë vjedhur 32 milionë Euro pensione që ka paguar shteti.

Më këtë vjedhje, ka lidhje projekti i shpallur nga qeveria, për ndarjen e pensioneve me karta krediti, duke shmangur ISSH-në dhe Postën Shqiptare, duke ua lënë përgjegjësinë bankave.

Pensionet në Europë: Shqipëria e fundit në listë!

Pensionet e lidhura me të ardhurat përbëjnë në masë të madhe burimin kryesor të të ardhurave për europianët e moshës 65 vjeç e lart. Megjithatë, më pak se gjysma e konsumatorëve të BE-së janë të sigurt se do të kenë para të mjaftueshme për të jetuar të qetë gjatë gjithë daljes në pension. Në disa vende, ky nivel besimi bie në 30% ose edhe më pak. Kjo ngre shqetësime për mjaftueshmërinë e pensioneve.Shqipwria renditet nw fund me 131 euro. Mbrojtja e të moshuarve kundër varfërisë është një funksion kyç i sistemeve të pensioneve. Pensioni i pleqërisë është pagesa periodike që synon:

  1. Mban të ardhurat e përfituesit pas daljes në pension nga punësimi me pagesë në moshën ligjore ose standarde; ose
  2. Mbështet të ardhurat e personave të moshuar (duke përjashtuar rastet kur pagesat bëhen vetëm për një periudhë të kufizuar).

Pabarazi të mëdha në pensione në të gjithë Europën

Sipas Eurostat, pensionet e pleqërisë në të gjithë Europën ndryshojnë ndjeshëm si në terma nominalë ashtu edhe në standardet e fuqisë blerëse (PPS). Për të thjeshtuar të dhënat më poshtë janë konvertuar të ardhurat vjetore të pensioneve në shuma mujore duke i ndarë ato me 12 muaj. Në vitin 2021, shpenzimet mesatare mujore bruto të pensionit të pleqërisë për përfitues brenda BE-së variuan shumë, nga 2,575 euro në Luksemburg deri në 226 euro në Bullgari, me mesataren e BE-së që qëndron në 1,224 euro.