Islam Cani: “Pasojat e Aflatoksinës së qumështit tek njerëzit dhe si ta kuptoni nëse jeni prekur”

943
Sigal

INTERVISTA/Flet Dr. Islam Cani, Kryetar i Shoqatës së Konsumatorit Shqiptar                       

Prania e Aflatoksinës tek qumështi, që u zbulua pak ditë më parë shkaktoi jo pak shqetësim tek qytetarët. Por çfarë është Aflatoksina, nga se shkaktohet, cila janë pasojat, si zbulohet ajo tek njerëzit që mund të jenë prekur, për këto dhe të tjera pyetje në lidhje me këtë ka folur në një intervistë për “Telegraf”, Dr. Islam Cani, Kryetar i Shoqatës së Konsumatorit Shqiptar. Sipas tij, janë të shumta shqetësimet e konsumatorëve ndaj qumështit dhe  nënproduktet e tij për problemin e Aflatoksinës (myku në ushqimet e kafshëve dhe me pasoja tek njeriu).

 –Dr. Cani, ç’është Aflatoksina dhe cilat janë efektet negative në qumësht si substancë e rrezikshme?

-Sikurse tashmë është njohur se, Aflatoksina është një lloj kërpudhe që gjendet në bimë që mund të jenë drithëra apo koncentrate të ndryshme. Këto bimë apo ushqime të ruajtura në kushte të këqija të lagështirës konsumohen nga kafsha në rastin tonë nga lopët. Në organizmin e kafshës këto ushqime me myk prodhojnë një mikroorganizëm që është aspergilus flatus, e më pas kalon me anën e qumështin tek njeriu konsumator i produkteve dhe nënprodukteve të qumështit. Pra në këtë rast qumështi ka ngarkesë mikrobiologjike për të cilën organizmi i njeriut dhe vetë mëlçia nuk e përballon praninë e kësaj toksinë në mënyrë kronike, duke bërë kështu që të shpërthejnë vatrat kancerogjene në organet e brendshme të njeriut. Të ushqyerit e kafshëve me ushqime të tilla të mykura që mund të jenë ruajtur në kushte jo të mira me lagështirë bëhet shkak për këto sëmundje si tek drithërat, gruri, misri, tërshëra etj..

 -A mund të na thoni se si merret kjo lëndë e rrezikshme?

-Këto lëndë vjen si rezultat nga mos zbatimi i normave ushqimore dhe standardeve ushqimore. Alfatoksina që  gjendet në qumështin e kafshëve, vjen si pasojë e ushqimit të kontaminuar që kanë konsumuar kafshët, sikurse e thamë  kryesisht ushqimet bimore. Shqetësimi i konsumatorëve nëse jemi të prekur apo jo nuk kuptohet menjëherë, po prania e Alfatoksinës në trupin e njeriut mund të zbulohet në dy mënyra.

a)Mënyra e parë është analiza  e urinës, e cila tregon për përmbajtjen në trupin e njeriut, nëse virusi është përthithur në 24 orët e fundit apo jo.

b)Ndërsa mënyra tjetër me e sigurt është analiza e gjakut, e cila tregon praninë në organizmin tonë për një kohë më të gjatë të Alfatoksinës.

 – A është e vërtetë që Aflatoksina e ka origjinën nga vendet e lindjes që kanë radioaktivitet? 

-Unë do të thoja se Aflatoksina nuk ka lidhje me origjinën e vendeve të lindjes, nuk ka të bëjë aspak me radioaktivitetin, por është një myk bimor që mund të jetë produkt vendas apo i importuar.

 -Si ndikon në mënyrë të veçantë tek fëmijët dhe gratë shtatzëna?

-Myku apo Aflatoksina ndikon negativisht tek të gjithë njerëzit sidomos te ata që kanë imunitetin më të dobët sikurse janë fëmijët, të moshuarit, gratë shtatzëna dhe të sëmurët. Efektet negative të Aflatoksinës janë më të rrezikshme tek fëmijët, gratë shtatzëna dhe te të moshuarit, pa lënë mënjanë këtu dhe të sëmurët me hepatit dhe ato të sëmundjeve të gjakut që janë më të ndjeshëm në këto raste. Konsumimi kronik i qumështit nga gratë shtatzëna ndikon tek fëmijët  për një kohë të gjatë në defekte gjenetike.  Unë dua të theksoj se, asnjë lloj trajtimi termik i qumështit nuk e shkatërron këtë toksinë të ardhur nga myku, as me vlim në temperaturë 100 gradë Celsius. Prandaj kjo ngarkesë mikrobike duhet kapur që me ardhjen e qumështit të grumbulluar në punishte apo stabilimente e fabrika, që të ushtrohet kontroll i rreptë dhe të bëhen analizat për çdo ditë. Të mos mungojnë teknologët dhe specialistët përkatës përgjegjës për sigurinë ushqimore. Janë të njohura veti kancerogjene që përmban një substancë e ndodhur që qumështin e paketuar që quhet “Alfatoksina”.

 -Doktor Cani, çfarë thonë ligjet e sigurisë ushqimore, për mbrojtjen e konsumatorëve, po niveli kontrollit shtetëror ( laboratorët, inspektorët ) në ç’gjendje janë?

-Bazuar në ligjin e Konsumatorit nr. 9902.dt.17.04.2008 në nenin nr.4 për të drejtat e konsumatorin Neni nr.4 Të drejtat e konsumatorëve Një ndër të drejtat bazë të konsumatorëve është:

a)E drejta e mbrojtjes së shëndetit, mjedisit dhe sigurisë së jetës; konsumatori për këto duhet të ketë informacion të qarte dhe te vazhdueshëm, adresim, prodhuesit, adresa e tregut, koha e prodhimit dhe e skadencës. Shëndeti dëmtohet në dy mënyra

– mënyra direkt e marrjes së ushqimit në mangësi të informacionit

– kur ushqimi është përdorur për një kohë të gjatë pa asnjë lloj informacioni. Kur flasim për mjedisin kuptojmë sigurinë ushqimore. Për sigurinë e konsumatorit  janë trajtuar qartë

* Kërkesat e sigurisë së përgjithshme

1. Tregtarët janë të detyruar të vendosin në treg vetëm mallra të sigurta, në përputhje me ligjin nr.9779, datë 16.7.2007 “Për sigurinë e përgjithshme, kërkesat thelbësore dhe vlerësimin e konformitetit të produkteve joushqimore”.

2. Ofruesit e shërbimeve duhet të ofrojnë vetëm shërbime të sigurta, duke marrë parasysh aspektet e mëposhtme:

 a) kategoritë e konsumatorëve të rrezikuar, kur përdorin shërbimin, veçanërisht fëmijët dhe të moshuarit;

b) rreziqet e mundshme që mund të shkaktojë shërbimi nëse nuk përdoret siç duhet.

 – Cilët janë sipas mendimit tuaj faktorët që ndikojnë në sigurinë ushqimore ?

-Bazuar në ligjshmërinë ushqimore që përfshin disa ligje Ligjin e Ushqimit, Ligji i Shërbimit Veterinar, Ligji për Mbrojtjen e Konsumatorit etj,,,,duhet të bëjmë të qartë së Siguria ushqimore e konsumatorëve varet nga tre faktorë kryesorë;

1. Siguria ushqimore varet nga Legjislacioni i mirë ; dihen mangësitë dhe hapësirat ligjore, ne nuk kemi akte nënligjore për zbatimin e mirëfilltë të ligjeve.

2. Siguria ushqimore varet nga kontrolli i nivelit të lartë dhe i vazhdueshëm nga Laboratorët tanë pranë ISU, AKU për të cilët mund të themi se nuk janë të niveleve të BE-se, ose të themi që nuk kemi fare. Ndërkohë që laborator duhet të kenë të gjithë prodhuesit, pra shteti s’duhet të japë licencë asnjë fabrike dhe kompanie  prodhuese pa Laboratorin e sigurisë së ushqimeve.

3. Siguria ushqimore varet nga Inspektimi i mirë, që do të thotë koordinim i punës së inspektorëve të Shërbimit Veterinar, inspektorët ushqimor dhe inspektorët sanitar. E shoqëruar kjo me ndërgjegje të lartë të inspektorateve.

4. Vetë konsumatorët duhet të informohet dhe të protestojnë kundër mangësive të sigurisë ushqimore ndaj organeve shtetërore dhe organizatave shoqërore apo të medias etj.

Shkelja dhe mos zbatimi i këtyre faktorëve ka bërë shpesh herë që të vihet në rrezik shëndeti dhe jeta e konsumatorëve, sikurse ka ndodhur më ushqime të kontaminuara, me infeksione të ndryshme qoftë të ushqimeve dhe te ujit, me epidemi nga kolera, etj. Unë do të citoja këtu dhe qumështin me melaninë në vitet 2009-2010 të produktit të ardhur nga Kina.

-A ka mangësi të sigurisë ushqimore ? 

-Le të nxjerrin mësime organet shtetërore. Sepse këto lëndë të huaja si melanina, ngjyrues sintetik, yndyrat sintetike dhe grupe te tjera të polikarbonateve të cilat janë toksike. Këto  paraqesin rrezikshmëri në qoftë se nuk bëhet një kontroll i mirë dhe i sigurt nga organeve përgjegjëse shtetërore.

-Po për sasinë e bllokuar të  qumështit me veti kancerogjene që ndodhet në  depot e importueseve, si duhet të veprojnë autoritetet shtetërore ?  

-Çdo ushqim i bllokuar duhet ti behën analizat laboratorike dhe nuk duhet të tregtohet pa njoftim mbi pastërtinë e produkteve.

Ja sugjerimet e SHKSH-së 

-Të bëhet analiza laboratorike nga laboratorët e akredituar

-Të bllokohet dhe të mos tregtohet produkti me dyshime deri sa të qartësohen analizat

-Organet shtetërore përkatëse të ngarkuara me këtë detyrë duhet të jenë korrekt me standardet e përcaktuara nga BE.

-Konsumatorët në këto periudha tek individët më të ndjeshëm të përdorin çaj, lëng frutash, të dinë të zgjedhin të jenë inteligjent gjë kjo që është thëne nga SHKSH para 22 vjetësh, të dish të zgjedhësh të marrësh vendime të qarta në blerje,  dhe çdo gjë dhe kudo të kërkojë informacion.

-SHKSH duhet të informojë organet shtetërore të kërkojë negocim me organet shtetërore dhe me biznesin dhe nga na tjetër informacionin duhet ta ketë vetëm të sigurte të bazuar në standarde, ligje dhe gjithmonë kundër panikut dhe pa bërë asnjë lëshim.

Gjithashtu SHKSH-ja, kërkon që edhe nga ju biznesmenë, furnitorë dhe tregtues të produkteve sidomos të produkteve shtazore SHKSH-ja, ju drejtohet si konsumatorë me të informuar që të mos lejohet asnjë produkt në treg nga ana juaj pa iu nënshtruar gjithë kontrollit të detajuar i cili garanton kontroll të plotë dhe siguri për konsumatorin. Çdo mall duhet të shoqërohet me certifikatë të dhënash sigurie. Mos heshtni para padrejtësive që mund ti bëhen konsumatorëve .

-Konsumatori në fillim duhet të ballafaqohet me tregun për problemin pastaj sipas dëshirës mund ti drejtohet organeve shtetërore, ose shoqatës së konsumatorit .

-Të ruhemi nga konkurrenca e pandershme, pra duhet të jemi të kujdesshëm që të mos shtyhemi nga të tjerët .