Ikja e të rinjve dhe konkurrenca rajonale tkurrin sektorin e blegtorisë

295

Rënia më e mprehtë u vu re gjatë vitit 2019,  ku numri i gjedhëve ra me mbi 11 për qind në raport me vitin 2018. Në krizë gjenden edhe tufëzat e të imtave, për të cilat është vënë re një rënie me 8 %  në katër vitet e fundit për delet dhe një rënie me 30 për qind numri të dhive.

Nga viti 2015 në vitin 2019, sektori i blegtorisë ka pësuar rënie të ndjeshme, si në numrin e krerëve, ashtu edhe në prodhimin e qumështit, duke vërtetuar faktin se, tashmë sektori është në një rënie të qëndrueshme. Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT-it, përgjatë katër viteve të fundit numri i gjedhëve u pakësua me mbi 18 mijë me një rënie më shumë se 17 për qind. Rënia më e mprehtë u vu re gjatë vitit 2019,  ku numri i gjedhëve ra me mbi 11 për qind në raport me vitin 2018. Në krizë gjenden edhe tufëzat e të imtave, për të cilat është vënë re një rënie me 8 %  në katër vitet e fundit për delet dhe një rënie me 30 për qind numri të dhive. Blegtorët pohojnë se dy janë shkaqet që kanë çuar në këto rezultate negative. Ferit Sokolaj që zotëron një fermë të madhe dhish në zonën e Tropojës, tha se ka ulur me 30 për qind numrin e krerëve dhe shumë shpejt mund ta mbyllë biznesin, për arsye se nuk po gjen punëtore për t’u kujdesur. Emigracioni i lartë i të rinjve, sidomos në zonat malore e kanë bërë të vështirë gjetjen çobanëve, teksa ky fenomen po bëhet rrezik edhe për zhdukjen e fermave të vogla familjare, e më këtë rast zhdukjen e racave të rralla. Pakësimi i banorëve dhe plakja e tyre po bën që familjet në fshat mos të mbarështojnë lopë.