Reforma Zgjedhore/ Më pak financime të partive nga subjektet private, çfarë do të diskutohet sot

416
Sigal

Buxheti i shtetit që do akordohet në mbështetje të partive politike për fushatën zgjedhore do të dyfishohet në krahasim me zgjedhjet e 2017- ës.

Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore i dha dorën e fundit dje çështjes së financimit të fushatës zgjedhore. Ndërkohë, raporti i financimit shtet-privat nuk do të jetë më 1 me 10, por 1 me tre.

Kështu, nëse një parti X në vitin 2017 për shembull, ka marrë 200 milionë lekë të vjetër dhe deri në 10- fishin e tyre nga privati, në zgjedhjet e 2021, partia X do të marrë 400 milionë lekë të vjetër nga shteti dhe maksimalisht 600 milionë nga privati.

“U dakordësuan të gjitha proceset që lidhen me identifikimin elektronik, kompetencat e zëvendëskomisionerit për këtë proces, çështja e financimit të zgjedhjeve, u dakordësuan dispozitat që kishin përgatitur ekspertët, angazhimi që ka marrë qeveria për të dyfishuar fondin publik për fushatën zgjedhore, si dhe rënia dakord e raportit të financimit 1:3, pra të financimit publik me atë privat”, tha Gjiknuri.

Ndërsa për përfaqësuesin politik të PD-së në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi, ulja e raportit të financimit të privatit nga 1 me 10, në 1 me 3 ishte një arritje e reformës. “Sot ramë dakord për paketën e financimit të partive politike në fushatën zgjedhore. Ne kërkojmë që të gjejmë zgjidhje për fushatën.

Në këtë Kod kemi rënë dakord që të ketë reduktim të financimit privat dhe reduktim të shpenzimeve, ku 3-fishi do të jete vetëm 3-fishi i financimit publik. Sot partitë kanë të drejtë të shpenzojnë 10- fishin e parave që marrin nga privati. Nesër Këshilli Politik mblidhet sërish për çështje që janë të hapura”, tha Bylykbashi.

IDENTIFIKIMI ME GISHT

Po ashtu, dje katërshja politike e Reformës Zgjedhore mbylli dje edhe kapitullin për teknologjinë në zgjedhje, konkretisht identifikimin biometrik, një kërkesë kjo e opozitës së bashkuar. Në përfundim të mbledhjes së djeshme, Bylykbashi tha se kutitë e votimit në zgjedhjet e ardhshme do të jenë të mbrojtura nga votat false.

“Diskutuam dy çështje të rëndësishme, identifikimi biometrik që është çështja kryesore e nënshkruar në Këshillin Politik, si dhe financimin e partive politike. Sot diskutojmë për të gjetur garancitë dhe ajo që do të sjellë në draftin përfundimtar është identifikimi biometrik, që do të jetë në të gjitha qendrat e votimit. 100% e zgjedhësve do mbulohen nga identifikimi biometrik, që do të thotë se kutitë e votimit do të jenë të mbrojtura nga votat false. Kushdo që do të guxojë që të votojë më shumë se një herë, do të identifikohet dhe do të shkojë për ndjekje penale”, u shpreh Bylykbashi.

KQZ E RE

Në mbledhjen që është lajmëruar të zhvillohet sot në orën 17:00, pritet që të diskutohet për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ-së së re. Kjo e fundit në zgjedhjet e ardhshme do të jetë me tri shkallë. Do të jetë kryekomisioneri, Komisioni Rregullator me 5 anëtarë dhe Komisioni për ankesat, po me 5 anëtarë. Diskutimi ka mbetur se si do të propozohen anëtarët e Komisionit Rregullator dhe të KAS-it, Grupi i PPE, rezolutë në Këshillin e Europës për Shqipërinë PPE:

Të plotësohen 15 kushtet para datës për mbledhjen ndërqeveritare Grupi Parlamentar PPE dorëzoi dje një amendament për rezolutën mbi Ballkanin Perëndimor, e cila miratohet këtë javë në plenaren e Parlamentit Europian. Rezoluta e hartuar nga socialisti kroat, Tonino Picula, është e përgjithshme dhe nuk përmend kushtet, të cilat BE-ja i caktoi qeverisë Rama në mars 2020.

Amendamenti i firmosur nga eurodeputetja Kinga Gàl, raportere e PPE-së për këtë rezolutë, me kërkesën e raporterit për Shqipërinë, David Lega, e me pëlqimin e koordinatorit Michael Gahler, cilëson se Parlamenti Europian:

“Thekson 15 kushtet e caktuara nga Këshilli i Bashkimit Europian, që Shqipëria duhet të ketë përmbushur përpara thirrjes Konferencës Ndërqeveritare të parë me shtetet anëtare”.

Në një konferencë shtypi në Kryeministri më 6 qershor, Edi Rama nuk foli për 15 kushtet e Bashkimit Europian, kërkesa të udhëhequra nga Gjermania, Franca dhe Holanda. Tri ditë më vonë, Kryeministri ishte i pranishëm në Këshillin Kombëtar të Integrimit, por edhe në këtë takim, Rama foli 25 minuta në përgjithësi mbi Europën, bujqësinë e aplikacionin e-Albania, por nuk i përmendi 15 kushtet. Krejt ndryshe nga Meta e Ruçi, që u fokusuan seriozisht te këto kushte.

Reagimi nuk vonoi, fillimisht Grupi Parlamentar i PPE-së përsëriti më 12 qershor një deklaratë të para dy ditëve, duke investuar edhe nënkryetarin Kovacev, krahas titullarit për politiken e jashtme, Gahler.

Aty përmendeshin disa herë 15 kushtet dhe listoheshin veçantë ato më pikantet: dënimi i votëblerësve, anulimi i ligjeve për median, nevoja për zgjedhje vërtet të lira e të ndershme, si edhe anomalia e madhe e pushtetit lokal. Deklarata e thekson se kjo situatë bie ndesh me nocionin bazë të demokracisë plurale dhe vë në dyshim ligjshmërinë e tyre; si dhe përsërit kushtin e BE-së dhe të Bundestagut, që kjo të sqarohet sa më parë.

Synimi sipas PPE-së është përsëri mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme për bashkitë, mundësisht në një ditë me ato parlamentare në pranverën e ardhshme. që do të propozohen nga opozita e bashkuar. Sipas ligjit aktual, anëtarët zgjidhen në Parlament me 3 të 5- at e votave.

Zgjedhja e komisionerit, anëtarëve të Rregullatorit dhe të KAS-it

1. Komisioneri, anëtarët e Rregullatorit dhe anëtarët e KASit zgjidhen nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë me jo më pak se tre të pestat e votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit.

2. Paraqitja e kandidaturave bëhet nëpërmjet vetofrimit ose propozimit nga grupet parlamentare ose deputetët e veçantë.

3. Për shqyrtimin dhe përzgjedhjen e kandidaturave, Kuvendi ngre komision të posaçëm parlamentar, me përfaqësim proporcional nga çdo grup parlamentar. Procedura e kandidimit dhe e përzgjedhjes së kandidaturave kryhet sipas dispozitave të rregullores së Kuvendit për zgjedhjen në organet kushtetuese ose të krijuara me ligj, përveçse kur përcaktohet ndryshe në këtë dispozitë.

4. Komisioni i posaçëm parlamentar vlerëson me pikë kandidatët që plotësojnë kushtet dhe kriteret e përcaktuara, sipas rastit, në nenin 13, nenin 14 ose nenin 15 të këtij ligji. Komisioni i paraqet Kuvendit për votim listën e kandidatëve, e cila përmban deri në 20 emrat e kandidatëve kalues, me vlerësimin më të lartë. Për secilën kandidaturë të listës shënohet propozuesi dhe organizatat apo partitë politike mbështetëse, nëse ka.

5. Në rast se Kuvendi nuk arrin të zgjedhë komisionerin apo anëtarë të caktuar të Rregullatorit ose të KAS-it, me shumicën e kërkuar të votave sipas pikës të parë të këtij neni, atëherë administrata e Kuvendit hedh short midis të gjitha kandidaturave të paraqitura për votim për vendin përkatës. Fituesi i njoftohet Kuvendit dhe shpallet i zgjedhur në seancë plenare nga Kryetari i Kuvendit.

Në nenin 47 shtohet pika 4 me këtë përmbajtje:

“4. Përpunimi, ndryshimi, modifikimi, shtesa apo heqja e emrave apo të dhënave të tjera nga lista, jashtë RKGJC dhe në kundërshtim me procedurat e përcaktuara në këtë ligj, formon vepër penale dhe dënohet sipas nenit 248 të Kodit Penal.