Hoxha: Investimet nuk janë në nivelin e dëshiruar

717
Kufiri i investimit për projektet energjetike që kalojnë me procedurë të përshpejtuar duhet të jetë shumë më i ulët se 100 milionë euro. Deklarata vjen nga kreu i Dhomës Britanike të Tregtisë, Zenel Hoxha, i cili komentoi projektligjin që është duke u diskutuar në Kuvend. Ky projektligj parashikon përjashtimin nga procedurat aktuale të dhënies me koncesion apo Partneritet Publik-Privat të ndërtimit të HEC-eve apo termocentraleve me kapacitet nën 2 megavat dhe vlerë investimi mbi 100 milionë euro. Sipas Hoxhës, fluksi i investitorëve të huaj nuk është në nivelin e dëshiruar, ndaj kërkon nga qeveria të krijojë kushtet, me qëllim thithjen e tyre. Me qëllim rritjen e investimeve në sektorin energjetik, Dhoma Britanike e Tregtisë organizoi edhe një takim, ku ishin të pranishëm deputetë e lordë.
Sigal