Hetim PPP-ve në mjekësi/ Koncesionari 100 mln euro i laboratorëve, gllabëroi edhe1 mln euro tendera pa garë në QSUT për materiale mjeksore

367
Sigal

Koncesionari 100 mln euro i laboratorëve, gllabëron edhe 1 milionë euro të tjera pa garë në QSUT!

 

Pak ditë më parë, u publikua një investigim, se si Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza po ndihmonte me 100 mijë euro koncesionarin 100 milionë euro të laboratorëve mjekësore. Justifikimi i Enkelejd Jotit në atë tender ishte se “kështu parashikohej në marrëveshjen koncesionare”. Por, pa kaluar disa ditë, vetë Joti e ka shpallur këtë kompani fituese në dy tendera të tjerë, vlera e së cilave është rreth 1 milionë euro.

Në dokumentet e tenderëve të firmosur nga Joti, ajo që bie në sy është se në të dy rastet ka marrë pjesë vetëm 1 kompani, “Pegasus”. Madje, me vlerë shumë afër fondit limit, në procedura pa asnjë garë.

Tenderat në shëndetësi kanë qenë gangrenë e madhe në buxhetin e shtetit, teksa oligarkët e kësaj fushe i kanë “prenotuar” me kohë tenderat. Skema e QSUT është se, fillimisht dokumentet i përshtaten kompanisë së preferuar dhe më pas shpallet fituesi. Sipas Boldneës rezulton se QSUT vetëm sa “noterizon” fituesin, i cili garon i vetëm!

Faksimile: Njoftimi i fituesit nga QSUT, ku rezulton se në këtë procedurë ka marrë pjesë vetëm 1 kompani

Por, le të analizojmë një procedurë të ndjekur nga QSUT e Enkelejd Jotit. Sipas dokumentit ,Joti ka firmosur fituesin e procedurën “blerje materiale mjekësore për kataraktën” për mbulimin e nevojave 24 mujore QSUT.

Në lotin 1 të këtij tenderi, që bën fjalë për “materiale mjekësore për ndërhyrjen e Kataraktit”, me vlerë 76.852.000 lekë me TVSH, ka marrë pjesë vetëm bashkimi i operatorëve ekonomike “Pegasus” dhe “Gen Alb Farma”. Këto kompani kanë ofruar 76.184.000 lekë, ose shumë shumë afër fondit limit. Kanë lënë vetëm disa qindarka!

Faksimile: Dokumenti që e shpall fituese “Pegasus” në një tjetër tender pa garë nga QSUT

Më sipër faktuam se koncesionari i laboratorëve mjekësore ishte shpallur fituese e 760 milionë lekëve pa garë nga QSUT. Ndërkohë, më poshtë do të publikojmë një tjetër procedurë, sërish me të njëjtën skemë.

Drejtori i QSUT ka shpallur fituesin e tenderit “blerje materiale mjekësore për kataraktën”, për lotin 2 “materiale të përshtatshme për aparatin Alcon Infinity ose ekuivalent” me fond 22.002.000 lekë. Kompania e vetme në këtë procedurë ishte “Pegasus”, e cila ofroi 21.852.000 lekë të reja. Pra, vetëm 150 mijë lekë më pak sesa fondi limit, ose 99 % e fondit të akodruar.

Të dyja procedurat duket se janë bërë formale, duke i dhënë në total rreth 1 milionë euro pa garë. Kujtojmë se “Pegasus” është fituese e koncesionit 10 vjeçar të laboratorëve mjekësorë, marrëveshje nga e cila do të marrin mbi 100 milionë euro. Një koncesion shumë i debatuar, pasi një hallkë kyçe në shëndetësi i kalon privatit, ky i fundit po e ushtron aktivitetin brenda ambienteve të shtetit.