“FAFA Grup”- vlerësohet hoteleria më e preferuara në shqipëri

832

Bumi i turistëve – Hoteleria, sektori me rritjen më të lartë të pagave dhe të punësuarve

Ecuria e sektorëve të shërbimeve gjatë tremujorit të fundit të 2018-s

Sektori i hotelerisë pati rezultatet më pozitive për sa i përket ecurisë së punësimit dhe pagave, në krahasim me sektorët e tjerë të shërbimeve. Vetëm në 3 mujorin e fundit të vitit që lamë pas, hoteleria pati rritje dyshifrore në numrin e të punësuarve dhe pagave, teksa arsyeja kryesore ka të bëjë me numrin e lartë të turistëve që vizituan vendin tonë. Krahas hoteleve, të gjithë sektorët e shërbimeve kanë shënuar rritje të shitjeve dhe numrit te të punësuarve në tremujorin e katërt 2018

Riparimi i automjeteve, punësimi rritje me 2.3%, fondi i pagave 6.3%

Tregti me shumicë dhe pakicë, riparimi i automjeteve dhe motoçikletave indekset e treguesve në aktivitetin Tregti, e cila përfshin tregti me shumicë, tregti me pakicë dhe riparimi i automjeteve dhe motoçikletave, në tremujorin e katërt 2018, paraqiten si më poshtë:

  • Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 4,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
  • Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 2,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
  • Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 6,3 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2017.

Transport dhe magazinimi, punësimi rritet 6.9% fondi i pagave 21%

Indekset e treguesve në aktivitetin Transport, Magazinim dhe Posta, i cili përfshin transportin Hekurudhor të mallrave, Detar, Ajror, Magazinimin dhe aktivitetin Postar, në tremujorin e katërt 2018, paraqiten si më poshtë:

  • Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 20,5 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2017;
  • Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 6,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
  • Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 21,1 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2017.

Hotelet, pagat rriten me 18.8%, punësimi me 22%

Indekset e treguesve në aktivitetin Hotele, në tremujorin e katërt 2018, paraqiten si më poshtë:

  • Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 4,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
  • Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 22,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
  • Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 18,8 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2017.

Informacioni dhe komunikimi, rriten shitjet

Indekset e treguesve në aktivitetin informacion dhe Komunikacion, i cili përfshin aktivitetin e Publikimit, Telekomunikacionit si dhe shërbimet e Teknologjisë së informacionit, në tremujorin e katërt 2018, paraqiten si më poshtë:

  • Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 3,7 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2017;
  • Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rënie 3,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
  • Indeksi i fondit të pagave shënoi rënie 7,9 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2017.

Agjencitë të udhëtimit, fondi i pagave rritet 19%, punësimi 5%

Indekset e treguesve në aktivitetin Agjenci udhëtimi, në tremujorin e katërt 2018, paraqiten si më poshtë:

  • Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 8,2 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2017;
  • Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 5,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
  • Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 9,9 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2017