Eurozona zhytet në recesion

1195
Sigal

Ekonomia e Eurozonës pritet të kontraktohet me 0,5-0,6% në tremujorin korrik-shtator, në atë që pritet të jetë tremujori i dytë i recesionit në tre vitet e fundit. Parashikimi u realizua ditën e enjte nga kompania e specializuar në studimet ekonomike, “Markit”. Përsa i përket koefiçentit të prodhimit industrial dhe shërbimeve, ai do të mbetet në të njëjtat nivele si në korrik, me 46,6 edhe përgjatë gushtit. Çdo nivel inferior ndaj koefiçentit 30 tregon kontraktim. Sektori privat në vendet e Eurozonës, përballet gjithashtu me rënie të vazhdueshme, ndërsa përgatitet të përballojë muajin e shtatë radhazi me humbje. Rob Dobson, një kryeekonomist i “Markit”, deklaroi: “Të dhënat tona për gushtin përforcojnë bindjen se ekonomia e përbashkët e vendeve që përdorin monedhën euro është duke ecur drejt recesionit në tremujorin e dytë të 2012-s. Sipas të dhënave të deritanishme, rënia ekonomike në dy muajt korrik-gusht ka qenë prej 0,5-0,6%, prandaj duhet një rritje e fuqishme në shtator, për të ndryshuar këtë pamje”. Ekonomia në tremujorin prill-qershor pësoi një kontraktim prej 0,2%. Recesioni përgjithësisht përkufizohet si dy tremujorë radhazi me rritje negative.