Euro po shtyn fasonët drejt falimentit

52
Sigal

Dobësimi i ndjeshëm i kursit të këmbimit dhe kryesisht monedhës europiane, e cila përdoret më gjerësisht nga eksportuesit, përllogarit një dëm që kap vlerën e 9 mln Eurove për sektorin e manifakturave. Për përfaqësuesit e kompanive fasone, biznesi po orientohet drejt mbylljes së linjave prodhuese.

Përfaqësuesit e manifakturave të veshjeve dhe këpucëve i janë drejtuar me një shkresë zyrtare Ministrisë së Financave, ku adresojnë kërkesat e tyre. Sipas shifrave të tregtisë të raportuara nga INSTAT, për të pestin muaj radhazi, eksportet e tekstileve e këpucëve kanë vijuar tendencën tkurrëse.

Në Tetor ato ranë 11,4% që është rënia më e lartë që nga periudha e pandemisë. Ndërkohë, nga ana tjetër, monedha Euro nuk e ka ndalur rënien, duke e mbyllur javën në vlerën e 102.4 Lekëve, me 0.45 pikë më pak se 1 ditë më parë.