Emërohet përfaqësuesi i ri i FMN-së në Shqipëri, Jens Reinke

731
Sigal

Jens Reinke është përfaqësuesi i ri që do të qëndrojë në krye të FMN-së në Shqipëri. Reinke, do të fillojë detyrën e tij në Shqipëri në Korrik të këtij viti. Reinke, shtetas gjerman, ka punuar për FMN-në që nga viti 2004. Aktualisht ekonomist i lartë në departamentin e Afrikës, Reinke ka eksperiencë të gjerë, përfshirë edhe në vende që kanë program me FMN-në. Ai ka përfaqësuar FMN-në në shtete të ndryshme të Afrikës, Europës Jugore, Azisë, Paqësorit, dhe Amerikës Latine.

Para se të fillonte punë në Fondin Monetar Ndërkombëtar, Reinke ka punuar si pedagog si edhe në bankë qendrore. Ai mban titullin “Profesor” nga London School of Economics.

Lajmi është bërë publik nga shefi aktual i FMN-së në Shqipëri Nadeem Ilahi. Në një deklaratë për mediat Ilahi u shpreh se është i kënaqur me emërimin e Reinke. “Jam shumë i kënaqur të njoftoj emërimin e Përfaqësuesit të ri Rezident të FMN-së në Tiranë, Jens Reinke, që pritet të fillojë detyrën e tij në korrik 2014. Z. Reinke, shtetas gjerman, ka punuar për FMN-në që nga viti 2004. Aktualisht është ekonomist i lartë në Afrikë”, është shprehur Ilahi.