Qarkullimi Rrugor, vijon fushata sensibilizuese me nxënës të shkollave të mesme

927
Sigal

Në kuadrin e nismave të marra nga Drejtoria Arsimore Tiranë për të sensibilizuar nxënësit e shkollave në respektim të ligjit për t’u bërë qytetarë të denjë nesër, është dhe fushata sensibilizuese me nxënës të shkollave të mesme në disa kryqëzime të Tiranës, si kryqëzimi i Gjykatës së Lartë, 21 Dhjetori, sheshi Willson, Libri Universitar etj. Kjo inicitivë e DAR Tiranë vjen në një bashkëpunim me Policinë e Tiranës, krahas shumë projekteve të tjera. Përsa më sipër, bazuar në, nenin 46 “Bashkëpunimi me institucionet e tjera” të Ligjit “Për Policinë e Shtetit” dhe Ligjit “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, Marrëveshjes së Bashkëpunimit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Ministrisë së Brendshme datë 16.09.2010 “Për edukimin mbi sigurinë rrugore në sistemin arsimor parauniversitar”, nga DAR Tiranë dhe strukturat e policisë është hartuar një plan i përbashkët veprimi, mbi “Edukimin dhe ndërgjegjësimin qytetar, për respektimin e rregullave në fushën e qarkullimit rrugor në Qarkun e Tiranës”. Sipas një grafiku të miratuar, ka vijuar sensibilizimi dhe ndërgjegjësimi i nxënësve të shkollave të mesme në gjithë Tiranën për respektimin e rregullave në fushën e qarkullimit rrugor.

Në ditët në vijim, është planifikuar për vendosjen e nxënësve që kanë marrë sensibilizimin teorik, për të asistuar praktikisht pranë punonjësit të policisë rrugore të veshur me (jelek të qarkullimit), të vendosur në afërsi të kryqëzimeve të shkollave të mesme përkatëse, për sensibilizimin e ndërgjegjësimin qytetar dhe për respektimin e rregullave në fushën e qarkullimit rrugor.

Nisma të tilla, po shtrihen në rritjen e bashkëpunimit, edukimit, sensibilizimit dhe ndërgjegjësimit të nxënësve në veçanti qytetarëve, me synim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe respektimin e rregullave në fushën e qarkullimit rrugor. Po ashtu sensibilizim i shtirë në terren do të bëhet edhe në Kamzë e Kavajë.