e-albania shkakton rradhë të gjata për lejet e lindjes

606
Sigal

Procedurat për përfitimin e lejes së lindjes krijojnë radhë tek ISSH. Si do kryhet aplikimi online te e-Albania
Nga 1 janari i këtij viti, dokumentacioni për përfitimin e lejes së lindjes të punonjësve nga biznesi duhet të plotësohet online.Në portalin qeveritar e-Albania, përveç aplikimit nëse biznesi regjistrohet për herë të parë, duhet të dorëzohet online i skanuar edhe raporti mjekësor për lejen e lindjes së përfitueses.Procedurat e reja shmangin dorëzimin fizikisht në zyrat e ISSH të dokumentacionit për përfitimin e lejes së lindjes, por megjithatë kanë krijuar radhë të gjatë në zyrat rajonale të Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Shkak i radhëve të gjata është se përfaqësuesit e biznesit nuk janë të orientuar për hapat që duhet të ndjekin online.Sipas shqetësimeve të ngritura nga biznesi, në sportelet e ISSH kërkohet që aplikimi të kryhet online dhe të dorëzohet i printuar pranë tyre vetëm formulari i aplikimit.Biznesi përveç mungesës së orientimit të procedurave, ngre si shqetësim edhe mosfunksionimin online të procedurave, duke i detyruar ata të paraqiten fizikisht në sportele.Agjencia e Kombëtare e Informacionit sqaron procedurat që duhet të ndjekë online biznesi në platformën e-Albania për lejen e lindjes.Udhëzimi për zbatimin e procedurave orienton hap pas biznesin për veprimet që duhet të kryejnë online në platformën e-Albania.AKSHI garanton se procedurat e reja funksionojnë online dhe mund të zbatohen lehtësisht nga biznesi.
Procedurat online për përfitimin e lejes së lindjes
Sipas AKSHI-t tashmë të gjitha bizneset duhet të aplikojnë online që punëmarrësit e tyre të përfitojnë shpërblimin e lindjes, nëpërmjet shërbimit elektronik “Kërkesë për shpërblim lindje për personat e punësuar”.
Për të kryer me sukses një aplikim, fillimisht duhet të kryhet procesi i regjistrimit në platformën e-Albania, prej titullarit të institucionit (përfaqësuesit ligjor të tij), nëse nuk është kryer më herët kjo procedurë. Titullari, nga llogaria e tij personale tek e-Albania, identifikohet në portal dhe më pas duhet të drejtohet te rubrika “Hapësira ime” e më pas te nënrubrika “Regjistro nje biznes”, duke plotësuar me të dhënat e institucionit formularin që shfaqet online.
Me kryerjen e regjistrimit si biznes në portal, duhet të kryhet identifikimi si biznes në platformë, duke zgjedhur opsionin “Identifikimi i qytetarëve/bizneseve me fjalëkalim” dhe të vendosë tek Kodi i Përdoruesit NIPT-in e institucionit dhe fjalëkalimin e zgjedhur për këtë llogari online.
Me identifikimin me sukses në platformë, duhet zgjedhur shërbimi elektronik: “Kërkesë për shpërblim lindje për personat e punësuar” dhe të nisë aplikimi online duke klikuar butonin “Përdor”.
Nëse bëhet fjalë për një aplikim që duhet të kryhet rishtazi, përdoruesi i shërbimit duhet të klikojë butonin “Aplikim i ri”, ku menjëherë do t’i shfaqet formulari online.
Në fillim do të zgjedhë drejtorinë rajonale të qarkut ku ndodhet dhe vepron, ndërkohë që në seksionin e parë të formularit të dhënat janë plotësuar automatikisht për subjektin, falë ndërveprimit të sistemeve elektronike të institucioneve shtetërore të përfshira në procedurë.
Në seksionin e dytë të formularit, punëdhënësi vendos numrin identifikues të punonjësit që do të përfitojë shpërblimin, duke mundësuar plotësimin automatik të të dhënave.
Në pjesën e tretë të formularit, zgjidhet nëse shpërblimi është përpara lindjes ose pas lindjes, duke e shoqëruar opsionin e dytë edhe me numrin ose numrat identifikuese të fëmijës ose fëmijëve të lindur; zgjidhet muaji specifik për kalimin e shpërblimit dhe mënyrën që do të merret, nëse do të jetë nërpërmjet postës apo bankës.
Në fund të aplikimit ndodhen dokumentet shoqëruese që duhet të sigurojë punëdhënësi, i cili i ngarkon ato në platformë, specifikisht: Raporti mjekësor për barrëlindje apo dokumente të tjera shtesë në varësi të situatës.
Pas plotësimit të formularit, ngarkimit të dokumentacioneve dhe klikimit të butonit “Apliko”, procedura rezulton e kryer nga ana e aplikantit.
Më përfundimin e gjithë veprimeve, punëmarrësi përfiton shpërblimin e lindjes dhe punëdhënësi lehtësisht ka kryer veprime, për të cilat më parë i duhej që t’i kryente fizikisht pranë sporteleve të Institutit të Sigurimeve Shoqërore.
Som
Paradoski i dokumentacionit për përfitimin e lejes së lindjes të punonjësve nga biznesi, plotësohet online dhe të dorëzohet i printuar pranë sporteleve