Dështon tenderi për të vënë në punë TEC e Vlorës

317

Dështon sërish tenderi për të vënë në punë TEC-in e Vlorës, asnjë kompani s’plotësoi kërkesat

 Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë pas më shumë se një viti ngahapja e garës për koncesionin e Termocentralit të Vlorës, njoftoi anulimin e procedurës. Përmes një njoftimi të bërë pranë Agjencisë së Prokurimit Publik MIE bëri të ditur këtë vendim duke nënvizuar se shkak për anulimin e kontratës “Rehabilitimi dhe Vënia në Punë e Termocentralit të Vlorë-s si dhe tenderimit të tubacionit Fier-Vlorë të furnizimit me gaz të tij” me një fond limit 58.7 milionë euro ishte bërë fakti që asnjë nga ofertat nuk plotësonte kushtet.“Arsyet e Anulimit: Bazuar në Ligjin nr. 125/2013 “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat” i ndryshuar, dhe Ligjin Nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për Prokurimin Publik” i ndryshuar, neni 24, pika ç) asnjë nga ofertat e paraqitura nuk përputhet me kriteret e përcaktuara në dokumentet e tenderit” nënvizon MIE.Vitin  e shkuar MIE pasi shpalli procedurën organizoi edhe në vizitë në terren dhe në datën 21 janar 2019 bëri me dije se të paktën 27 kompani kishin shfaqur interes. Por nga ai moment dhe më pas procedurën e përfshiu terri duke mos dhënë asnjë detaj më shumë mbi ofertuesit konkretë, ofertat e paraqitura.Në dokumentet e saj Ministria do të pranonte se koncesioni i termocentralit do të ishte i formës ROOT që nënkupton rehabilitim, mirëmbajtje, zotërim dhe në fund transferim. Afati i koncesionit ishte përcaktuar 20 vjet.Termocentrali i Vlorës është një histori aspak e suksesshme e një investimi që i ka kushtuar shtetit shqiptar 130 milionë dollarë.Ai u ndërtua me mbështetjen e Bankës Botërore si një vepër që do ti shërbente diversifikimit të burimeve dhe do rriste sigurinë energjetike por që deri më sot nuk ka prodhuar asnjëherë energji për dy arsye : e para kostoja shumë e lartë dhe e dyta një problem me sistemin e ftohjes që ka detyruar shtetin shqiptar të endet arbitrazheve.