BERZH: Fondi 1 miliardësh, jepet pa transparencë

572
Sigal

BERZH: Tenderët e rrugëve po jepen pa transparencë

Tenderët e projekteve në infrastrukturë po kritikohen edhe nga institucione financiare ndërkombëtare. Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim vlerëson se qeveria shqiptare po i tenderon pa transparencë projektet madhore në infrastrukturë. Raporti i Tranzicionit 2018-2019, thekson se nevojat e Shqipërisë në këtë drejtim janë të mëdha, por BERZH nënvizon se është jetike që projektet e investimeve të tenderohen sipas praktikave më të mira dhe të ndiqen standardet e konkurrencës së ndershme. Qeveria shqiptare po bëhet gjithnjë e më shumë objekt kritikash, sidomos për programin madhor “1 miliard euro për rindërtim”. Organizatat e specializuara ndërkombëtare kanë kërkuar që projektet e partneritetit publik-privat të zhvillohen mbi studime serioze të kostove dhe përfitimeve. Por, deri tani, vendimet për projektet që do të financohen janë marrë në mungesë të studimeve të këtij lloji, megjithatë fatura afatgjatë për buxhetin do të jetë shumë e kripur. Së fundmi, institucionet financiare po kritikojnë edhe standardet e konkurrencës dhe transparencës në garat e zhvilluara. Pjesa më e madhe e projekteve të infrastrukturës rrugore janë fituar nga një grup i vogël sipërmarrjesh. Opozita ka ngritur akuza të ashpra se projekti i PPP-ve po pasuron një grup të vogël klientësh të qeverisë shqiptare./Scan