Britania: Shqipëria e rrezikuar nga parat e pista e terrorizmi

241
Sigal

Raporti i Qeverisë Britanike: Shqipëria, ndër vendet e para në botë për rrezikun e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit

Qeveria e Britanisë së Madhe e cilëson Shqipërinë si një ndër shtetet me rrezikun më të lartë të pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit në botë.

Në raportin “Rregulloret e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit (I Ndryshuar) (Vendet me Rrezik të Lartë) 2021” është përpiluar një listë me 21 vende, që është miratuar nga të dy Dhomat e Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar.

Lista që rendit vendet me rrezikun më të lartë të pastrimit të parave, sipas rendit alfabetik është: Shqipëria, Barbados, Botsvana, Burkina Faso, Kamboxhia, Ishujt Kajman, Republika Popullore Demokratike e Koresë, Pakistani, Irani, Xhamajka, Mauritius, Maroku, Mianmar, Nikaragua, Pakistan, Panama, Senegal, Siri, Uganda, Jemen dhe Zimbabve.

Lista hyri në fuqi në 26 Mars 2021 dhe u publikua si pjesë e zhvillimeve pas Brexit. Kur ishte pjesë e BE-së, lista e vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave në Britani, përcaktohej nga Bashkimi Evropian. Ndërsa tani, Britania ka listën e saj të pavarur.