Bashkia Tiranë i jep për ndërtim kompanisë Startek pronat e saj në Rrugën e Kavajës

892
Sigal

Bashkia Tiranë pritet të miratojë në mbledhjen e ardhshme një marrëveshje sipërmarrjeje me kompaninë Startek, që i jep të drejtë kësaj të fundit të zhvillojë disa prona të Bashkisë në zonën kadastrale 8250, në Rrugën e Kavajës. Në këmbim, Bashkia e Tiranës, si pronare, do të marrë 40% të sipërfaqes, që do ta përdorë për nevojat e veta. “Bashkia Tiranë, në përmbushje të interesit publik, me qëllimin ushtrimin e detyrave të saj në fushën e zhvillimit dhe planifikimit të territorit konsideron të domosdoshme përfshirjen e parcelave në pronësi publike, në pronësi të Bashkisë Tiranë, në zhvillim, së bashku me parcelat kufitare”, thuhet në relacionin që shoqëron projektvendimin. Po sias relacionit, Kodi Civil dhe Ligji i qeverisjes vendore i miratuar në 2015, i japin mundësinë Bashkisë, që si pronare e parcelave të hyjë në marrëdhënie kontraktuale me palë private që janë duke zhvilluar ose do të zhvillojnë parcelat kufitare, duke pasur parasysh interesin publik dhe rritjen e vlerës së pronës sipas dobisë publike.  Bashkia zotëron në zonën kadastrale 8250 tre pasuri, me një sipërfaqe totale prej 1364 metra katror. Kompania, nga ana e saj ka lidhur në kufi me këto zona, një kontratë sipërmarrjeje me pronarët e tokës prej 862 m2,  për ndërtimin e një godine banimi dhe shërbimesh. Në relacion thuhet se zona ka një pozicion mjaft të favorshëm në qytetin e Tiranës. Ajo aksesohet nga dy rrugë të rëndësishme “Muhamet Gjollesha” dhe Bulevardi Gjergj Fishta. Në tërësi godina do të ketë destinacion miks, banim dhe njësi tregtare dhe një kat parkim nëntokë. Bashkia thotë se do ta përdorë pjesën e konsiderueshme prej 40% që do të marrë nga ndërtimet për nevojat e saj si kopshte, çerdhe, ose ambiente për strehim social. Kompania Startek është krijuar në vitin 2012, sipas QKB dhe në vitin 2017 deklaroi të ardhura totale prej 1.7 milionë eurosh.

Bashkia si pronare

Në bazë të një vendimi të miratuar në fillim të këtij viti, “Për përcaktimin e procedurës dhe negocimin me zhvilluesit privatë që shprehin interesin që të bashkëpunojnë me Bashkinë e Tiranës, nëpërmjet marrëveshjeje të sipërmarrjes/shkëmbimit për pronat në pronësi të saj”, Bashkia e Tiranës mund t’i japë pronat e saj për zhvillim bizneseve private, sipas modelit të Partneritetit Publik-Privat. Nëpërmjet këtij modeli të zhvillimit të pronave të saj, bashkia thotë se synon që të përfitojë sipërfaqe ndërtimore, për programe sociale dhe ambiente për nevojat e saj