EMRAT/ Policia kontrolle blitz në Sarandë, në pranga dy persona

481
Sigal

Dy shtetas shqiptarë kanë rënë  në prangat e policisë shqiptare. Siç raportohet bëhet fjalë për shtetasin  Aleks Çoba, 48 vjeç dhe Dritan Hyseni, 19 vjeç, banues në Delvinë dhe Sarandë

Policia njofton se shtetasi Aleks Çoba ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar në Greqi për para të vjedhura ndërsa 19 vjeçari Dritan Hyseni  për posedim të lëndëve narkotike.

Njoftimi i policisë

Policia Lokale e mbështetur nga FNSH,  kontrolle në lokale dhe akse rrugore  për  parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe kapjen e autorëve të ndryshëm të veprave penale. Si rezultat i kontrolleve dhe informacioneve të marra në rrugë operative  u kap një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar  për vjedhje në shuma të mëdha  të parave  kryer në Greqi,  si dhe  u arrestua një tjetër person  për posedim të lëndëve të forta narkotike

Gjatë kontrolleve në lokalet e natës u shoqëruan për verifikim 9 persona. Policia  e Delvinës  bëri kapjen dhe  ndalimin e shtetasit:

Aleks Çoba, 48 vjeç, banues në fshatin Rusan, Delvinë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vjedhje në shuma të mëdha parash deri në 400 mijë euro në shtetin grek. Për këtë shtetas u ekzekutua Vendimi penal datë 20.09.2018 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Sarandë, e cila i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhja” . Gjithashtu po gjatë kontrolleve nga Policia e Sarandës u kap dhe u arrestua në flagrancë  shtetasi:

Dritan Hyseni, 19 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit fizik dhe të  mjetit me të cilin  qarkullonte pa leje drejtimi përkatëse u konstatua një sasi lënde narkotike në total 37.1 gramë e dyshuar si “Kokainë”. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga nenet 283/1 dhe 291 të Kodit Penal.