Banka e Shqipërisë ka autonomi, por jo pavarësi parlamentare

822
Sigal

Bankat e nivelit të dytë i manipulojnë kredimarrësit, gjyqtarët keqinterpretojnë ligjin në favor të bankave

Në kontratën që përgatit banka me kredimarrësin, klientin e vet ka nocione, koncepte që nuk i njohin klientët dhe nuk i vlerësojnë, paskëtaj. Ato janë koncepte bankare. Dhe kur vjen puna, banka te këto nocione, që edhe pse i pranojnë klientët në nënshkrimin e kontratës, kapet për të (keq)vepruar ndaj klientëve, në të gjitha llojet  e mosmarrëveshjeve që lindin. Këto nocione, këto koncepte bankare fillojnë që te përqindjet e interesit. Këto fillojnë që të koncepti Eurobor, Libor, përqindjet dhe fondet e thesarit, që klientët nuk i njohin së çfarë janë. Bankat përqindjet e interesit i lëvizin me këta tregues. P.sh, sot përqindjet e interesit janë kaq për qind  (në shifër, ta zëmë, 4 %). Por nuk mund të lëvizin më shumë se 20 %, por nuk mund të lëvizin me herë më shumë. E merr një kredi, ta zëmë, me 9 % dhe, pas një ndërkohe, banka ta çon këtë në 18 %.  2 herë më shumë. Kështu, klientët ndodhen para të papriturave, faktit të kryer, të painformuar, për të paguar 2- fishin e përqindjeve, me të cilat është lidhë kontrata. Po të mirëinformohen, që në fillim, klientët mund të mos e pranojnë fare kredinë. Banka nuk i mirëinformon klientët e vet, për këto pasoja të nocioneve bankare që kushtëzojnë kontratën. Një tjetër “grackë” bankare, është që bankat japin një tip kontrate për të gjitha llojet e kredive. Bankat për çdo lloj kredish, duhet të ketë kontrata të ndryshme. Kreditë për shtëpi duhet të kenë tip kontrata më vete, për aktivitet prodhues, kontrata duhet t ë jetë tip më vete e kështu me radhë. Secila ka specifikimet e veta në përdorimin dhe në shlyerjen e saj. E keqja këtu fshihet sepse asgjë nuk është e përcaktuar qartë. Këtu është gabimi i parë i klientit që nuk kërkon nga banka kontratë të specifikuar për kreditin që do. Nuk mund të jenë në të njëjta kushte kredia për investime me kredinë për mobilimin e shtëpisë. Në mosspecifikën e kredive,  banka mund të manipulojë gjithë kushtëzimet e kontratës. Kreditë banka i interpreton sipas qejfit të vet. Interesat e kredisë, kushtet e dhënies së kredisë, te kolateralet, etj..  Kontratat kanë disa seksione, bankat për çdo seksion mund të verë kushtet e veta. “Gracka” më e madhe, e një marrëveshje kontrate kredie bankë-klient, është mospërcaktimi i limiteve maksimale të përqindjes së interesit. Banka sillet me klientin me mendësinë: “Unë i kam këto para dhe i jap sipas qejfit tim”. Kjo sjellje nuk është profesionale dhe nuk bëhet fjalë për partneritet bankë-klient.Bankakëtu nuk shikon vetëm interesin e saj, por keqshfrytëzon edhe pushtetin që i ka dhënë ligji. Ligji mund t’ja përcaktojë limitet maksimale të përqindjes të interesave, por ende nuk ka ligj që ta përcaktojë. Banka përse përjashtohet, kur është përgjegjëse kryesore e krizës, pasi duhet të kishte bërë parashikimet e veta ( përjashtojmë rastet, kur shumë herë janë bankat ato që i provokojnë dhe shkaktojnë këto kriza, nga të cilat pakherë preken) ? Viktima e dëmeve të krizës bëhet gjithnjë huamarrësi e kurrë huadhënësi. Siç ndodhi në krizën e fundit të 2008-s, ku shtetet, me ndihmesa miliardë euro, ndihmuan sistemin bankar, që të mos falimentojë dhe e kundërta, huamarrësit nuk u lehtësuan kurrë.

Tjetër  fushë e errët e kontratës bankë- huamarrës janë edhe germat mikroskopike, të shkruara në kontratë, që edhe me lente nuk i lexon dot. E në ato fjalë të shkruara me germa mikroskopike të kontratës, fshihen gjithë “ kurthet” ekonomike ku banka detyron klientin e vet. Kjo fillon që të shtrirja e kësteve, si do përcaktohet masa e kësteve. Shlyerjes së kredisë, detyrimet e klientit, penalitetet bankare të klientit në rast vonese të shlyerjes dhe të pamundësisë të mosshlyerjes së kreditit. Banka germat e vockla i paraqet si sqarime, ku gjërat e rëndësishme janë thënë më sipër. Ato sipër, me germa të mëdha, sqarojnë ato që fshihen në germat e vockla. Dhe banka, mbi bazën e kushteve të marrëveshjes, që parashikohen në germat e vockla, kundërvepron ndaj kilentëve, duke u justifikuar, që klienti është njohur dhe  i ka pranuar tërë kushtet e kontratës, sepse e ka nënshkruar marrëveshjen. Germat e vockla kapin e trajtojnë të gjitha aspektet e kontratës. Në rastet kur huamarrësi nuk e shlyen kredinë dhe banka nga kolateralet që shet, nuk e mbulon dot kredinë, e keqja nuk qëndron se agjentët e bankës nuk kanë vlerësuar koleteralet e kredisë. Banka gjithnjë i vlerëson kolateralet deri në 1.5 herë më e madhe nga shuma e kreditit që merr klienti nga banka. Gabimi mund të jetë jo më shumë se 10 %. Për bankën nuk është e keqja këtu. E keqja është tek vlerësimi mjaft i ulët në shitjen  që u bëhet objekteve, pasi u  merret huamarrësit. Kolateralet, në kësi rastesh, mund të shiten në 1/3 e deri në ¼ të vlerës reale. Prandaj, banka nuk mbulon dot nivelin e kredisë, edhe pas konfiskimit të kolateraleve ndaj huamarrësit të vet. Këtu mund të luhet çfarëdolloj makinacioni midis bankës, vlerësuesve të kolateraleve në shitjen e saj me blerësit e kolateraleve. Banka, për të plotësuar nivelin e kredisë, konfiskon objekte që janë pasuri të huamarrësit, por jo pasuri personale. P.sh, sh.p.k, shoqëri anonime,  kur merret kredia në emrin e këtyre, çdo pasuri që i përket ndërmarrjes, edhe që nuk është në kolateral, konfiskohet. Ndërsa pasuri tjetër personale, të personit, nuk mund të konfiskohet nga banka. Në qoftë se është tregtar i thjeshtë, ai përgjigjet me të gjithë pasurinë e tij. Kur pjesëtarët e tjerë të familjes, nuk janë bërë dorëzënë, nuk mund të konfiskohet pasuria e pjesëtarëve të familjes. Por, zakonisht, banka fut në kolateralin e kredisë edhe pjesëtarët e familjes. Interpretimi i gabuar që i bëhet ligjit në rastet e konfiskimit të pasurive është se bankat nuk mjaftohet të konfiskojë vetëm kolateralet që janë pranuar në kontratë. Banka e bën qëllimisht, që të hedhë në dorë edhe objekte të tjera. Po t’i thotë që në fillim të bisedimeve për kontratën banka këto me klientin, ka mundësi që klienti të mos pranojë të marrë fare kredi. Ligji gjithnjë në këtë rast favorizon bankën dhe kurrë klientin, qytetarin, sepse interpretimin e gabuar të ligjit e bëjnë gjyqtarët. Gjykata, në rastin e gjykimit të kredisë bankë-huamarrës nxjerr vendimin që huamarrësi  të shlyejë gjithë detyrimin bankës, pa thënë  që arkëtimi i do të bëhet me vlerën e kolaterimit. Nuk e jep këtë klauzolë dhe përmbaruesi thotë: “ Huamarrësi ka një detyrim kaq. I bllokon të gjitha llogaritë bankare, ku ka pasuri të patundshme, ia merr për të plotësuar një shumë të kreditit. I shet të gjitha pasuritë nën vlerë, sa të dojë, sepse vendimi i gjyqit nuk përcakton se nga cila vlerë e kolateralit, dhe as shumën e vlerës, që duhet të plotësojë”. Këtu është interpretimi i gabuar i ligjit nga gjyqtarët, duke favorizuar gjithnjë bankat. Banka kështu bën çfarë të dojë ndaj klientëve të saj. Një drejtor banke, mund të spekulojë shumë mirë ne favor të një biznesmeni, duke konfiksuar një pasuri të patundshme nga një klient dhe duke ia shitur me një vlerë qesharake biznesmenit. Ligji nuk ka se çfarë të bëjë në kësi rastesh.

Roli i BSH-së në marrëdhëniet bankë (raundi i dytë) – klient

BSH e ka për detyrë që të vendosë rregulla shumë të qarta në marrëdhëniet bankë- klient në dhënie-marrje kredi. Interesat më të larta bankare, në Shqipëri, në krahasim nga ato të rajonit e më gjerë, mund të shpjegohen vetëm nga babëzia e bankave tona dhe nuk mund të shpjegohen me  asnjë dukuri, rregull ekonomik e bankar. Mungon konkurrenca bankare në Shqipëri. Bankat shumë lehtë merren vesh me njëra-tjetrën dhe vendosin një kuotë të njëjtë të të gjithë produkteve bankare. Institucioni i kontrollit të konkurrencës, në vendosjen e kuotave monopol në produktet bankare, mungon. BSH-ja nuk mbikëqyr dhe nuk kontrollon asgjë, duke lejuar anarkinë në marrëdhëniet bankë-klientë.  Shumë anomali të sistemit bankar, mund të rregullohen nga BSH-ja. Bankat këtu në Shqipëri interesohen vetëm sa të fitojnë sa më shumë dhe nuk interesohen për mirëzhvillimin e biznesit, duke mos zbatuar normat e partneritetit, por duke i groposur të tjerët. BSH-ja  përcakton normën e përqindjes të kredive dhe nivelin maksimal të saj. BSH-ja duhet të përcaktojë tipet e kontratave bankare që lidhin bankat me klientët. BSH-ja i auditon, i kontrollon bankat e nivelit të dytë.

 Pse ka nivel të lartë të kredive të palikuiduara?

Kreditë jepen të pastudiuara mirë nga banka, për arsye se bankat tregues kryesorë të cilësisë së punës kanë nivelin e kredidhënies. Mbi këtë tregues, janë edhe bonot e drejtuesve të bankës. Bankat thonë: Shyqyr që na erdhi klienti për të marrë kredi. Nuk mendojnë çfarë japin, dhe kujt ia japin, por çdo të fusin në xhep. Që të përmbyset ky tregues, duhet që treguesi kryesor të jetë kthyeshmëria e kredive, ose likuidimi i kredisë nga huamarrësi. Dhe në qofte se ata punonjës që japin kredi e nuk kthehen, të penalizohen, sepse kështu kreditë do të jepen më të studiuara.