Alqi Naqellari/ Ciprasi, përfaqësues i grekëve apo i kapitalit të madh europian?

690
-Paketa e fundit prej 45 mld euro që Europa do ti akordoi Qeverisë Greke a do ta shpëtojë këtë vend nga kolapsi ku ka rënë?
Kjo paketë do ndikojë pozitivisht në qarkullim, por nuk do ta shpëtojë ekonominë greke. Ciprasi fillimisht e ka të vështirë ta miratojë këtë paketë në parlament sepse 30 deputetë të Syrizas i kanë dalë kundër. Kundër i ka dalë edhe Varufakis, ish ministri financave që e konsideron si një Versajë të dytë. Gjithsesi edhe nëse miratohet nuk do ketë ndonjë ndikim pozitiv në rritjen e ekonomisë. Do ketë ndikim vetëm në rritjen e qarkullimit të Keshit duke minimizuar përdorimin e kuponave. Nga 45 miliardë që janë parashikuar në transhin e parë vetëm 1.6 miliardë do të jenë në fushën e investimeve, ose në përgjithësi do të përdoren rreth 10%. Kjo është një shifër e vogël në krahasim me pjesën që do të kalojë për shlyerjen e borxheve.
-Ҫfarë shtese ka në detyrimet e palës greke për të fituar paketën e tretë?
-Aplikimi i TVSh-së me 23% për produktet e shportës
-Shfuqizimi i uljes së TVSH për ishujt turistikë
-Taksa e korporatave do rritet në 28%
-Rritja e moshës së daljes në pension në 67 vjeҫ Brenda vitit 2022
-Heqja e ndihmave për pensionet e vegjël Brenda 2019.
-Liberalizimi i tregut të punës, rishikimi i kontratave kolektive.
-Depolitizimi i administratës publike.
-Trojka kthehet në Athinë dhe mbikëqyr procesin e privatizimeve.(shitja e korporatës elektrike, privatizimet do të arrijnë mbi 50 mld). Qeveria do marri masa të ashpra ndaj kreditorëve të rinj dhe nuk do ndërhyjë për personelin e bankave.
-Ҫfarë ka pasur fillimisht kur u hodh qëndrimi ndaj masave të BE-së në referendum?
-Zvogëlimi i administratës shtetërore
-Daljen 67 vjeç në pension
-Eliminimin e pensioneve të parakohshëm.
-Eliminimin e kontratave të punës
-Uljen e pagës minimale.
-Privatizimin e porteve dhe të aeroporteve
-Rritjen e TVSH-së në 23%, rritjen e bazës tatimore.
-Tatimi i korporatave me 28%
-Ulja e shpenzimeve ushtarake me 400 ml euro
-TVSH për ushqimet 13%
-TVSH për barnat me 6%.
-Uljen e kujdesit ndaj të tjerëve me 25%
-Heqja e subvecioneve për bujqësinë 100%
-Heqja e subvencioneve për karburant për ngrohje me 100%
-Tatim mbi anijet luksoze 13%
-Tatim mbi reklamat 23%
-Miratimi i reformave të kërkuara nga europianët në çfarë pozicioni e vendos Ciprasin?
Miratimi i reformave nga parlamenti grek Ciprasin e vendos jo në krah të interesave të qytetarëve grekë por e nxjerr si përfaqësues të interesave të kreditorëve europianë.
-Me masat drastike të marra a do të arrijë ndonjëherë qeveria greke ti shlyejë borxhet që ka ndaj Europës?
Nëse nuk do të ketë ndryshime strukturore në favor të zhvillimit dhe rritjes së biznesit të mesëm dhe të vogël nuk do ti shlyejë ndonjëherë.
-Pse nuk do ti shlyejë?
Nuk do ti shlyejë sepse të gjitha reformat e kërkuara nga kreditorët europianë nuk kanë të bëjnë me rritjen ekonomike por kanë të bëjnë me politika në ato fusha që kufizojnë daljen e parasë në qarkullim. Konkretisht nëse do ti marrim me radhë të gjitha zërat e përmendura më sipër do shikojmë se kemi të bëjmë me politika rrudhëse fiskale dhe jo me politika ekspansioniste fiskale. Politika të tilla nuk çojnë në rritjen e ekonomisë por përkundrazi në rrudhjen e saj. Këtë e kanë treguar vitet 2008 e deri në ditët e sotme.
Sot borxhi Grek ka shkuar në 177% të PBB-së ose 317 miliardë euro nga 238 miliardë që është PBB-ja për vitin 2014. Të ardhurat zënë 45.8% të PBB-së ndërsa shpenzimet 49.3% të PBB-së. Deficiti buxhetor është sa 3.5% e PBB-së(2014). Nuk mund të zhvillohet një vend që aplikon politika të tilla të pa shoqëruara me politika ekspansioniste monetare. Në Greqi mungojnë të dyja, për pasojë askush të mos mendojë se me të tilla politika do ketë rritje të ekonomisë greke.
-Zvogëlimi i administratës shtetërore
-Daljen 67 vjeҫ në pension- pasoja më pak para në fondin e pensioneve, punë eficiente
-Eliminimin e pensioneve të parakohshëm. Shkurtim të shpenzimeve korente
-Eliminimin e kontratave të punës. Mos detyrim i punëdhënësve për kontrata afatgjata me paga fikse por me paga fleksibile. Pasoja rënie e parasë në qarkullim
-Uljen e pagës minimale. Pasoja rënie e parasë në qarkullim
-Privatizimin e porteve dhe të aeroporteve. Pasoja krijimin e monopoleve që do ndikojnë në rritjen e ҫmimeve e për pasojë rënien e parasë në qarkullim.
-Rritjen e TVSH-së në 23%, rritjen e bazës tatimore. Pasoja ulja e parasë në qarkullim dhe ulja e mundësisë për investime
-Tatimi i korporatave me 28%.Pasoja ulja e parasë në qarkullim dhe e mundësisë për investime.
-Ulja e shpenzimeve ushtarake me 400 ml euro. Ulje e shpenzimeve në qarkullim
-TVSH për ushqimet 13%. Pasoja ulja e parasë në qarkullim dhe ulja e mundësisë për investime
-TVSH për barnat me 6%. Pasoja ulja e parasë në qarkullim dhe ulja e mundësisë për investime
-Uljen e kujdesit ndaj të tjerëve me 25%.Pasoja ulja e parasë në qarkullim.
-Heqja e subvecioneve për bujqësinë 100%.Pasoja ulja e parasë në qarkullim dhe ulja e mundësisë për investime.
-Heqja e subvencioneve për karburant për ngrohje me 100%. 
-Tatim mbi anijet luksoze 13%.Pasoja ulja e parasë në qarkullim.
-Tatim mbi reklamat 23%.Pasoja ulja e parasë në qarkullim.
Të gjitha të dhënat tregojnë se kemi të bëjmë mirëfilli me një politikë rrudhëse fiskale. Kjo politikë ҫon në rënien e kërkesës agregate dhe për pasojë në rënien e ofertës agregate.
Krahasojeni këtë situatë me atë të vitit 2008 në SHBA. Ҫfarë veprime bëri qeveria Amerikane? Nuk uli asnjë taksë, por kufizoi pagat e bankierëve të nivelit të dytë. Bleu borxhin e kreditorëve që përgjithësisht ishin për shtëpi me një paketë më të lartë se 800 mld dollar. Për 6 muaj ekonomia amerikane ndërpreu rënien dhe filloi rritjen. Nëse dhe SHBA do kishte vepruar si në Greqi as sot nuk do të kishim një rritje të saj por akoma do vazhdonte të ishte në stanjacion.
-Përse u godit Greqia nga recesioni global dhe nga kriza financiare dhe jo përshembull edhe Shqipëria?
Greqia historikisht është udhëhequr nga dy parti ose nga dy familje, Papandreut dhe Micotaqit. Për vite të tëra nëpërmjet evazionit fiskal, korrupsionit, shpërdorimeve dhe mënyrave të tjera jo ligjore në raport me shtetin u krijua një shtresë shumë e pasur njerëzish, një shtresë miliarderësh. Në pamjen e parë dukej se edhe populli grek ishte me mirëqenie të lartë dhe ky grup njerëzish që drejtonin qeveritë dukej se ishte i kënaqur me qeverisjen e tyre. Në fakt nuk ka qenë kështu. Greqia ka qenë që pas viteve 90 kandidate për të hyrë në recesion por ҫelja e dyerve për emigrantët shqiptarë bëri që ajo ta shtynte këtë afat deri në futjen në zonën e euros. Me futjen në zonën e euros filluan të dilnin një nga një të gjitha problemet e mbartura.
Greqia ka pasur një borxh historikisht të lartë, ashtu si dhe disa vende të Europës, por ka disa Banka Tregtare që kanë bërë këmbime me këto vende pa bërë regjistrime në bilancet e tyre, pra banka që kanë blerë përkohësisht borxhin e Greqisë dhe të vendeve të tjera. Kjo gjë ka ndodhur edhe në momentin e pranimit të Greqisë në zonën e euros. Asokohe kërkohej që Greqia ta kishte borxhin 60% të PBB-së dhe inflacionin 3%. Këto ishin të pa mundura për të, prandaj bëri veprimin e shitjes së borxhit. Në këtë mënyrë borxhi grek është i mbartur dhe i thelluar për periudhën 2008-2015. Të mos harrojmë se në 2010 deficiti buxhetor grek ka qenë 13.6% e PBB-së greke nga 3.5% që kërkohej dhe që kërkohet edhe sot.
Faktor i dytë përveç borxhit të mbartur të krijuar nëpërmjet abuzimeve që sot reflektohen në reformat e “Qeverisë Greke” ka pasur edhe një sërë faktorësh të tjerë që e kanë bërë ekonominë greke shumë të ekspozuar ndaj botës.
Sigal