Albpetrol / Gati koncesioni për dy fusha gazi

381
Sigal

Kompania Albpetrol ka hapur garën për dhënien me koncesion të dy zonave naftëmbajtëse në Frakull dhe Povelçë. Ofertat në këto dy fusha do të kenë afat datën 5 Mars të vitit të ardhshëm për t’u dorëzuar.

“Shoqëria Albpetrol sh.a ka njoftuar shpalljet e dy fushave të gazit të lira në Shqipëri, të cilat janë nën administrimin e Albpetrol. Çdo palë e interesuar mund të aplikojë për fushat e lira të gazit si më poshtë :

  • Fusha e Povelçës
  • Fusha e Frakullës

Çdo palë e interesuar të hyjë në Marrëveshje Hidrokarbure me shoqërinë Albpetrol sh.a për fushat e mësipërme, duhet të dorëzojë zyrtarisht me postë Formularin e Aplikimit dhe dokumentet e tjera, sipas pëshkrimit në Formularin e Aplikimit. Formulari i Aplikimit dhe dokumentet shoqëruese duhet të jenë origjinale, të firmosura dhe vulosura në çdo faqe nga palët e interesuara dhe duhet të përmbajnë vulën zyrtare të shoqërisë.

 Formulari i Aplikimit dhe dokumentet shoqëruese duhet të dorëzohen veçmas për secilën fushë të lirë në adresën: Albpetrol sh.a, Rr. Nacionale Fier-Patos, Km.7, Patos, Shqipëri. Dorëzimi i Formularit të Aplikimit dhe dokumenteve shoqëruese do të konsiderohet si një shprehje zyrtare interesi nga subjekti aplikues.

Aplikimet duhet të dorëzohen zyrtarisht në Albpetrol jo më vonë se data 5 Mars 2021, ora 15:00 (ora lokale). Aplikimet e mbërritura pas afatit zyrtar nuk do të pranohen” mbyllet njoftimi.