Sigal

Në paketën fiskale që është duke përgatitur qeveria për vitin e ardhshëm kjo taksë do të pësojë një tjetër rritje nga 5750 lekë për 1000 copë që është sot, në 6000 lekë për 1000 copë.

Ky ndryshim pritet të rris me 7 lekë çmimin për një paketë, ndërsa burime nga ministria e Financave dhe Ekonomisë bëjnë me dije se politika për rritjen e akcizës së cigareve do të vazhdojë deri në vitin 2021.

Paketa fiskale e vitit të ardhshëm synon të ulë disa taksa që do të paguajë biznesi, që nga tatimi i dividentit, i cili sot është në nivelin 15% e deri te lehtësimet proceduriale për efekt të pagesës së tatimit mbi fitimin.

Ekspertët në Ministrinë e Financave janë duke punuar për disa rregullime mbi konceptin  e amortizimit të aseteve në ligjin e tatimit mbi të ardhurat, lëvizje e cila do të bëjë që bizneset të amortizojnë vlera më të mëdha e të paguajnë më pak tatim mbi fitimin.