Ahmetaj: Rritja e prodhimit bujqësor, një nga drejtimet kryesore të qeverisë

799
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj gjatë punimeve në prezantimin e “Fondit Kombëtar të Garancisë në bujqësi dhe zhvillimin Rural”, ku po zhvillohet dialogu Qeveri-Banka-fermerë, vlerësoi rritjen e ndjeshme të eksporteve të prodhimeve bujqësore, duke shtruar kërkesën e rritjes së prodhimeve edhe për tregun sipas kërkesave në rritje. Ministri gjithashtu shprehu urgjencën që ka sot prodhimi bujqësor ndaj kërkesave të mëdha që ka tregu.
Sipas ministrit të Zhvillimit Ekonomik, rritja e prodhimit bujqësor përbën një nga drejtimet kryesore dhe orientim të programit të Qeverisë.
“Eksportet bujqësore vjet u rritën në 20%, ndërsa në tre muajt 2015, vetëm nga agroindustria ka kërcim në eksporte me 24%”. Dy elementë kryesore janë orientimi i qeverisë për rritjen e mbjelljes së produkteve me mbështetjen e skemave subvencionuese, që janë në funksion, pasi vendi duhet të plotësojë kërkesat që tregu ynë ka. Deri tani, prodhimet bujqësore nuk po arrijnë akoma që të plotësojë kërkesat”, tha Ahmetaj.
Ministri Ahmetaj shtoi se “janë mbi 800 milionë euro produkte agroushqimore që importon Shqipëria cdo vit”. Duke u ndalur tek programi i fundit i Bankës Botërore, ministri Ahmetaj vlerësoi mundësinë që kanë kwto fonde për të tërhequr të tjerë donatorë, me qëllim shtimin dhe përmirësimin e këtij instrumenti financiar, në shërbim të zhvillimit të bujqësisë dhe agropërpunimit.

Fjala e Ministrit Arben Ahmetaj në aktivitetin për prezantimin e “Fondit Kombëtar të Garancisë në Bujqësi dhe Zhvillimin Rural”, dialogu Qeveri-Banka –Fermerë
Përshëndetje të gjithëve,
Faleminderit për prezencën, për këtë dialog midis qeverisë, bankave dhe fermerëve, me fokus gjetjen e instrumenteve inovativë për të mbështetur financimin e bujqësisë si një nga sektorët strategjikë të zhvillimit ekonomik të vendit. Gjej rastin gjithashtu të falënderoj edhe BERZH-in për mbështetjen e kësaj iniciative të Kryeministrit. Gjithashtu dhe Universitetin e Harvardit, Qendrën Ndërkombëtare për Zhvillim, e cila ka punuar me ne vazhdimisht në mbështetje të gjetjes së instrumenteve të rinj për sektorin e bujqësisë.
Dua të theksoj dy tre elementë të cilët mund jenë edhe në vazhdimësi të elaboruar. Megjithëse bujqësia përbën gati 20 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, akoma sot, qoftë për shkak të strukturës por, mbi të gjitha të mundësive të financimit, sektori është nën potencialin e vet. Megjithatë, në 2 vitet e fundit ka njohur zhvillime interesante dhe të konsiderueshme edhe në numra.
Përsa i përket mbështetjes nga buxheti i shtetit, edhe për arsye se është në qendër të programit të qeverisë si një nga sektorët që duhet të mbështetet më shumë, është dyfishuar shuma e investimeve nga buxheti i shtetit, qoftë me burime të brendshme, qoftë me burime të huaja. Në 2013-ën shifra ka qenë shumë modeste. Ka qenë 17 milionë dollarë nga buxheti i shtetit, ndërsa sot, në 2015-ën është 34 milionë dollarë. Megjithatë, unë sërish e theksoj që, vazhdon të jetë larg asaj shifre që duhet të jetë dhe sektori vazhdon të jetë nën potencial.
Vitin e kaluar morën një iniciativë për të bërë një paketë për mbështetjen e bujqësisë, e cila u mirëmendua. U punua së bashku Qendrën Ndërkombëtare për Zhvillim të Universitetit të Harvardit dhe sot dua të ndaj me ju një statistikë tejet interesante që flet shumë. Eksportet bujqësore vitin e kaluar njohën një rritje të konsiderueshme, në nivelet 20 për qind, që ishte viti i parë që njihte atë kërcim. Ndërsa, në tre muajt e vitit 2015, vetëm agroindustria ka një kërcim në eksporte prej 24 për qind dhe gjithë eksportet bujqësore dhe blegtorale kanë njohur një rritje prej 12.5 për qind. Thënë kjo, unë do të dua sërish të theksoj që instrumenti i ri i bashkë menduar nga qeveria dhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim do të jetë një instrument, besoj jo vetëm shtesë por, gravitet për të tërhequr qoftë donatorë, qoftë aktorë të tjerë, jo vetëm për ta shtuar por edhe për ta përmirësuar këtë instrument i cili, megjithëse është në fillesat e veta, ka mbështetje të drejtpërdrejtë nga shumë aktorë financiarë. 
Sigal