Agon Mema: Saranda në kaos, pensionistët në ankth për paratë

482
Sigal

Saranda regjistrohet në sinjalin SOS të pandemisë Covid-19. Faza e parë qe paqësore pa asnjë rast, faza e dytë erdhi e rënduar, madje me ritme të larta. Në Sarandë, brenda respektimit të protokollit, janë mbyllur institucionet shtetërore. Ditën e djeshme Inspektoriati i shërbimit të shëndetit publik të Qarkut Vlorë, ka vendosur mbylljen edhe të institucionit të Drejtorisë së Sigurimeve Shoqërore të Sarandës. Kjo erdhi sepse janë prekur në këtë institucion pesë punonjës, tre aktivë dhe dy pasivë. Por përtej kësaj që ndodh me vendimet brenda protokollit, kanë lindur probleme sociale. Shkollat janë mbyllur në Sarandë, gjykata po ashtu, bashkia justifikohet me rikostruksion të objektit  që “fshati digjet dhe kurva krihet”. Dje, ditën e mbylljes së funksionimit të Drejtorisë së Sigurimeve Shoqërore, pati shumë grumbullime  të  njerëzve që protestonin. Pse protestonin? Bashkia e Sarandës ka ndërprerë asistencën se Sigurimet Shoqërore qarkullojnë lekët sipas listës së aprovuar, por bashkia e Sarandës ka pangopësi. Në mes kësaj përplasjeje insitucionale, bashki – shtet, ne komunikuam me drejtorin e Sigurimeve Shoqërore të Sarandës, z. Thoma Kallojeri. Ishte i qetë në zyrën e tij duke dhënë udhëzimet tek punonjësit në zbatim të vendimit të inspektoriatit të Vlorës, pavarësisht se nuk kanë sistem on-lain. Kjo e çuditshme! Po si i bëhet hallit për pensionistët?  Drejtori thotë se nuk ka opsion përveç se të aplikojnë në e-albania. A dinë pensionistët tanë ta përdorin?! Do të paraqiten për çdo rast tek e-albania që është kthyer në një biznes privat i megallomanit, se vetëm një shërbim kërkohet 10 mijë lekë të vjetra, dhe në Sarandë këtë shërbim ta ofrojnë vetëm miqtë socialistë. Pensionistët po torturohen në Sarandë.