Pandemia po shfrytëzohet për pastrim parash dhe falsifikim të produkteve mjekësore

331
Sigal

Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave ngre alarmim, i kërkon qeverisë dhe agjencive të zbatimit të ligjit të rrisin vigjilencën

 

 Duke u prezantuar si zyrtarë të qeverisë,  sipas drejtorisë së pastrimit të parave, keqbërësit arrijnë qëllimet e tyre; Falsifikime, përfshirë këtu  produkte thelbësore (furnizimet mjekësore dhe ilaçet); Mbledhje të fondeve për organizata fiktive në fushën e bamirësisë; Skema të mashtrimit në fushën e investimeve;

Pandemia ka luajtur rol thelbësor në hapjen e kanaleve të reja për pastrimin e parave të pista. Situata e jashtëzakonshme ka rritur ndjeshëm transaksionet me para në dorë, ndërkohë që tenderët e fondeve publikë në shëndetësi po krijojnë hapësira për korrupsion, nga ana tjetër, shumë biznese të gjendura në vështirësi kanë krijuar hapësirë për financime me para të pista.

Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave ka shpërndarë një udhëzues me risqet e reja që janë shfaqur si pasojë e pandemisë Covid 19. Pandemia Covid-19 i jep hapësirë kriminelëve të pastrojnë paratë dhe të financojnë terrorizmin. Është ky alarmi që ngre drejtoria e pastrimit të parave dhe me anë të një udhëzimi kërkon qeverisë dhe agjencive të zbatimit të ligjit të jenë vigjilente.

Në krye të listës së risqeve qëndron rritja e mashtrimeve në fushën e mjekësisë (përfshirë këtu dhe mashtrimet për investime) dhe shitjet në internet të ilaçeve të falsifikuara dhe furnizimeve mjekësore, siç janë pajisjet e testimit dhe ato që shërbejnë për mbrojtjen personale.

Skema e realizimit

Sipas drejtorisë së pastrimit të parave keqbërësit arrijnë qëllimet e tyre: Duke u prezantuar si zyrtarë të qeverisë; Falsifikimi, përfshirë këtu i produkteve thelbësore (furnizimet mjekësore dhe ilaçet), Mbledhja e fondeve për organizata fiktive në fushën e bamirësisë; Skema të mashtrimit në fushën e investimeve.

Tjetër mënyrë ku qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm si dhe institucionet publike, i përket edhe botës së internetit dhe telekomunikacionit me smartphone.

Në disa nga përpjekjet e fundit, kriminelët krijuan email të rremë të Organizatës Botërore të Shëndetit (phishing), instaluan viruese (malëare) në aplikacione të telefonave celularë që përdoren për të gjurmuar rastet e të infektuarëve si dhe kanë dërguar mesazhe SMS duke pretenduar të jenë personel mjekësor, duke kërkuar pagesa për trajtimin e ofruar ose duke premtuar ofrimin e fondeve për ndihmë emergjente’’ –thuhet në dokument.

“Kriminelët, vijon më tej udhëzuesi shfrytëzojnë problematikën që shoqëron COVID-19 për të instaluar viruse (malëare) në kompjuterët personalë ose telefonat celularë. Ndërkohë që reduktimi i orareve të punës nga institucionet financiare, ka sjellë rrezikun që klientët të cilët nuk janë të familjarizuar me platformat e shërbimit në internet, mund të jenë më të ekspozuar ndaj mashtrimeve, ndërkohë që klientët që nuk kanë qasje në këto shërbime mund të transferojnë pasuritë në ekonominë informale.

Abuzimi me fondet qeveritare ose ndihma financiare ndërkombëtare dhe risku i korrupsionit: Kriminelët mund të mashtrojnë në kërkesat që bëjnë për fondet mbështetëse që ofrohen nga qeveria duke u paraqitur si përfaqësues të bizneseve legjitime. Faktorët kryesor të riskut lidhen me:

Abuzimin e masave stimuluese të ofruara nga programimet qeveritare;-

Ndihma financiare ndërkombëtare dhe risku në rritje i korrupsionit;-

Një risk tjetër lidhet me luhatjet e sektorit financiar: Në kushtet rënies ekonomike, kriminelët dhe terroristët mund të kërkojnë të investojnë në pasuri të paluajtshme ose biznese me probleme, të cilat mund të përdoren për të gjeneruar para dhe për të fshehur të ardhurat e jashtëligjshme. Mënyra të tjera janë dhe përdorimi i fondeve nga aktivitetet kriminale në procedurat e falimentimit të bizneseve apo ristrukturimi i kredive.

Ndërkohë që në rritje gjatë Pandemisë është edhe rreziku i financimit të terrorizmit. Ekziston shqetësimi, sipas Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të parave, që grupet terroriste mund të përdorin krizën e COVID-19 për të mbledhur ose transferuar dhe për të intensifikuar aktivitetin e tyre të jashtëligjshëm.”ë