Dhe Shqipëria…Atdheu – mëmë hesht turpshëm. Pas presioneve, kërcënimeve e shantazheve të kah-hershme e të gjithllojshme të Francës e Presidentit të saj antishqiptar e filoserb Macron …duket se deklarata e fundit publike e Francës – Makroni nuk mund të kalonte më në heshtje…Nëse Kosova nuk heq dorë nga insistimi i saj për hapjen e Urës së Ibrit në Veri të vendit ne do të tërheqim trupat tona që janë në përbërje të KFOR e që garantojnë paqen e sigurinë aty.
Kjo është deklarata e fundit e Francës …vendit që 25 vjet më parë qëllimisht e ndau Veriun e Kosovës kësisoj, e la të mbyllur Urën e Ibrit si Mollë sherri mes serbëve e shqiptarëve …veçmas të Mitrovicës …dhe vazhdimisht ka qenë pjesë e tensioneve dhe jo e sigurisë “ndërkombëtare” ku shpesh pothuajse haptazi është reshtur në krah të kriminelit [ Serbisë] dhe kundër viktimës [ Kosovës]…
I menjëhershëm madje edhe i ashpër pas kësaj deklarate franceze ka qenë reagimi i Turqisë…
….Nëse Franca ka ndërmend të tërhiqet nga KFOR e nga Veriu i Kosovës … le ta bëjë …nuk prish punë fare.
Qeveria e Kosovës ka plotësisht mbështetjen e përkrahjen e Turqisë, si në ruajtjen e territorit të Kosovës po ashtu edhe për sigurinë e garancinë e Paqes në Veriun problematik e të tensionuar të saj.Ne, momentalisht në kuadër të NATO-s kemi kryesimin e forcave të KFOR në Veri të Kosovës ndaj; s’ka vend as për frikë, e as për panik qoftë edhe prej kërcënimeve franceze.
Qeveria e Kosovës duhet të vazhdojë të bëjë atë që duhet si dhe më të mirën e vet për vendin e popullin e saj.
Askush s’ka të drejtë as t’i diskutojë e jo më t’i cënojë kufijtë e shtetit të Kosovës…
Ky qe reagimi i Ministrit të Jashtëm të Turqisë – Hakan Fidan ….në përgjigje të deklaratës kërcënuese franceze …
Ndërkohë që kujtoj me këtë rast vizitën – shoë të Macronit në Tiranë ku kryeministri mercenar, rrenegat e tradhëtar i Shqipërisë Rama gati sa se mori në krah. Kujtoj pritjen me nderime të larta shtetërore në Paris të Macronit për mikun e tij për kokë …Ramën etj etj …dhe absolutisht që kjo lloj miqësie Macron – Rama s’është as rastësi dhe as e pa qëllimshme…aq më shumë që zakonisht në të tilla situata miqtë e Serbisë, Rusisë e të Vuçiç – Putinit si dhe armiqtë e Shqipërisë e veçmas të Kosovës gjithnjë bëhen bashkë kësisoj.
Shumë i ndyrë, antishqiptar, përbuzës e neveritës qëndrimi i Shqipërisë me këtë rast…qëndrim burracak…, frikacak e tradhëtar …,teksa s’ka ende asnjë reagim zyrtar e publik për deklaratën franceze, por edhe për instalimin së fundmi të forcave speciale ushtarake serbe në kufi me Kosovën…
As presidenti Begaj, as kryeministri Rama, as kryeparlamentarja Spiropali, as ministri i jashtëm e ai i mbrojtjes [ që të dy figura krejtësisht anonime] e as kërkushi prej Tirane s’ka guxuar të bëhet i gjallë…e jo më të reagojë…
…Duket se për ta pritja e lavdët për 2 sportistët rusë, që i dhanë Shqipërisë 2 medalje bronzi në lojërat olimpike të Paris-2024 janë më të rëndësishme se sa Kosova…
Duket se për Ramën është më e rëndësishme hapja e një tuneli nënujor ushtarak në Porto Palermo për qëllime turistike… apo edhe shëtitja e sigurtë e një turisti italian me një orë 30 mijë eurosh në dorë në Dhërmi…. sesa dalja në mbrojtje Kosovës pjesës sonë amtare të përgjakur ndër dekada jo vetëm prej Serbisë genocidiste, por jo pak edhe prej ”miqve e aleatëve” tanë historikë e strategjikë prej poshtërsive të të cilëve ndaj nesh si komb e si popull, ne shqiptarët kurrë nuk mësuam e as nuk zumë mend.




















