1 milion e 641 mijë shqiptarë kanë ikur nga Shqipëria

521
Sigal

INSTAT/ Shqiptarët “po ia mbathin jashtë”, diaspora nuk ndalet as në 2019. Rreth 863 mijë e të ikurve, janë meshkuj dhe 779 mijë femra. Mbi 76 % u larguan për të gjetur punë, ku pjesën kryesore e zë mosha nga 15 deri 65 vjeç. Ja anketa e plotë

 

Shifrat e INSTAT, shkalla e papunësisë shënon 11.4 për qind

Instituti i Statistikave bëri me dije se në tremujorin e tretë 2019, shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç është 61,5 %. Gjatë këtij tremujori, në krahasim me të njëjtin tremujor të vitit 2018, numri i të punësuarve gjithsej u rrit me 3,3 %, ndërkohë krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2019, ky tregues u rrit me 0,3 %.Nga ana tjetër në tremujorin e tretë 2019, shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri, për popullsinë 15 vjeç e lart, është 11,4 %. Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2018, shkalla zyrtare e papunësisë u ul me 0,8 pikë përqindje, ndërkohë krahasuar me tremujorin e dytë 2019, shkalla zyrtare e papunësisë u ul me 0,1 pikë përqindje.“Në tremujorin e tretë të vitit 2019, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës, për popullsinë 15-64 vjeç, është 69,8 %. Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2018, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 1,5 pikë përqindje më e lartë, ndërkohë krahasuar me tremujorin e mëparshëm ky tregues shënon të njëjtin nivel, 69,8 %.Për gratë, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 62,0 %, ndërsa për burrat ky tregues është 77,7 %. Për burrat, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 15,7 pikë përqindje më e lartë sesa për gratë. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2018, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për gratë është rritur me 2,7 pikë përqindje dhe për burrat është rritur me 0,3 pikë përqindje.Gjatë tremujorit të tretë të vitit 2019, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për të rinjtë e moshës 15-29 vjeç është 52,5 % me një rritje prej 1,1 pikë përqindje krahasuar me një vit më parë. Për popullsinë 30-64 vjeç, në tremujorin e tretë 2019, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 79,0 % duke shënuar një rritje prej 1,5 pikë përqindje krahasuar me tremujorin e tretë të vitit paraardhës” vlerëson INSTAT.

Punësimi

Sipas Anketës së forcave të Punës gjatë tremujorit të tretë të vitit 2019, shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç është 61,5 %. Ritmi vjetor i rritjes së punësimit për popullsinë 15 vjeç e lart, nga tremujori i tretë i vitit 2018 në tremujorin e tretë të vitit 2019, është 3,3 %. Në terma vjetorë, rritja e punësimit sipas sektorëve kryesorë të ekonomisë është 6,0 % në sektorin e industrisë, 4,8 % në sektorin e shërbimeve dhe 0,2 % në sektorin e bujqësisë.“Krahasuar me tremujorin e mëparshëm, në tremujorin e tretë 2019, punësimi për popullsinë 15 vjeç e lart u rrit me 0,3 %. Punësimi pësoi rrritje në sektorin e industrisë me 1,9 %, pati ulje të lehtë në sektorin e shërbimeve me 0,2 %, ndërkohë që sektori i bujqësisë mbeti në të njëjtin nivel. Shkalla e punësimit për burrat është 68,5 %, ndërsa për gratë 54,7 %. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2018, shkalla e punësimit për burrat është rritur me 1,2 pikë përqindje dhe për gratë me 2,6 pikë përqindje. Shkalla e punësimit të të rinjve 15-29 vjeç është 41,3 % ose 1,8 pikë përqindje më e lartë se në tremujorin e tretë të vitit 2018. Për popullsinë 30-64 vjeç, në tremujorin e tretë 2019, shkalla e punësimit është 72,3 %, me rritje prej 1,6 pikë përqindje krahasuar me të njëjtin tremujor në vitin 2018”

 Papunësia

“Në tremujorin e tretë 2019, shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri është 11,4 %. Në terma vjetorë, shkalla zyrtare e papunësisë u ul me 0,8 pikë përqindje. Krahasuar me tremujorin e mëparshëm, shkalla zyrtare e papunësisë u ul me 0,1 pikë përqindje.Shkalla zyrtare e papunësisë si për burrat dhe për gratë është 11,4 %. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2018, shkalla e papunësisë për burrat ka rënë me 1,2 pikë përqindje, ndërsa për gratë ka rënë me 0,3 pikë përqindje.Shkalla zyrtare e papunësisë për të rinjtë 15-29 vjeç është 21,4 %. Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2018, shkalla e papunësisë për të rinjtë në tremujorin e tretë të vitit 2019 është 1,8 pikë përqindje më e ulët. Krahasuar me tremujorin e dytë 2019, shkalla e papunësisë për të rinjtë ka pësuar një rritje prej 0,5 pikë përqindje.Shkalla e papunësisë për grup-moshën 30-64 vjeç është 8,5 %. Në terma vjetorë ky tregues pësoi një rënie prej 0,4 pikë përqindje. Krahasuar me tremujorin e mëparshëm për këtë grup-moshë shkalla e papunësisë u ul me 0,3 pikë përqindje” vlerëson INSTAT.

Popullsia ekonomikisht jo-aktive

“Gjatë tremujorit të tretë të vitit 2019, 17,3 % e popullsisë ekonomikisht jo-aktive dhe në moshë pune (15-64 vjeç) ishin duke përmbushur detyrat shtëpiake, 11,3 % e saj ishte në pension ose pension të parakohshëm, ndërsa 11,5 % në paaftësi të përhershme.Gjatë tremujorit të tretë 2019, 8,8 % e popullsisë ekonomikisht jo-aktive (në grup-moshën 15-64 vjeç) deklaruan se nuk po kërkonin punë pasi besonin se nuk ka punë të disponueshme, pra klasifikohen si të papunë të dekurajuar.Të rinjtë e moshës 15-29 vjeç që deklaruan se janë nxënës/studentë ose në trajnim përbëjnë 65,8 % të të rinjve ekonomikisht jo-aktivë. Ndër të rinjtë e moshës 15-29 vjeç ekonomikisht jo-aktivë, 6,9 % klasifikohen si të papunë të dekurajuar. Në popullsinë e moshës 30-64 vjeç ky grup përbën 11,1 % të popullsisë ekonomikisht jo-aktive të kësaj grup-moshe”