Tre kandidatët për kreun e SPAK pyeten sot/ Zbulohet strategjia që do prezantojë secili prej tyre

412
Sigal

Janë tre kandidatë që kanë aplikuar për të qenë në krye të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Altin Dumani, Arben Kraja dhe Edvin Kondili kërkojnë të drejtojnë strukturën e re që do të ketë objekt të punës së saj hetimin e niveleve të larta të krimit të organizuar, por edhe të pushtetarëve të përfshirë në korrupsion.

Edvin Kondili, mësohet nga burimet jo zyrtare se ka treguar vizionin e tij për drejtimin e SPAK, duke i kthyer prokurorët në një skuadër që do hetojë në unitet.

Ndërkohë, pretendenti tjetër për kryeprokuror në SPAK , Arben Kraja premton kushte pavarësie për prokurorët që do hetojnë krimin dhe korrupsionin me sekretin se çelësi i suksesit do jetë bashkëpunimi me ndërkombëtarët.

Altin Dumani, gjithashtu një emër potencial për kryeprokuror në SPAK, ka bashkangjitur veç eksperiencës personale në hetimin e korrupsionit edhe strategjinë e tij që fokusohet tek hetimet proaktive.

Procesi i intervistimit me audio dhe video do të nisë sot në orën 09:30 me Altin Dumanin, për të vijuar më tej me Arben Krajën dhe Edvin Kondilin.