Marrëveshja e detit me Greqinë, Dora Bakojanis rrit tensionet: Vendimi i Francës i bllokoi, Shqipërisë t’i dërgohet mesazh i qartë, nëse na duan aleatë do zgjerojmë 12 milje në det

395
Sigal

Kufiri i detit vijon që të jetë një nga çështjet më të nxehta që ka hapur gjithmonë konflikt mes Shqipërisë dhe Greqisë. Kësaj herë ka qënë ish-ministrja e Jashtme e Greqisë, Dora Bakojanis ajo që i ka hedhur ‘benzinë zjarrit’ duke risjellë në vëmendje marrëveshjen e vitit 2009, e nënshkruar më homologun e atëherëshëm, Lulzim Bashën.

Në një intervistë për mediat vendase, si një ish-kryediplomate, Bakojanis ka folur për të gjitha marrëdhëniet e Greqisë me vendet e tjera, duke u ndalur edhe tek vendi ynë.

Bakojani tha se me refuzimin e çeljes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Greqia ka shansin të luajë një rol të rëndëishëm në rajon. Sipas saj, tani është momenti që Greqia të zgjerojë kufirin e saj detar me 12 milje.

Greqia duhet të shfrytëzojë mundësitë që ofrohen aktualisht me Shqipërinë, Italinë dhe Egjiptin, dhe të përpiqet të përfundojë marrëveshjet e demarkacionit detar. Vendimi i Francës për të bllokuar perspektivën e pranimit evropian të Shqipërisë dhe Maqedonisë për momentin i jep Greqisë pozicionin që i duhet për të luajtur një rol në Ballkan. Ne mund të formojmë një kornizë më të mirë dhe të negociojmë marrëveshje të dobishme me fqinjët tanë. Objektivi kryesor gjithmonë duhet të jetë lidhja e marrëveshjeje. Por sigurisht kjo nuk është një doktrinë. Pas zhvillimeve të vitit 2009, tërheqjes së Tiranës dhe anulimit të marrëveshjes shembullore të zonës detare, Greqia mund të ushtrojë të drejtën e saj për të zgjatur zonën e saj bregdetare në 12 mijë milje të tjera. Shqipëria u tërhoq nga marrëveshja pa asnjë kosto për veten e saj, sepse, për mendimin tim, në atë kohë në politikën e jashtme greke kishte dobësi. Shqipëria duhet të kuptojë se, përveç të drejtave të padiskutueshme të pakicës greke në Shqipëri, është në interesin e saj që të mbajë premtimet nëse me të vërtetë dëshiron ta ketë Greqinë si aleate në luftën e saj për integrimin evropian.  Duhet të bëhen veprime konkrete, 12 milje me Shqipërinë, 12 milje tani. Koha nuk është në avantazhin tonë,”-deklaroi ajo.

MARRËVESHJA PËR DETIN: 

Marrëveshja e vitit 2009 me Greqinë, e nënshkruar nga Bakojanis dhe Basha u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese në prill të 2010. Marrëveshja u cilësua si antikushtetuese.