Flet prof. Alfred Frashëri: Rreziqet biologjike varen nga spektri frekuencial i valëve elektromagnetike

861
Kohët e fundit është folur shumë për rrezatimet elektro-magnetike dhe ndikimin e tij në jetën e njerëzve. Jo më shumë se dy javë më parë doli në pah eklipsi diellor, i cili solli shumë komente për rrezatimin e tij dhe ndikimin në shëndetin e njerëzve. Por probleme sot në shëndetin e njerëzve paraqesin edhe celularët. Shumë njerëz duke mos i njohur ato, i përdorin vend dhe pa vend, kohë dhe pa kohë. Jetojmë në shekullin e kibernetikës ku valët elektromagnetike janë të pranishme në çdo minutë të vendit tonë. Atëherë lind pyetja, kush janë këto rreziqe? Si duhet të mbrohemi? Si duhet i ndalojmë ato? Po vetë ngrohja globale apo të ftohtit sa ndikojnë në jetën tonë? Njeriu sot, i mbushur me strese dhe probleme, shpesh herë nuk i jep rëndësi këtyre gjërave, por ato janë shumë të rëndësishme. Sipas Prof. Frashërit “Duke u nisur nga disa dyshime se fusha elektromagnetike e emetuar nga celulari mund të jetë përgjegjëse për rritjen e rrezikut të gliomes dhe neuromes akustike, mendohet se fushat e tjera nuk paraqesin risk për shëndetin njerëzor. Ky përcaktim i sinjaleve të telefonit celular si “ndoshta kancerogjene” nga Organizata Botërore e Shëndetësisë ka qenë shpesh keqinterpretuar si duke treguar se ndonjë masë e rrezikut është vënë re – por megjithatë, përcaktimi tregon se mundësia nuk mund të përjashtohet përfundimisht duke përdorur të dhënat e disponueshme”.
Cilat janë rreziqet nga rrezatimi elektro –magnetik?
Rreziqet nga rrezatimi elektro –magnetik është objekt studimesh prej shume vitesh, Shumë gjëra njihen mirë, ka shume dyshime si edhe mosnjohje të plotë e të thellë. Aq më tepër nuk mund të thuhet gjë konkrete dhe e saktë për ndikimet në shëndetin njerëzor gjatë periudhës disa orëshe të eklipseve. Sa për kuriozitet, po citoj disa ndikime, që tashmë janë të mirëdëgjuara:
-Rreziqet biologjike varen nga spektri frekuancial i valëve elektromagnetike, natyra e tyre, intensiteti i fushës elektromagnetike, si edhe nga vendndodhja e njeriut dhe koha e ekspozimit. Më e qartë është djegia dielektrike. P.sh. duke prekur ose qëndruar afër një antene transmetuese me fuqi të lartë, ndodhin disa djegie të trupit, siç ndodh edhe në furrën me mikrovale. Prandaj ka norma mbi efektin e thithjes, specifike në Wat/kg. 
Njihet ekzistenca e një kompleksi të efekteve biologjike të valëve, të fushës magnetike dhe mikrovalëve. Me gjithë studimet e bëra, për ndërveprimin midis materialit biologjik dhe fushës elektromagnetike, në nivelin e jo djegieve, jo çdo gjë aktualisht është e kuptueshme.
Po celulari a ka ndikim në shëndetin e njeriut?
Duke u nisur nga disa dyshime se fusha elektromagnetike e emetuar nga celulari mund të jetë përgjegjëse për rritjen e rrezikut të gliomes dhe neuromes akustike, mendohet se fushat e tjera nuk paraqesin risk për shëndetin njerëzor. Ky përcaktim i sinjaleve të telefonit celular si “ndoshta kancerogjene” nga Organizata Botërore e Shëndetësisë ka qenë shpesh e keqinterpretuar si duke treguar se ndonjë masë e rrezikut është vënë re – por megjithatë, përcaktimi tregon se mundësia nuk mund të përjashtohet përfundimisht duke përdorur të dhënat e disponueshme.
Është problem afërsia me këto valë?
Efektet shëndetësore, duke qëndruar më afër se 300 m një antene të një transmetuesi telefonik, mund të lidhen me të vjella, dhimbje koke, irritim, pa rehati, nervozizëm, depresion, turbullim në fjetje, humbje të kujtesës dhe ulje te libido.
Po qëndrimi për një kohë të gjatë, çfarë pasojash sjell?
Qëndrimi për kohë të gjatë tek një fushë magnetike pulsante (1,5 nT, 25 Hz) rrit degradimin spontan të AND genomiale. Fusha magnetike statike natyrale indukston apoptosis në celulat kancerogjene të mëlçisë. 
Ekspozimi në fushën magnetike pulsante (28 pulse me frekuence 1 Hz) rrit mundësinë e leucemisë në gjak.
Ku mund të gjenden këto informacione ndikimi?
Është edhe një listë e gjatë e veprimeve biologjike të valëve elektromagnetike. Po ta lexosh këtë listë dhe të mendosh se njerëzimi jeton midis këtyre fushave elektromagnetike, natyrale ose të nxitura artificialisht nga ai vetë për qëllimet e ndryshme në botën e sotme, luan mendsh! 
Ndikimet biologjike studiohen me shumë vëmendje sot, përfshire edhe ato të stuhive elektro-magnetike diellore, qoftë edhe gjatë eklipseve, për të nxjerrë të dhëna sa më të plota për studimin e fenomenit dhe masat që njerëzimi duhet të marrë.
Dëbora a ndikon në aktivizimin e vullkaneve?
Unë di që veprimtaria vullkanike ndikon në klimën e planetit. Nuk kam dëgjuar ndonjëherë që efektet e reshjeve, qoftë edhe dëborë, të nxisin vullkanizmin, i cili është një proces gjeologjik, që lidhet me thellësi të mëdha, mbi dhjetëra kilometra thellë. 
Ku dhe si ndikon ngrohja globale në jetën e njeriut?
Ngrohja globale, është një realitet i shekullit që po jetojmë. Ngrohje të tillë ka pasur edhe në të kaluarën. Po të dërgoj një nga grafiket se si ka ndryshuar temperatura në sipërfaqen e Tokës, në Shqipëri gjatë disa shekujve, që na ka rezultuar nga studimi i paleoklimës në vendin tonë. Të jemi të kujdesshëm në interpretim, jo çdo gjë që thonë mediat është e saktë, por bëhet për efekte sensacionale. 
Sigal