Shuplakë Shqipërisë nga Gjykata e Strasburgut: Admir Thanëzës i është shkelur e drejta për gjykim të drejtë

51
Sigal

Gjykata thotë se nuk ka gjetur shkelje të nenit 8 të Konventës në lidhje me gjetjet e organeve të verifikimit mbi vlerësimin e pasurisë. Admir Thanza kërkoi 200,000 euro për dëmin jomaterial dhe mbi 16,mijë euro për dëmin material për shkak të humbjes së pagës

Gjykata e Strasburgut ka gjobitur Shqipërinë për vendim të padrejtë të Vettingut kundrejt Admir Thanzës, ish gjyqtar kushtetues i shkarkuar nga procesi i Vettingut. Duke vlerësuar se i ishte shkelur e drejta e një gjykimi të drejtë, Gjykata e Strasburgut shton se shteti shqiptar duhet t’i paguajë paditësit vlerën prej 3500 euro. Në atë kohë gjatë procesit të Vettingut ish-gjyqtari kushtetues kërkoi të njihej me informacionet e DSIK që e referonte me probleme të figurës, por këto dokumente u konsideruan sekrete. Brenda një periudhe prej tre muajve Thanza, ka afat t’i drejtohet Dhomës së Madhe për të kundërshtuar edhe shkarkimin që është vlerësuar proporcional. Kjo konsideratë e Strasburgut, për dokumentet sekrete është trajtuar më herët edhe nga Gjykata e Posaçme në të dyja shkallët për rastin e Klemend Çalës, i cili me firmë të ministrit të Drejtësisë u dërgua në regjimin e ashpër 41 biss. Por gjatë gjykimit, në të dyja shkallët u tha se shkresa duhej shfuqizuar pasi i dyshuari kishte të drejtë të njihej me informacionet për të respektuar gjykimin e drejtë. Ky vendim i Gjykatës së Strasburgut kompromenton rëndë procesin e Vettingut në drejtësinë e re shqiptare dhe konstaton se u shkel Konventa e të Drejtave të Njeriut.