Shkresa e Këshillit Drejtues i RTSH, jo vetëm që nuk i kthen përgjigje asnjërit nga shqetësimet, por konfirmon 6 shkeljet ligjore.Ndaj Komisioni ka tagrin që të zhbërjen këshillin dhe rizgjidh të rinj , nëse ato nuk ndalin procesin anti ligjor për drejtorin e përgjithshëm të RTSH
Mbledhja e radhës së Komisionit të Mediave dhe Edukimit u shoqërua me diskutime për çështjen e shkeljes së rregullave nga Këshilli Drejtues i RTSH në përzgjedhjen e drejtorit të ri dhe situatën në me ndryshimet në ligjin per Akademinë e Shkencave.Deputetja Ina Zhupa e nisi fjalën e saj duke deklaruar se: Komisioni, në mbledhjen e kaluar së bashku vendosëm të gjitha palët që do t’i dërgonim një shkresë, Radio Televizionit Shqiptar, në fakt Këshilli Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar, në lidhje me procedurën e ndjekur për zgjedhjen e drejtorit të ri të Radio Televizionit Shqiptar, të cilin unë e argumentova edhe këtu para jush që kishte plot 6 shkelje të ligjit. Përgjigjia erdhi! Në fakt përgjigjia erdhi në kohë rekord, por ashtu siç unë e prisja në fakt e keni lexuar edhe ju, jo vetëm që nuk i kthen përgjigje asnjërit nga shqetësimet, të cilat unë i ngrita me pika të ndara, në 6 shkelje ligjore. Pra nuk i argumenton përse janë shkelur, sipas tyre të paktën, anën e tyre të vërtetës, të thoshin ata si e mendonin. Por nga ana tjetër konfirmon në disa pika atë që unë thashë. Pa dashur kanë sjellë një dokument, i cili do të jetë ky edhe një provë në Gjykatën Administrative, se si e kanë shkelur ligjin në procedurat e votimit për kandidatin e ri.- Citohej në faqen 4 të raportit që ata sollën: Në votim kaluan 6 kandidatura të paraqitura, dhe në përfundim të procesit të votimit, të fshehtë rezultoi se ishin në konkurim vetëm 4 prej tyre. Pra kaluan 6, por ishin përfshirë vetëm 4 prej tyre. Ky është një non sense logjik dhe vazhdon e thotë: Siç rezulton nga proces verbali Z. Engjëllush Musai dhe Z. Viron Roboci siguruan një numër votash 4-5 për t’u mos u përfshirë në konkurim. Në fakt, ku është kjo rregullore, që u voton kanë kandidatët për drejtor që mos të përfshihen në konkurim. Ato ose skualifikohen nga konkurimi, sepse nuk kanë kriteret, nuk zbatojnë kriteret dhe thua për këtë arsye unë i skualifikoj dhe reflektohet në proces verbal arsyeja pse t’i i skualifikon.
Siç fare mirë mund të skualifikohej Alfred Peza që thoshte ka qenë drejtor i një media audio vizive deri 6 muaj para, ka qenë deputet, etj etj, për t’i mos përsëritur të 6 shkeljet për ekonomi kohe. Dhe ky mund të ishte skualifikuar pa u futur në votim, por nuk mundesh të futesh në votim për t’u mos u votuar…Nuk egziston kjo në ligj, nuk egziston në rregullore, dhe nuk egziston në praktika të votimeve. Kjo se i fut në votim si kandidat dhe i rrëzon, normalisht nuk fitojnë, ose ti skualifikon në bazë të kritereve. Nuk egziston votim për t’u mos u votuar. I kanë futur në votim që mos t’i votojnë si kandidatë. Këtë gjë e thonë ata vetë zoti kryetar, në faqen 4 të letrës që na kanë sjellë. Gjithashtu na kanë sjellë edhe procesverbalet, dhe në tabelën përmbledhëse të kandidatëve i kanë vënë edhe dy kandidatët, që nuk janë futur në votim siç e thonë edhe ata vetë, i kanë vënë sikur i kanë futur në votim dhe i kanë llogaritur me vota pro dhe kundër. Ndërkohë që për dy kandidatë kanë bërë votim për të mos i futur në votim, për 4 kandidatë kanë bërë votim për drejtor, dhe të 6 i fusin bashkë në një tabelë sikur kanë bërë të njëjtin votim. Absurditete që vetëm nga Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar mund t’i shikoni dhe ju të gjithë jeni deputetë me përvojë, me njohuri në pjesën ligjore, besoj edhe në logjikë juridike. S’mund të ndodhi kjo gjë dhe të pranohet nga vetë ata që e kanë shkelur rregulloren. Pra një gjë e pranuan.
Tjetra, siç mund ta shikoni dhe siç e keni lexuar në dokumentet e sjellura, dokumentat që kanë paraqitur është faqja 3, janë dëshmi penaliteti, CV dhe platformë zhvilluese. Asnjë nga kandidatët nuk ka sjellë dokumentacionin, që kërkon ligji. Ligji kërkon që secili nga kandidatët të paraqiste një dokumentacion nga autoriteti i dosjeve që nuk ishte spiun, apo i përfshirë në sigurimin e shtetit, e kërkon ligji që ka miratuar ky parlament, dhe e thotë në mënyrë eksplicide për drejtorin e Radio Televizionit Shqiptar, dhe në këtë mënyrë duke qenë se ka shkelur ligjin, absolutisht procesi po ashtu bëhet nul edhe nga dokumentat që ata sjellin vetë, pa u nisur nga shkeljet që kam gjetur unë. Z. Peza i ka shtuar këtyre dokumentave dhe një vërtetim që ka marrë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, që nuk ka qenë kandidat apo deputet në 2017-2021. Ndërkohë që ligji po ashtu e thotë në dy legjislaturat e kaluara. 2017-2021 është legjislatura e kaluar, është një. 2013-2017 është legjislatura tjetër e kaluar ku ka qenë deputet. Pra ka marrë një vërtetim që si hynë në punë, është si të thuash të marr një vërtetim që s’jam deputete. Normal që nuk je deputet se nuk lejohet të jesh deputet, pra ka një non sens. I vetmi gjë i saktë është ndoshta njoftimi për mediat ku ka marrë një vërtetim nga Partia Socialiste që nuk është më anëtarë, po ka hequr dorë nga anëtarësia nga PS, kjo shkelje nuk egziston. Pra nga 6 shkelje që unë kam evidentuar vetëm një nuk egziston, sepse paska ikur nga Partia Socialiste, atëherë 5 shkelje të tjera janë totalisht të vërtetueshme.
Kështu që siç gjetëm mirëkuptimin dhe për të cilin ju falenderojmë për t’i dërguar shkresë dhe për të marrë këtë përgjigje, që konfirmon një për një atë që unë thash, dhe nuk kthen asnjë përgjigje për shkeljen e ligjit që Z. Peza zotëron një portal që është Alpet Neës, që Z. Peza ka qenë drejtor i ‘Panorama Group’ deri në 29 dhjetor të vitit 2022, pra më pak kohë se 6 muaj siç e kërkon ligji, që Z. Peza ka qenë deputet në 2013-2017, që Z. Peza dhe gjithë anëtarët e tjerë nuk kanë sjellë dokumentacion nga autoriteti i dosjeve dhe që procesi i skualifikimit i disa kandidatëve ishte proces jashtë ligjor, sepse nuk mund të votosh që të mos i votosh 2 kandidatë.
Në përgjigjet e marra nga Këshilli Drejtues duke vërtetuar dhe ato që thamë, unë mendoj që ky komision ka gjithë tagrat e vetë, që të kërkojë nga Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar, zhbërjen e procesit anti ligjor për drejtorin e përgjithshëm, na dëgjojnë s’na dëgjojnë është çështja e tyre. Ne duhet ta evidentojmë dhe ta çojmë për anën tonë edhe morale edhe ligjore, si komision që i kemi në kontroll parlamentar, sepse dua të jem e kujdesshme me fjalët. Mund të ndihmohemi edhe nga pjesa e këshilltarëve ligjorë për ta evidentuar të gjithë shkeljet. Unë jam në dispozicion të komisionit për të vënë dokumentat për gjithë shkeljet, dhe kjo shkresë i vërteton dhe për t’i kërkuar zhbërjen e këtij procesi edhe për shkak të fakteve që ata vetë kanë sjellë. Nëse ata nuk e zhbëjnë këtë proces, ne si komision kemi të drejtë që të zhbëjmë këshillin, që të rizgjedhim disa njerëz që mbajnë përgjegjësi për ligjin, dhe të heqim ata që nuk mbajnë përgjegjësi për ligjin, sepse mund t’i votojmë të rinj në Kuvend, marrim masat tona është vullneti i gjithësecilit.
Po të kemi mundësi edhe kur të jemi në gjykatat administrative dhe në Gjykatë Kushtetuese, ky komision mos të ketë asnjë faj, ky komision të ketë ndjekur të gjithë rrugën proceduriale, dhe topi dhe faji t’i ngelet atyre që marin përsipër të shkelin ligjin për urdhëra të caktuara politik, të kryeministrit besoj, sepse një njeri që vendos 9 veta në rresht për të votuar pro mund të ketë vetëm një pushtet të madh politik siç është rasti i kryeministrit.
Projekligji për ASH, Komisioni kërkon praninë e Prof. Fugës në dëgjesë
Projektligji për akademone e shkencave ka nxitur debate në Komisionin e Mediave dhe Edukimit. Deputetja demokrate Ina Zhupa i ka cilësuar antiligjore ndërhyrjet në ligj.
Përplasje dhe debate pati edhe për refuzimin nga maxhorancë të kërkesës së ligjvënësve opozitare, që pjesë e dëgjesës të jetën edhe akademikët, veçanërisht i profesorit Artan Fuga, i cili edhe ka shfaqur interes për të qënë në seancë. Pas këmbënguljes së opozitës që palët e interesuara të jenë të pranishëm për të dhënë opinionin e tyre, u vendos që në 11 korrik të bëhet dëgjesa me akademikët.





















