Leka Zogu I nesër kërkon të grabisë pasurinë e radhës me bekimin e Gjykatës së Lartë

495
Sigal

Nesër gjykohet në Gjykatën e Lartë grabitja e një prone marramendëse të shtetit shqiptar, Vila e Shirokës

Nesër më 16 Prill në Gjykatën e Lartë zhvillohet gjyqi midis Leka Zogu I dhe Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë. Ka kohë që pushtetarë të sotëm, të cilët sollën  trashëgimtarët e Ahmet Zogut  në Shqipëri që po bëjnë falsifikime duke përfituar nga pronat e grabitura dhe të rrëmbyera me grykën e pushkës nga ish-mbreti i vetëkurorëzuar. Ahmet Zogu duhet të mbetet tradhtari i kombit dhe si i tillë atij duhet t’i sekuestrohen jo vetëm ato që grabiti por edhe pasuri të tijat sikur të kishte. Ish-Mbreti i vetëkurorëzuar duhet të kthejë florinjtë e grabitur nga Banka e Shtetit Shqiptarë dhe duhet të japë llogari se si e la vendin në mëshirë të fatit. Por më sa duket njerëz të pushtetit të sotëm dhe familjar të tyre po e përkrahin duke i ndarë këto pasuri mes tyre. Nesër gjykohet në Gjykatën e Lartë grabitja e një prone marramendëse të shtetit shqiptar, Vila e Shirokës. Aty ka pushuar ish-bashibozuku Ahmet Zogu, por kjo prone nuk është e tij. Sipas logjikës edhe Vilat ku ka pushuar Enver Hoxha duhet të privatizohen pasi kështu i privatizuan të tërë dhe se ato janë bërë dhe kanë qenë në përdorim të Enverit. Sot relatorja Fullani, bashkëshortja e Ardian Fullanit, njeriut që do mbahet mënd për blerjen nga Berisha të Hotel Dajtit, do të japë vendimin përfundimtar për grabitjen e pasurisë së radhës të shqiptarëve. Kolaboracionistët dhe tradhtarët e kanë të ndaluar tu kthehet prona, në të kundërt hynë në fuqi edhe marrëveshja e Kartës së Atlantikut të vitit 1941, e cila u konfiskon pasurinë e të gjithë bashkëpunëtorve të Musolinit dhe Hitlerit.