Zylfi Tola: Nexhip Visha, Komandant i Shtabit të Përgjithshëm për ndërtimin e Hekurudhës së parë Tiranë-Durrës

76
Sigal

Nexhip Visha lindi në katundin Kolesjan me 18 qershor 1925. Arsimin fillor e nisi dhe e mbaroi në vendlindje dhe mësuesi i tij i parë qe Riza Spahiu, një figurë e lartë dhe me emër në viset e Veriut. Nexhip Visha vinte nga një taban dhe gjeneratë e një familje të shquar patriotike dhe atdhetare. Sherif Dullë Visha së bashku me malësorët trima të këtyre anëve aty te Qafa e Kolesjanit , e njohur gjërësisht në Lumë dhe Dibër janë ndeshur disa herë me pushtuesit serbë , gjermanë , austro-hungarez dhe të tjerë armiq të Shqipërisë . Nexhipi dhe baba Sherif dhe nana Safije kishin shumë dëshirë që djali i tyre të vazhdonte mëtej shkollën dhe pas një shkëputje të vogël kohore nisën atë në Internastin e Prizrenit . Edhe këtu pati disa telashe për moshën dhe kështu datëlindjen e ndryshoi nga 18 qershor 1925 në 18 qershor 1927, e cila e shoqëroi pastaj në të gjitha dokumentet e mëvonshëm . Këtu shkollën e mesme e kreu për dy vjet duke dhënë provimet e avancuara me rezultate të shkëlqyera në të gjithë lëndët që përmbante programi mësimor. Në këtë institucion pati edhe dy patriot të tij, Tahir Domin nga katundi Domaj dhe Osman Palushin nga Osmanet e Bicaj . Ai pati një trup shumë të zhvilluar, vigan dhe shkëmb i vërtetë . Pranohet dhe vazhdon shkollën ushtarake të aviacionit në Itali. Ende pa e mbaruar, me pushtimin e Shqipërisë nga Italia Fashiste , ashtu si shumë të tjerë , të organizuar, kthehet në Shqipëri dhe në Lumë bie në kontakt me grupet komuniste që punonin në ilegalitet dhe më 4 qershor 1944 rrjeshtohet në Brigadën 24.S. Fillimisht partizan i thjeshtë, pastaj detyra me rëndësi në rradhët e brigadës dhe një kuadër i njohur i saj.

Pas  çlirimit të vendit Nexhip Vishën e prisnin detyra të tjera shumë të rëndësishme , pasi Atdheu ishte i shkatërruar nga lufta dhe vinte që andej me një prapambetje dhe varfëri shekullore . Më 1947 emërohet Komandant i shtabit të përgjithshëm për ndërtimin e Hekurudhës së parë në vendin tonë , ate Tirane-Durres . Tani emri i Nexhip Vishës, djalit nga Kolesjani, ka zënë   jo vetëm faqet e shtypit të kohës, por përmendet gjërësisht si një drejtues me aftësi të veçanta. Më vonë Komiteti Qëndror i Rinisë e emëron sekretar të dytë të Komitetit të Rinisë në ndërtimin e Hidrocentralit të Ulzës. Ato vite Kukesi kishte nevojë për djem dhe kuadro të veta. Kështu më 1953, nomeglaturat e larta shtetërore dhe partiake, e emërojnë kryetar te Komitetit Ekzekutiv të Kukësit. Këtu për 12 vite pa ndërprerje, drejtoi me zgjuarësi dhe në mënyrë shembullore një nga krahinat më të largëta të vendit. Në detyrën e kryetarit së bashku me ekipin e tij dhe specialistët e mrekullueshëm vendas dhe të ardhur nga e gjithë Shqipëria, punuan pa u lodhur për zhvillimin e rrethit në të gjitha fushat, në bujqësi, industri, arsim, sport, kulture ,shëndetesi etj. Falë seriozitetit, korrektësisë, punës së tij, ditë e natë, horizontit të  gjithanshëm ,me  rezultatet, edhe në krahasim me rrethet e tjera, Kukësi radhitej në krye. Kështu një nga meritat kryesore padyshim, i takonin Nexhip Vishës. Ai i njihte në detaje dhe në hollësi të gjitha krahinat , traditat , zakonet , gjendjen ekonomike , pastaj edhe drejtuesit e lokaliteteve ,kuadrot që punonin atje, këshilltarët nëpër lagje dhe fshatra. Atë e takoje në Pralisht e Gurrë të Kalisit, në Shkinak dhe Buzmadhe të Grykës së Çajës, në Pakisht Cernalevë e Oreshkë të Gorës, në Arrën e Qinamak të Surrojit, në Fan etj. Njohja nga  afër e problemeve dhe halleve të popullit si dhe zgjidhja në kohë e tyre, ia  kishin rritë shumë autoritetin e fjala dhe porosia e tij tani  ishin ligj. Kishte  një mënyrë drejtimi të veçantë, si askush tjetër. Populli atëherë kishte halle, për shumë probleme i drejtoheshin kryetarit të Komitetit Ekzekutiv. Pak qytetarë  priste në zyrë, por ai takohej me ta, në rrugë, ambjente të tjera. Ulej rrafsh me ta,  njhej direkt me shqetësimet e popullit. Asnjëherë nuk u thoshte atyre “se hajde nesër, ta shofim ‘’ dhe aty për aty u jepte përgjigje, sipas natyrës së problemit. Ka qenë viti 1962. Blegtorët  e Çajes, Topojanit, Bushtricës e Bicaj paten një ngatërresë me Ministrinë e Bujqesisë, e cila kishte shtetëzuar disa bjeshkë pa marrë mendimin e banorëve, ku tani mungonin  parcelat për kullotjen e tufave të deles rude dhe bagtive të tjera.Kryetar Nexhipi ishte informuar për këtë problem .Dhe pasi asistoi në Kalis në inagurimin e një kanali vaditës që e merrte ujin nga themelet e Korabit, merr  pjesë dhe organizon një takim në Krua të Bardhë me të gjithë blegtorët që kullosnin delet në këto anë . Takimi këtu mes maleve dhe bjeshkëve të Lumës u kthye edhe në një festë të vërtetë . Nexhipi kthehet në Kukës merr kontakt direkt me Ministrinë e Bujqësise dhe pas dy ditësh dërgon në këmbë nga Tërshena shefin e bujqësisë Hamdi Zyberin dhe gjithçka zgjidhet në favor të blegtorëve kukësjanë.Ato vite delja rude lumjane kishte një mbarshtim të madh, ku vetëm në këto bjeshke kullotnin mbi 40.000 dele dhe sot numri i tyre nuk i  kalon të 5.000.Nexhip Visha  pati pranë kuadro dhe specialistë të zotë e  punëtorë, të ndershëm ku mes tyre qe shoku i tij i luftës partizane, Haxhi Sinamati, që tanë jetën  vuajti nga plaga në këmbë,Rrahman Palushin, Shaban Saitin, Rustem Domin, Sinan  Omurin, por edhe Kadri Nenada nga Hasi e të tjerë. Gjithesesi nuk harronte për asnjë moment Tahir Minxhzoin, sekretar i parë i Komitetit të Partisë. Një burrë matjan që nuk e 1ind më toka.  Giithashtu pati kolegë dhe shokë, pak me larg edhe Mehmet Ramën nga Tropoja, Telo Mezinin nga Gjirokastra, Beqir Laçin e Durrësit etj. Nexhip Visha jetoi dhe punoi vetëm në Kukësin e Vjetër, i rrethuar me një gjerdan të artë nga dy Drinat, ai i Bardhë dhe i Ziu.Projekti për ndërtmin e qytetit të ri u diskutua e u rrahën mendimet për disa kohë në zyrën e tij, gjithashtu edhe vendimi perfundimtar e fillimi i punimeve. Gjatë kësaj kohe ai kryen edhe studimet në Fakultetin e Agronomisë ne Institutin e Bujqësisë Tiranë. E mbaron atë me rezultate të shkëlqyera dhe në 36 lëndë vlerësohet me notën 10 dhe vetëm në një  me 9, bile edhe kjo pas debateve me profesorin e lëndës! Mbrojtjen e Diplomës e bëri me temën” Kultivimi dhe prespektiva  e kulturës së patates në rrethin e Kukësit’’!. Disa kohë u mor me studime e vëzhgime veçanërisht për zgjidhjen e kultivimin e farës. Studimet i paraprin pastaj zhvillimit e mbjelljes ne sipërfaqe të mëdha në zonën e Gorës, Topojanit, Grykë Çajë, e të tjera. Rendimentet qenë në rrugën e prespektivës. Bile bujqit e zonavë të largëta pyesnin njëri- tjetrin” A ke mbjellë farë të patateve të Nexhip Vishës?’’  Në vitet 1966-1968 emërohet kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Lezhës.Ashtu si kudo, edhe këtu iu pervesh një pune të madhe, sidonos ne zhvillimin e bujqësisë Pas largimit lezhjanët e thjeshtë i shkruanin Enver Hoxhës ” Na e more shpejt 1umjanin Nexhip Vishën. Qe burrë me peshë në mendime e besë, qe s’e ka dheu”. Tani detyra të tjera do ta prisnin Nexhip Vishën dhe vetëm atje ku kishte nevojë Atdheu;  Me 1968 transferohet në Ministrinë e Bujqësisë, kryeinspektor i saj. Koperativat bujqësore ishin të reja,me mangësi në organizim, probleme të brendshme, etj, etj. Dërgohet kryetar i kooperativës bujqësore në fshatin Noj të Krujës, madje një ekonomi që s’kishte dalë asnjëherë nga prapambetja në Bubq Bilaj. Kalon prapë në Ministrinë e Bujqësisë ku i ka të hapura të gjithe dyert dhe drejtoritë e saj.

Vitet që pasuan mëtej dhe ndryshimet ne sistemin politik dhe shoqëror të vendit, nuk e ndryshuan e ç’vlerësuan dhe e ulën personalitetin e tij. Ai diti të mbaj pozicionin e kahershëm, partizan trim, bir besnik i Epokës së LANCL .Pastaj i nderuar nga të gjithë pa marrë parasysh ngjyrat, zik -zaket e labirinthet majtas dhe djathtas  të kohës .Tani  Nexhip Visha nuk është më mes nesh, Për ne shokët që e njohëm dhe udhetuam në këmbë skaj me skaj e fshat më  fshat të Kukësit  mbetet një yll. Ai qe burrë me cilësi e virtyte të praruara,një yll dhe xhevahir me rreze te arta. Qe trim i pa shoq. Ato vite, flasim për 1960, Kukësi në asnjë krahinë s’pati rrugë makine. Nexhipit , s’i pëlqente të hypte në kalë, vetëm në dy këmbët e tij kalonte nga një  mal e bjeshkë. Rralle e merrte me vete policinë shoqërues, ndonëse grupet e diversantëve që dërgonte Tito me rrëzue pushtetin e Enver Hoxhës ishin të shumtë dhe  ata patën vrarë në 1949  edhe kryetarin e lokalitetit të Kalasë së Dode, Sabri Poten.krahinë që varej nga Kukësi.

Ka plotë 22 vite që Nexhip Visha nuk është më  mes nesh, ai na mungon. . Ne shokët e tij,  por edhe  të gjithë ata që punuan e jetuan me të nuk do ta harrojnë kurrë. Gjithashtu ai do të jetë edhe pjesë e historisë së Kukësit, mes burrave dhe personaliteteve me emër , një kuadër i shquar , por edhe krenaria e Lumës.