Vepror Hasani: Motrat Qiriazi: Shkolla e vashave, pasuri e madhe arsimore

601
Sigal

Mësonjëset luftëtare,  letra e Ismail Qemalit për Dakon

Vijon nga numri i kaluar

 

 

Mësonjëset luftëtare

 

Për fat të mirë mësonjëset kishin disa mauzerë, (pushkë të gjata me 5 fishekë), i kishin siguruar që nga koha e Xhavit Pashës, bashkë me disa vargje fishekësh. U armatosën si luftëtare dhe zunë pusi në vendet më të rrezikshme të shkollës, gati për të hapur zjarr. Grekët nuk patën guxim të sulmonin,sepse ndërsa vërenin hijet që lëviznin nëpër oborin e shkollës, krijuan përshtypjen sebrenda shkollës gjendeshin më shumë se 40 mëmëdhetarë të gatshëm të vdisnin për shkollën e vashave.Edhe e nesërmja erdhi përsëri me luftë.Dy ushtritë kundërshtare, pa gdhirë mirë, zunë vendet e tyre dhe lufta krisi.Luftohej nga çdo anë. Mësonjëset vazhdonin të qëndronin brenda mureve të shkollës së vashave me armë në dorë. Pa ardhur dreka, fqinja e mirë që i vinte në dijni përgjithçka që dëgjonte, hyri në shkollë dhe u tha: Shqiptarëve po u vijnë ndihma nga të gjitha fshatrat rreth e qark! Nuk kishte gëzim më të madh se ai lajm. Shpresat për fitore u ringjallën përsëri, por mësonjëset ende nuk ishin të sigurta si do të përfundonte kjo marrëzi e grekëve. Numri i luftëtarëve shqiptarësa vinte dhe shtohej. Edhe dhespoti Gjermanos priste t’i vinin ndihma, e cila do të të ishte e ndarë në dy pjesë, porajo që ishte nën komandën e Mavrazajt dhe që ishte më e fuqishmja, u thye në fshatin Barç të Korçës nga trimat e Kajo Babjenit, i cili kishte zënë vend te brigjet e kishës së Shën Ilisë dhe nga mborjarët që edhe ata ishin pozicionuar te kisha e tyre e Shën Ilisë; kurse e dyta, e drejtuar nga Nodha Ramizi, e cila deshi të hynte nga gryka e Mborjes, u thye nga banorët e këtij fshati. Grekët mbetën vetëm me 150 ushtarë të rregullt, prisnin t’u vinin ndihma të tjera, por asnjë ndihmë tjetër nuk u duk.Me të rënë nata, lufta pushoi.Sevasti Qiriazi shkruan:“Edhe këtë natë e kapërxyem; por pa gdhirë mirë dita e shtunë, pushka zu të na tregonjë se zjarri do t’ishte i math. Dalë nga dalë zumë të kuptojmë se lufta po afrohej nga ana jonë, edhe nuk u gënjyëm se vërtet ishte rrotull. Major Snellen u përpoq disa herë të vinj në shkollë dyke ditur se ndodheshim në rrezik, po nuk mundi”.(Ylli i Mëngjezit, Vol. 2 Boston, Mass., Ëednesday, August 15, 1917, Nr. 3, f. 73).

Atë të shtunë një pjesë e madhe e qytetit ra në duart e shqiptarëve.Rebelëve u kishte mbetur një pjesë e vogël e qytetit në lindje dhe Mitropolia.

Në mbrojtje të shkollës së vashave

Në lidhje me këto ngjarje të frikshme, Sevasti Qiriazi, kujton: “Pas dreke dëgjojmë në rrugën tonë këmbë prej një shumice të madhe. “Hëp!”, na bëri zemra. Vallë për të mirë, apo ardhi ora e fundit e jetës sonë?  Kur ishim në këto mentime e sipër ç’të dëgjojmë? Shumica dyke qendruar përpara portës tonë thërret, Rroftë Shqipëria! Rroftë Flamuri! Rroftë shkolla shqipe! Kjo ngjarje e papritur na çkriu gjaknë pak, edhe zoti Dako bashkë me Zarifin sulen dyke rendur edhe hapnë portën. Hynë brenda përnjëherësh Emin bej Pojani bashkë me 20 shpirt trima ushtarë. Emin Beu pasi u fjalos pak me zotin Dako, kërkoj një njeri(që dinte anglisht) të vejë te Majori se nuk merreshin vesh dot”.(Ylli i Mëngjezit, Vol. 2 Boston, Mass., Ëednesday, August 15, 1917, Nr. 3, f. 73).Zonjëza Qirias, dyke menduar se tani rreziku ishte më i pakët për të, proponoj ta shoqërojë Emin benë që të përmbushte detyrën për të cilën kishte nevojë. Mësonjëset e tjera, shoqe të zonjzës Qirias, si gjithnjë, shoqëruan udhëheqësene tyre.Të katër zonjëzat e armatosura u nisnë përte majori. Emin bej Pojani, bashkë me zotin Spenser (konsullin amerikan)edhe me shokët e tjerë i muarnë zonjëzat në mes për të qenësa më të mbrojtura. Nga dritaret dhe në kryqëzime rrugësh qëllohej me armë.Vetëm kur hynë në rrugën e Shën Gjergjit, gjithçka ndryshoi.Shqiptarët i pritën me gëzim të madh.Zonjat i salutuan me shkrehje armësh dhe i dhanë guxim njeri-tjetrit.Edhe majori Snellen që i kishte parë së largu, u doli përpara për t’iu uruar mirëseardhjen, lavdëroi edhe trimërinë e shqiptarëve.U vendos që Emin beu bashkë me 7 shokë të qëndronin në mbrojtje të shkollës së vashave.Në mbrojtje të saj erdhën edhe shumë njerëz të tjerë.Ardhja e tyre nuk pushoi deri në orën 04.00 të mëngjesit.Ajo ditë mbeti nga më të gëzuarat.

Rrethimi i shkollës nga barbarët

 

E diela gdhiu e tmerrshme. Numri i armiqve qe shtuar shumë.E rrethuan shkollën nga të katër anët. Deshën që shtëpinë e Naum Shomos ta kthenin në llogore se ndodhej në një vend strategjik nga ku shkollën e vashave mund ta bënin pluhur dhe hi, por Shomo nuk ua hapi derën. Krismat e armëve u bënë edhe më të dendura.Luftohej në mëhallën e shkollës dhe në mëhallën e vllehëve.Një mori plumbash thyen xhamat e shkollës së vashave,një batare tjetër la shenja të frikshme nëpër mure.“Shpëtuam për qime”, – shkruante Sevasti Qiriazi.Një batare e madhe pushkësh vinte nga kopështi i Rafail Avramit.Mëhallës së vllehëve iu vu flaka, kisha e Shën Thanasit po digjej,një gjëmë e madhe po ndodhte, por lajme se ç’po ndodhte realisht nuk kishin. Bëhej një luftë e ligë nga më të liqtë e njerëzve, prej katilëve të burgjeve të Athinës dhe Gjiritit.Mësonjëset nuk mund të largoheshin nga shkolla, nëse ato do ta braktisnin, mësonjëtorja e vashave do të shndërrohej në gërmadhë. Vasillaqi i Shomos, kushëriri i Kristo Dakos u tha seshqiptarët po i fitonin betejat një nga një.“Shpresat na u ngjallën përsëri”, – kujton Sevasti Qiriazi. Në mbrëmje te porta e shkollës u dëgjuan të trokitura, Zarifi, roja e shkollës me të hapur derën pa z. Cilka e pas tij më shumë se 200 burra që kishin ardhur nga Elbasani për t’i dalë zot Korçës. Kishin dëgjuar që edhe shkolla e vashave ishte në rrezik.Të diel pasdarke nisi lufta në mëhallën e vllehëve.Andartët vranë Papa Llambro Ballamaçin, vëllanë e tij Sotirin dhe kushërinjtë e tyre. Një djalë iri që s’deshi të binte në dorë të katilëve vrau veten. Të vdekura u gjetën edhe tri gra. Te shtëpia e Lazaraqit, te “sheshi i arave” andartët u përleshën me forcat e Jaup Dishnicës, nga ku morën një humbje tjetër.Shkolla e Vashave ende vijonte te ishte e sigurtë.Pas 5 ditë luftimesh të ashpra, Korça mbeti përsëri e shqiptarëve.Megjithate programet mësimore të shkollës së vashave, u ndërprenë nga qeveria greke më 10 korrik 1914

(Ylli i Mëngjezitm Vol. 2, Boston, Mass, Friday August 31, 1917, nr. 4, f.103)

Gjatë 23 viteve mësimore 1891-1913, në shkollën e vashave studiuan 1,028 nxënëse, mesatarisht 44 nxënëse në vit.  Numri më i madh i nxënësve u shënua në vitin 1905-1906 me 87 vajza.Prej kësaj shkolle, deri në vitin 1913, u diplomuan 20 nxënëse.

Shkolla e vashave, spital për të plagosurit

 

Një gjëmë tjetër kishte ndodhur në fshatin Nikolicë të Kolonjës (sot pjesë e bashkisë Devoll), shumë njerëz kishin marrë plagë të rënda dhe kërkonin ndihmë.Znj. Sevasti Qiriazi dhe mësonjëset e tjera e shndërruan shkollën e vashave në spital.Barbaria greke në këtë fshat kishte qenë e pashëmbullt.Kishin mbetur të vrarë fëmijë të vegjël, burra, gra dhe të rinj.Qeveria shqiptare nuk kishte mundur të ngrinte një spital për t’u ardhur në ndihmë të plagosurve në luftë.“Gratë dhe fëmija që u plagosnë, dyke rendur në mest të zjarrit për shpëtimin e jetës së tyre, e cila është e shtrenjtë,- shkruan Sevasti Qiriazi,- u prunë në shkollën tonë ku kishte vënd të gjerë edhe shtrate gati. Penda kurrë nuk munt të jetë mjaft e fortë që të përshkruanj pamjet pathetike të këtyreve të plagosura, vuajtjet edhe dhëmbjet e tyre të mëdha, që çfaqinin fytyrat e tyre të mallëngjyera, të cilat ndiznin zjarr patriotizmi edhe në zemrat më të gurta të njeriut.Që të gjitha kishin historira të çuditshme edhe të tmerruara për ngjarjet e luftës sëNikolicës, e cila ishte një nga më të këqijat edhe më të tmeruarat luftra që u bënë në Kolonjë. Mallëngjimi ishte i paduruarshëm kur shikonje çiliminj të plagosur, kush me këmbë, kush me krah mvarur. Rrënkimi edhe të qarat, nuk gjenin dot zemrat edhe trupat e tyre të plagosura edhe të pikëlluara…”.(Ylli i Mëngjezit, Vol. 3 august 1918, Nr. 5, f. 149)

Shërbimi i ofruar nga shkolla e vashave ishte i shpejtë.Plagët që kishin në trup nisën t’u shërohen.Vetëm një zonjë mjaft e moshuar nuk mundi t’i bëjë ballë sëmundjes. Kjo zonjë trime edhe e fortë, e fisme, nënë e pesë trimave, kur bënej zjarri në Nikolicë u plagos edhe si nuk mundi të ikë si nga plaga e si nga pleqëria, dhe që të mos binte në duart e gjakpirësve, vate edhe u fut në një pellg me ujë ku ndenji tri ditë edhe tri netë. Këtu u gjend nga fshatarët; pasi pushoi lufta, e sollën në Korçë. Plaga i maisi nga të ndenjurit në baltë, nga e cila vdiq; po vdiq e gëzuar se u thirr nga Ai që i fali jetën, edhe jo në duart të armikut.

 

Në shërbim të të plagosurve

 

Një zonjë tjetër, kur po rendte mes zjarrit bashkë me bashkëshortin dhe katër fëmijët në mest të zjarrit,një plumb ia goditi të shoqin në ballë edhe e la në vend.  Pas tij ia vranë edhe djalin e madh 17-18 vjeç. Dhe ndërsa vraponte një plumb tjetër ia plagosi edhe foshnjën që mbante në krahë.E la foshnjën udhës edhe shkoime çupën 14-15 vjeçe dhe me djalin prej 12 vjeç, por pa bërë shumë hapa barbarët e goditën edhe vajzën në hije, por përsëri “shyqyr o Zot” thërriste që nuk ramë në duart e armikut. “Sa kohë ndenjikjo zonjë bashkë me ne, ndonjë psherëtimë nuk dëgjuam, po sytë nuk i pushuan së derdhuri lot ditë e natë edhe këndonjësit mund ta marrin me mend përse, pa e thënë unë. Kjo zonjë vetë u shërua nga plaga e trupit më një jave e sipër; po e bija hoqi shumë mundime”.(Ylli i Mëngjezit, Vol. 3 august 1918, Nr. 5, f. 149).
Të plagosurat ndenjën në shkollë gjersa qeveria mundi të bënte pëgatitjet e duhura në shkollën e djemëve të cilën bëri sëmurëtore. Ditë për ditë shëronjësit vinin të shikonin të plagosurat, edhe zonjëza Qirias bashkë me mësonjëset e tjera të shkollës ndihmonin për të ndërruar dhe  lidhur plagët.Përveç të plagosuravet që ishin brenda, vinin edhe shumë të tjerë së jashtmi që ishin më lehtë plagosur për ndërrimin e plagëve. Pas  dy javësh u përgatit sëmurëtorja e qeverisë. Këtu shumë zonja nga parësija e qytetit dhanë shërbimet e tyre: Lina Grameno bashkë me nuset; Evdhoksia e Themistokli Gërmenjit, e cila kishte kujdesin e ngrënies etj. Zonjëza Qiriazi u ndihmonte mjekëve për ndërrimin dhe lidhjen plagëve.Menazheri i përgjithshëm i të dy sëmurëtoreve ishte zoti Aleks Koçi, i cili tregoi zotësi në këtë detyrë. Më tepër se dy javë shkolla jonë  përmbajti me ushqim nga 20 e deri në 150 shpirt, dhe mbante më shumë se 60 veta për të fjetur.

 

Shkolla e vashave, pasuri e madhe arsimore

 

“Kur po vinim në shtyp Yllin e Mëngjezit, shkruan Sevasti Qiriazi, me anë të Ambasadorit Amerikës në Athinë na ardhi një kërkim me anën e së cilës Qeveria Shqiptare e Korçës lutet t’i jepet lejë të përdorin për arsim të vendit, shkollën e Zonjës Dako edhe veçanërisht librat edhe veglat që ndodhen në shkollë, për të cilat qeveria është në nevojë të madhe. Është e tepër të thomi se leja që u kërkkua me gëzim të math ju dha përnjëherësh Qeverisë Shqiptare edhe ju dërgua gjithë me atë udhë që ardhi edhe kërkimi i saj. Sendet për të cilat ka nevojë të madhe Qeveria Shqiptare e Korçës edhe të cilat ndodhen vetëm në shkollë të Zonjës Dako janë librat edhe veglat shkollore.Midis këtyre janë disa lloj nga të cilat ka me mijëra copë, edhe të cilat do të përhapen përnjëherësh në Shqipëri edhe do të jenë një ndihmë e madhe edhe për nxnënësit edhe për mësonjësit. Nga këto më të shënuarat janë:

  • Dy mijë copë Gramatika, prej zonjës Sevasti Dako, si ato që shtypi edhe këtu në Amerikë
  • Pesë mijë copë Arithmetika, prej Zotit Christo Dako, të cilat u shtypnë në Manastir më

1910, po nga shkaku i trubullimeve në Shqipëri nuk u përhap dot; ndofta për të zënë sot një vent më të mirë dhe për t’i sjellë dobi më të madhe kombit.

  • Dy mijë copë algjebra edhe dy mijë copë gjeometri, të dyja prej Zotit Christo Dako. Të

parat libra shqipe në këtë fushë të matematikës.

  • Pesë mijë copë libreza, “Cilët janë Shqiptarët?” prej Zotit Dako. Kjo është një librëzë e

vogël prej 32 faqesh e cila është një shkurtim i pjesës së parë të Historisë së Shqipërisë që ka pregatitur Zoti Dako për të shtypur.

  • Ndë shkollë të Zonjës Dako gjenden kopje-dorëshkrimesh për tërë mësimet që jepen ndë

këtë shkollë, e cila pushton tërë rjeshtat e shkollave filltare edhe rjeshtat e shkollave të dytë (gjimnasios), një bibliotekë mjaft e pasur për ato vise, edhe tërë veglat shkollore që përdoren sot në të këtilla shkolla.

Kërkimi që ardhi nga Qeveria Shqiptare e Korçës për të përdorur shkollën e Zonjës Dako edhe veglat që ndodhen atje, është me të vërtetë një lajme gazmore për tërë Shqiptarët se tregon se qeveria Shqiptare e Korçës zuri themeli të mirë.Përveç kësaj tregon se vendi është në qetësi edhe në radhë të mirë, se vetëm atëherë mund të merren të këtilla masa si ato që po merr sot Qeveria e Korçës për të hapur shkolla edhe për të përhapur arsimin më gjuhën amtare.Gjithë me këtë rast po lajmërojmë këndonjësit tanë se kërkuam leje për të dërguar Yllin e Mëngjezit në Shqipëri. Ata që duan t’ua dërgojnë miqvet le të na dërgojnë drejtimet e tyre edhe pajtimin edhe neve do t’ua dërgojmë me rregull…  (Ylli i Mëngjezit Vol. 2, Boston, Mass, Friday August 31, 1917, nr. 4, f. 124)

 

Letra e Ismail Qemalit për Dakon

 

I nderçmë Bashkadhetar Z. Dako,

Kurdoherë kam patur ndjenja nderi edhe dashurie për Z-tuaj duke njojtur gjithë shërbimet patriotike që kini dëftyer gjithë jetën si në Shqipëri, ashtu edhe jashtë mëmëdheut.Nuk harroj kurrë hidhërimin që ndjeva kur Tyrqit ju burgosnë në Shkodrë, edhe gëzimin që pata kur pas ca ditë, arthtë me gjettë në cetinj. Po shërbimi i sotmë që Z-juaj edhe e nderçmja Z.-za Paraskevi Qirias me të motrën, të nderçmend Zonjën Dako, dëfteni duke çkëlqyer shpirtin edhe mendjen e atdhetarëvet, kapërxen shërbimet e vjetra, për të cilat atdheu s’ka për të haruar emrat t’uaj dhe unë si plaku i Shqipërisë u nderoj edhe u përgëzoj me gjithë zemër. U lutem të më epni lejen e t’u përgjigjem me falënderje, fjalëve të ëmbla që Ylli i Mëngjezit shkruan për artikullin tim…

I lutem Zotit të më japë fuqi të përpiqem gjer në fund të jetës me ju bashkë për lirinë e plotë të së dashurës Shqipëri.

Ju përshëndosh atdhetarisht

Juaji me besë

Ismail Qemali. (Yll’ i  Mëngjezit, Vol. 2 Boston, Mas., Thursday, January 1918, nr. 10, f. 296-297).