Sokrat Plaka, si ambasador në Jugosllavi solli ide të reja për bashkëpunim të ngushtë kulturor: “Miqësia dyfishon gëzimet dhe përgjysmon brengat”

Në vitin 1981 ndodhi për herë të parë në 7 vjet që Ambasada Shqiptare në Beograd e ngarkonte vendin me propozime që AM-a të zhvillonte me Jugosllavinë, Maqedoninë, Malin e Zi një sasi të konsiderueshme aktivitetesh. Madje edhe për opinionin se pas vdekjes së Titos, në Jugosllavi mjaft çështje në marrëdhëniet me Shqipërinë qenë liberalizuar. Ja disa prej atyre objektivave: “I. Me Jugosllavinë: Shkëmbimet tregtare të arrijnë 135 mln USD; Të marrim pjesë në Panairin e Zagbreit; Të organizojmë 2-3 aktivitete kulturore me republikat jo kufitare të Jugosllavisë; Të ndjekim detyrat e ekonomisë ujore dhe ndërtimin e hekurudhës; Të informojmë palën jugosllave për çështje të aktiviteteve tona ndërkombëtare; Ambasadori ynë në Beograd të bëjë një vizitë në republikën e Bosnjë-Hercegovinës. II. Me Maqedoninë: Të përfundohen marrëveshjet me institucionet e Akademisë së Shkencave, me RTV-n e Shkupit, me Qendrën Kulturore, me Federatën Sportive, me Qendrën Turistike. Të ftohet një delegacion i Dhomës Ekonomike në Shqipëri. Të ftojmë që një grup afaristësh shqiptarë të vijë në Shqipëri; Të organizohet dërgimi në Shqipëri i një grupi nga Enti i Botimeve Shkollore, i 10-15 grupeve vizitorë, grupi mësuesish e të sportit; Të vijnë në Shqipëri ansamblet e Kumanovës, Kërçovës, Strugës, teatri shqiptar i Shkupit, Ansambli maqedon “Tunec”; Të hapet në Shkup e Tetovë ekspozita arkeologjike për periudhën Ilire; Të marrim pjesë në festivalin e Ohrit etj. III. Me Malin e Zi: Të punohet që të përfundojnë marrëveshjet midis Akademive të Shkencave, qendrave Kulturore, e Turistike, midis RTV-ve të dy vendeve; Të bëjë një vizitë një delegacion i Dhomës së Tregtisë së vendit tonë; Të dërgohen në Shqipëri 12 grupe vizitorësh shqiptarë; Të ftohen në Shqipëri ansamblet artistike shqiptare të Sukobinës e Rozhajës; Të ftohet skuadra e futbollit të Ulqinit etj. Realizimin e këtij programi ambicioz, të ngjeshur me ngarkesa dhe efekte të ndjeshme në dy popujt, Ministri Fuqiplotë Plaka, me angazhimin e posaçëm të atasheve tanë Tregtar e Kulturor, e ndoqi me këmbëngulje duke dhënë shembullin, që popujt tanë të forconin më tej njohjen, vëllazërimin, miqësinë dhe të përfitonin nga vlerat e secilit aq të domosdoshme e të dobishme për prosperimin e dyanshëm, për paqen, harmoninë dhe sigurinë në pjesën JP të Gadishullit. Një vështrim i shkurtër i materialeve arkivore të viteve 1975-82, na freskojnë memorien. Konfirmohej kështu ideja e artë se “Miqësia dyfishon gëzimet dhe përgjysmon brengat”115. Pa mëtuar për një pasqyrim të plotë të veprimtarive, të organizuara, ambasador Sokrati formoi një dosier se ja ç’bëri e ç’dha vendi AM për Jugosllavinë e Tito-Millosheviçit:

- Shokut Sokrat Plaka, Beograd
Shtëpia Botuese “Jedinstvo” e Prishtinës dhe “Noli” e Beogradit, që kanë botuar romanin “Kështjella”, ftojnë shkrimtarin Ismail Kadare për biseda. Ne mendojmë se është mirë që ai të shkojë në Beograd e Kosovë. Atje janë botuar në serbo-kroatisht edhe romanet e tij “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur” e “Kështjella”. Kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve e Artistëve të Shqipërisë
Tiranë, më 25. 8. 1979 (Dritëro Agolli) d. v. 116
- Ministria e Punëve të Jashtme. Tiranë, më 6. 01. 1981. Nr. 136 Ambasadorit të RPSH (Sh. Sokrat Plaka), Beograd
Krahas masave të tjera që po merren për ngritjen e gjithanshme të nivelit të punës shkencore, një vend të rëndësishëm zënë materialet për viset shqiptare në Jugosllavi. Me qëllim që të delet nga kjo gjendje porosisim që edhe nga ana juaj si Ambasador të tregohet me shumë vëmendje dhe t’na informoni me të gjitha botimet që paraqesin interes. Të pajtoheni edhe në revistat “Kosova”, “Përparimi” të Kosovës dhe gazeta “Koha” e Malit të Zi. Të blini e na dërgoni nga 5 copë harta politikë, administrative e fizike të Kosovës, Maqedonisë e Malit të Zi. Zv. Ministri (Reis Malile)117
- Ja edhe të tjera të fushave të shumta: Kërkesa nga RT e Beogradit dhe Sarajevës për të xhiruar në Shqipëri filma për vendin tonë; Marrëveshje midis Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqipërisë me Beogradin, Malin e Zi e Maqedoninë; Marrëveshje për bashkëpunim midis bibliotekave kombëtare të Tiranës e Beogradit; Marrëveshje dhe bashkëpunim midis RT të Shqipërisë, të Beogradit, Shkupit, Titogradit e Sarajevës; Protokoll marrëveshja për studime të dyanshme në arkivat e Tiranës e Beogradit, sidomos të Dubrovnikut; Marrëveshje dhe program midis Universiteteve të Tiranës e Beogradit, Shkupit e Tetovës; Turne e Asamblit Artistik “Migjeni” në Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi. Pjesëmarrje në Panairin Ndërkombëtare të Zagrebit; Një grup të rinjsh nga Beogradi vjen në Shqipëri për shoqëri e miqësi me të rinjtë shqiptarë; Pritet në Tiranë një grup sizmologësh nga Shkupi për t’u njohur me tërmetin e 15. 4. 1979 që ra në Shkodër; Marrëdhënie midis Shoqërive të Juristëve; Ftesë për pjesëmarrje në Kongresin XI të Lidhjes së Fiziologëve; Shtëpitë botuese të dy vendeve ftojnë shkrimtarë etj.
Beograd, më 15 mars 1982 Ambasadori (Sokrat Plaka)118. Pritje e madhe me mbresa për Shqipërinë.
Pritje e madhe me mbresa për Shqipërinë
Ishte bërë normë zyrtare dhe traditë, që për çdo vit, trupi ynë diplomatik jashtë shtetit, të kremtonte me dinjitet dhe krenari dy ngjarjet më të mëdha historiko-kombëtare të popullit shqiptar. Rrjedhat historike dy festat madhështore 28 – 29 nëntorin, i përafroi njëra pas tjetrës. Në Jugosllavi ky festim, në ndryshim nga vitet e tjerë, korrespondonte me mbylljen e një demonstrimi masiv politik të kosovarëve, të prillit 1981. Nisur edhe nga ky motiv i thellë politik, Ambasada jonë në Beograd i dha festimit një popullaritet me tonalitete ndërkombëtare. Prandaj, më 27. 11. 1981, Ambasadori i J/Z dhe Ministri F/P, S. Plaka, organizoi një pritje në selinë e Legatës për 69-vjetorin e Pavarësisë (28. 12. 1912) dhe 37-vjetorin e Çlirimit të Atdheut nga pushtuesit nazifashistë (29. 11. 1944). Në atë nderim morën pjesë Kiro Vasilev (Nënkryetar i Skupshtinës Federative të Jugosllavisë), B. Çermobernja (Kryetar i Komisionit për problemet Ekonomike të Skupshtinës), N. Deizdarevic (Kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme të Skupshtinës), E. Nimani (Kryetar i Komisionit për Marrëdhënie Ekonomike të Skupshtinës), M. Botar (Sekretar Federativ për Tregtinë e Jashtme), Y. Pula (Sekretar Federativ për Tregtinë e Çmimet), M. Vukasoviç (anëtar i Këshillit Ekzekutiv Federativ), I. Vakiç (Kryetar i Dhomës Ekonomike të Jugosllavisë), Z. Rexhepi (Ndihmës Sekretar Federativ për Punët e Jashtme), Momcile Lemeviç (Kryetar i Këshillit Ekzekutiv të RS të Malit të Zi), D. Ristiç (Kryetar i Kuvendit të Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës) etj. Në pritje nderuan titullarë e funksionarë të përfaqësive diplomatike të akredituara në RSFJ dhe korrespondentë e përfaqësues të shtypit në Beograd. Mbi këtë ceremoni të veçantë nga suksesi që shkaktoi jehonë në qarqet zyrtare, diplomatike e të medias në Beograd, me njëherë, pas 2 ditë, Ambasadori, i bashkë-entuziazmuar me punonjësit dhe familjet e Legatës, njoftoi:
“Nr. 3222, Ministrisë së Jashtme Beograd, më 29. 11. 1981.
Pritja jonë kaloi shumë mirë
Pritja jonë kaloi shumë mirë. Pjesëmarrja e gjerë rreth 300, më shumë se viti i kaluar. Gjatë 2 orëve sallat plot me njerëz. Të gjithëve ju bëri përshtypje pritja që kaloi me sukses të plotë. Kjo është një goditje e rëndë për jugosllavët. Jugosllavët erdhën në nivel të ulët, por qëndruan gjatë (se i tërhoqi mjedisi) dhe u larguan duke folur me ngrohtësi, sidomos ambasadori Lipkovski dhe Shefi i Protokollit të Presidentit. Nga Kosova erdhën vetëm 3 shqiptarë funksionar. Të tjerët nuk i lanë nga acarimi në Kosovë. Tomor Haxhi Rexha solli urime dhe përshëndetje nga populli i Kosovës, veças nga komuna e Istokut dhe e të rinjve… Patëm edhe biseda telefonike nga shqiptarët që na uronin “Festën tonë të përbashkët”. Shumë ambasador, si ai grek, arabë, afrikanë, Amerikës Latine na uruan suksese të mëdha në ndërtimin e Shqipërisë. Qëllimi i pritjes u arrit. Sokrati”.
Një analizë e gjithanshme
Një analizë e gjithanshme. Një analizë e gjithanshme dhe e nivelit të lartë e një përfaqësie, ku patriotizmi dhe besimi në udhëheqjen e Shtetit triumfuan mbi egoizmin dhe ngatërresat. Ashtu, si pa u ndjerë, vitet kalonin njëri pas tjetrit, me ngjarje të rëndësishme. Që regjistronin zhvillime të mëdha ndërkombëtare e rajonale. Se Jugosllavia e pas Titos udhëhiqej nga një diktator i ri, Sllobodan Millosheviçi, dhe Federata po pësonte ndryshime në administratën partiake, shtetërore, në ekonomi, në Armatën Popullore, në trajtimin e 7 republikave e 2 krahinave autonome etj. Kurse stafi i Ambasadës së RPSH përvijonte qëndrimin konstant e parimor, duke iu përshtatur lëvizjeve të brendshme, pa eufori + vigjilencë + punë të palodhshme. Sidoqoftë, si Tirana dhe punonjësit e ambasadës, qenë përputhur me një gjykim se ja vlente një analizë pune 1-vjeçare. Veçse duhej e u ndalë në çështje kardinale dhe autokritikë. Që të sillte një shkundje, rimobilizim dhe rigjallërim të veprimtarive në hapësirën Federative. Ajo analizë u përgatitë me përgjegjësi nga vet Sokrati, për të shprehur hapur gjendjen me konkluzione, një tablo larg euforizmit, duke e vënë emrin e tij në rendin Nr. 1 të lakimit. Priste dhe erdhën nga Shqipëria, si rrallë herë, të dërguar të dashur e të mirëpritur. Nëpër ato meditime përgatitore, ish-stundetit të Moskës, i kujtohej Profesori i lëndës “Diplomacia Europiane”: “Diplomacia, ashtu si nëna e saj historia, është një shkencë shumë komplekse, që kërkon përgatitje të fortë, dëshirë për të përparuar më tej dhe ambicie të madhe. Kjo fjalë e fundit është madhështia dhe varri i diplomatëve!”. “Analizë e punës së Përfaqësisë për v. 1979. Siç kemi vendosur, analizën do ta përqendrojmë në 2 çështje kryesore: përhapjen e zërit të Partisë në Jugosllavi e puna e Përfaqësisë në viset shqiptare të Jugosllavisë.
Shpërndarja e librave të partisë
- Shpërndarja e librave të Partisë. Ndër detyrat kryesore të Përfaqësisë është përhapja dhe shpërndarja e librave të Partisë e të shtetit tonë. Kolektivi është mobilizuar mirë për kryerjen e kësaj detyre me rëndësi të jashtëzakonshme, duke iu përmbajtur udhëzimeve të KQ dhe MPJ. Përfaqësia ka shpërndarë 1630 libra, një numër materialesh, artikuj të “Zëri Popullit” në gjuhë të huaja. Në 3 ambiente kryesore-Agjencive të shtypit dhe korrespondentë të huaj; Trupit diplomatik; Kosovarëve e shqiptarëve në viset e tjera. Kemi pasur reagime pozitive. Mendojmë të plotësohen kërkesat e kategorive të tjera këtu në Jugosllavi që duan botime për takimet e udhëheqësve të mëdhenj, për personalitete shtetërore, pikëpamje për çështje ndërkombëtare etj. Si rregull materialet u janë shpërndarë gazetarëve dhe diplomatëve 2 orë nga mbërritja prej Shqipërie. Korrespondentët e huaj kanë dërguar nga Beogradi artikuj e materiale të ndryshme. Sidoqoftë takimet me gazetarët nuk janë akoma të kënaqshme. Shokët duhet të bëjnë më shumë përpjekje. Gjatë shpërndarjes së librave etj. rëndësi e veçantë i është dhënë ambasadave fqinje, europiane, arabe, afro-aziatike etj. Dhënia shqiptarëve kosovarë etj. është bërë sipas metodës së adoptuar e jo direkte. Shpërndarja nga ambasada vështirësohet për shkak të survejimeve të UDB-s. Në të gjitha qëndrimet, shpërndarjet dhe takimet me gazetarët, diplomatët e shqiptarët, shokët tanë nuk kanë patur gabime në vijë e janë treguar vigjilentë ndaj çdo provokacioni.
Puna e përfaqësisë në viset shqiptare
- Puna e Përfaqësisë në viset shqiptare. Përbën një nga detyrat më të rëndësishme të Përfaqësisë, një çështje të madhe kombëtare dhe lidhur ngushtë me mbrojtjen e Atdheut tonë. Drejtimi ynë kryesor ka qenë afirmimi kombëtar i popullsisë shqiptare në Jugosllavi. Dashuria për Shqipërinë është rritur në çdo drejtim. Politika e Shtetit tonë mes viseve shqiptare ka dhënë rezultate pozitive. Marrëdhëniet e vendit me Kosovën janë shtuar pavarësisht nga pengesat e klikës serbe. Politika e Partisë ka gjetur gjithmonë vend në Kosovë. Por ka pasur edhe manifestime të nxituara të rinisë patriotike, të cilat kanë luajtur rol frenues, se Titua shikon burimin e rritjes së frymës patriotike dhe godet. Në Maqedoni ka pasur shenja pozitive, në fushën e afirmimit kombëtar të popullsisë shqiptare. Në Mal të Zi duhet të ecë më mirë. Viti 1979 ka shënuar një ecje përpara të punës në viset shqiptare, sidomos aktivitetet tona kulturore në Kosovë etj, vise. Informacioni për Qendrën është rritur ndjeshëm për gjendjen në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbinë e ngushtë. Përfaqësia ka qenë dinamike dhe ka patur arritje. Po qëllimi i kësaj analize është të shikojmë, në dritën e rritjes së detyrave të komplikuara që qëndrojnë para nesh, të metat e dobësitë për përpara. Nuk kemi shfrytëzuar mirë gjithë daljet tona në operativitete në viset shqiptare, kur kemi shoqëruar delegacione ose grupet turistike. Përgatitja jonë para se të nisemi ka qenë e pamjaftueshme. Nuk njohim si duhet problemet e Krahinës etj. Për një punë të mirë me shtypin. Pa një punë të mirë me shtypin, informacionin e me kartela, s’mund ta vëmë punën tonë në një nivel shkencor. Puna me Kosovën e viset, marrëdhëniet me ta, aktivitetet, zhvillimet dhe kontradiktat e shumta në viset kanë arritur një nivel, sa ajo nuk duron me ç’të dalë përpara, por duhet të bëhet një jetë e vazhdueshme politike, revolucionare, shkencore dhe të punohet me tendosje. Pritja më e ngrohtë dhe vëllazërore e vizitorëve nga viset presupozon zgjidhjen e problemeve që ata paraqesin. Numri i vizave në grup është rritur, por ato individuale është i pakët. Në fushën e kundra propagandës na mbetet shumë, për ta ngritur Sektorin në nivelin e detyrave në rritje. Ne nuk e ndjekim si duhet propagandën tonë të drejtuar ndaj Kosovës e viseve në varësi me gjendjen në Jugosllavi. Prandaj çdo 15 ditë të japim një pasqyrë të shtypit të këtushëm për Qendrën. Lidhjet midis firmave kosovare e vendit tonë janë shtuar. Megjithatë na mbetet të bëjmë më shumë, sidomos të shtojmë eksportin për Kosovën. Tregtinë, si fusha e marrëdhënieve me Jugosllavinë, ta kthejmë në një mjet të fuqishëm të afrimit të Krahinës me Shqipërinë mëmë. Edhe shërbimet kulturale duhet t’i rrisim. Për të gjitha të metat që përmendën më sipër, përgjegjësi mbaj unë si titullar. Të metat e mija konsistojnë (dhe radhiten disa –VK). Për v. 1980 detyrat janë më të shumta më të rëndësishme. Na duhet një mobilizim shumë i madh dhe i përgjithshëm, një punë e madhe ditë e natë. Sepse situata ndërkombëtare është e acaruar dhe me plot rreziqe. Se gjendja në Jugosllavi pas vdekjes së Titos karakterizohet nga acarime të brendshme, të cilat mund të ndikojnë në marrëdhëniet me Shqipërinë. 120 shqyrtimi i veprimtarisë 1-vjeçare të Përfaqësisë së RPSH në RSFJ kishte krijuar opinione me nota të mira në Udhëheqje, në radhët e diplomatëve e posaçërisht në Titullarët e MPJ. Të asistuarit në atë analizë dhanë përshtypjet, vlerësimet dhe rekomandime, të cilat u shprehën në formulimin zyrtar, përcjellë asaj Përfaqësie. Aty lexonim:
“RPSH
Ministria e P. Jashtme
Tiranë, më 29. 11. 1980
Ambasadës së RPSH, Beograd




















