Historiani Bezati: Si dhe kur u ndërtua pallati dhe pretendimet pa bazë të Kishës

670
Sigal

Dëshmi dhe dokumente nga historiani Kastriot Bezati: E vërteta e konfliktit të pushtetit me kishën për pallatin “Naim Frashëri”

*Historian

 Pretendimet e palëve, Qendrës Kulturore në Përmet e përfaqësuesve të Kishës në këtë qytet, janë në tavolinën e togave të zeza. Secila palë sjellë argumentet. Përballë pretendimeve të Kishës se “.. pallati u ndërtua në muret e kishës…”, pala tjetër sjellë dokumente, harta e skica të kohës në favor të pretendimeve të tyre…

ARGUMENTE KUNDËR JANULLATOSIT

Në shkrimin e botuar në Gazetën Shqiptare më 26.09.2010, Kryepeshkopi Anastas Janullatos ndër të tjera shkruan: “U shkatërrua streha e kishës së vjetër, u përdorën muret e vjetra, u bënë riparime dhe u vendos aty Shtëpia e Kulturës”, ndërsa 3 vjet më vonë,  më 9 shtator 2013, po në Gazetën Shqiptare, Hirësia e Tij, Anastas Janullatos, shkruan: “Muret ekzistojnë edhe sot nga kisha e vjetër” (!!!) dhe se “Znj. Vasilika Cicko, në një relacion të sajin (24.02.2004) shënon: “Pas kontrollit të aftësisë mbajtëse të ndërtesës ekzistuese, u konkludua se muret perimetrale të saj ishin në gjendje statike të mirë dhe të afta për të përballuar ngarkesat që ato do të përballonin dhe për këtë arsye ato u ruajtën të paprekura”.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf