Sefer Pasha: Ja rrëfimet e ish-Drejtorit të Drejtorisë së dytë për skenarin e shoqëruesve në mbledhjen e 81 partive në Moskë

1207
Sigal

Bisedat me Sulo Gradecin, të pathënat për Vlorën dhe Drilonin dhe pse nisi “gjuetia e shtrigave” në Festivalin e 11-të

Kronika e kujtimeve të Jaup Dabullës të mbledhura nëpër boçet me gjëmba të një jete në ankth e teh shpate.

-Halili i qe qarë Jaupit për të birin, Enver Hoxhën. Vazhdonte pikëllimi për vrasjen e dhëndrrit, Bahri Omarin.

-Të kushërinjtë në Palorto i kishin thënë më mirë ty Halil të kishte vdekur ky Enveri, se ai djali tjetër që qe flori

– Jaup Dabulla dhe Garda e siguroi Enver Hoxhën gjatë vizitave në Tropojë, Korçë, Vlorë, Grapsh e kudo që ai shkoi.

-Nuk lënë pa përmendur dhe skenarin e shoqëruesve në mbledhjen e 81 partive në Moskë. Ata i hedhin poshtë me neveri librat biografik që janë botuar për Enver Hoxhën.

– Një nga shoqëruesit që kishte qenë në Dragobi e kishte parë Enver Hoxhën të mbushte sytë me lot kur malësori i tha atë shprehjen e famëshme se: – “Shqiptarin se ka lindur Lokja prej barkut, por huta prej çarkut”.

-Enver Hoxha nuk qeshte kurrë, por humori i Jaupit  ja hiqte serizitetin

– Problem Jaupi kishte sigurimin e Mehmet Shehu pasi nuk i shikonte dot me sy korbat dhe as i dëgjonte kaokrramat e tyre

-Sulo Gradeci i tha Jaupit se Enverit që po pushonte në Drilon si kishin pëlqyer këngër e Festivalitë të 11

– në Ujin e Ftohtë, Vlorë  ku Enver Hoxha pushonte takoi rastësisht 3 punërorë që mbilidhnin portokalle  duke mos ngtnë asnjë kokër

-Ata i thanë se këto porokalle janë mbledhur për ju

 

Sefer PASHA  

-Dhe Jaup Dabulla qeshte me Halil Hoxhën nëpër vendrojet e Bollokut. Flisnin dhe për miqtë që kishin lënë në Girokastër. Bëmat midis Jaup Dabullës dhe Halil Hoxhës nuk kishin të sosur. Një mëngjes tek oficeri i rojes në hyrje të Bllokut, aty ku sot mbaron rruga “Pjetër Bogdani”, kishte shkuar Halil Hoxha dhe i kishte thënë oficerit të rojes, që të lajmëronin Jaupin, që ai të vinte e të takohej me të. Për fat Jaup Dabulla qe ndodhur në vendrojen numër 3, ballë për ballë me shtëpinë e Enver Hoxhës. Dhe që të dy ishin takuar tek kafeneja në buzë të rrugës. Halili i kishte treguar miqësisht Jaupit si gjithnji se çfarë i kishte ndodhur një natë më parë. Përpara postbllokut të vilës së Beqir Ballukut, ku është taverna me raki dhe bërxolla qe ndodhur Halil Hoxha. Tek dera hyn nallbani i lagjes Palorto i kishte thënë Halil Hoxha, Jaup Dabullës, i shoqëruar me disa gjirokastrit të tjerë. Nallbani kishte të bënte me Haki Toskën. Ai i kishte thënë të zotit të lokalit që ta mbyllte tavernën. Do ta paguante sa i bënte qiraja, se do pinin, do të hanin dhe do të këndonin labçe. Nallbani i kishte thënë gjithashtu të zotit të tavernës, që vetëm atë plakun me kapele të zezë nuk do ta nxjerësh jashtë. Për të do të paguajmë ne. Kështu kishte nisur rakia me dolli dhe kënga për shtatë palë qejfe e Gjirokastrës. Halil Hoxha qe vonuar dhe kur kishte shkuar në shtëpi, Enveri, e kishte pyetur se përse ishte vonuar. Kishte frikë se mos i ngulnin ndonjë thikë si babai i Enver Hoxhës. Halili e kishte sqaruar të atin se ç’kishte ngjarë. Ai që e kishte bllokuar taverën qe nallbani i lagjes Palorto, Ferhat Manga. Të nesërmen nallbani Ferhat Manga kishte shkuar tek Haki Toska dhe i kishte kërkuar atij, që t’ja ulnin pak taksën, se qe e lart, dhe nuk e paguanin dot. Haki Toska i shkon në zyrë Enver Hoxhës dhe me terezi ja thotë shqetësimin e nallbanit të Palortos. Jo, i qe kthyer Enver Hoxha. Nallbani Ferhat Manga natën që shkoi kishte mbyllur e kishte paguar tavernën përpara Bllokut. T’i paguaj taksat sa i takojnë si derri. Po atë ditë Halili i qe qarë Jaupit për të birin, Enver Hoxhën. Vazhdonte pikëllimi për vrasjen e dhëndrrit, Bahri Omarin. Të kushërinjtë në Palorto i kishin thënë më mirë ty Halil të kishte vdekur ky Enveri, se ai djali tjetër që qe flori. Djalin që i vdiq Halili e çonte në Çajup për ta kuruar nga tubrkulozi, por as Çajupi nuk i bëri dot derman.

 Bisedimet me kolegët e Jaup Dabullës shpesh nuk ngjizin në magjen e librit që po gatuaj për të.

 

Kolegët një e dy dhe të tregojnë sesi Jaup Dabulla dhe Garda e siguroi Enver Hoxhën gjatë vizitave në Tropojë, Korçë, Vlorë, Grapsh e kudo që ai shkoi. Nuk lënë pa përmendur dhe skenarin e shoqëruesve në mbledhjen e 81 partive në Moskë. Ata i hedhin poshtë me neveri librat biografik që janë botuar për Enver Hoxhën. Enver Hoxha ishte tjetër gjë. Një nga shoqëruesit që kishte qenë në Dragobi e kishte parë Enver Hoxhën të mbushte sytë me lot kur malësori i tha atë shprehjen e famëshme se: – “Shqiptarin se ka lindur Lokja prej barkut, por huta prej çarkut”. Megjithatë duke e qëmtuar jetën e Jaup Dabullës fije për fije, lule për lule, e lis pas lisi, të dalin përpara copra prozash,  që të lënë pa mend. Jaup Dabulla qe bërë i dashur për shumë personalitete të kohës. Mos i dëgjoni ato që thuhen sot. Një nga ministrat e kohës e kishte njoftuar Jaup Dabullën që të paraqitejn urgjent në vilën e tij në Bllok. Dhe Jaup Dabulla shkon në orën që kishte porositur ministri. Hap derën dhe e gjen ministrin në verandë duke pirë verë me “të dashurën” e tij, e që përflitej gjer tek Enver Hoxha. Kur e pa ministri Jaup Dabullën u habit. Kishte harruar se pikërisht në këtë orë duhej të paraqitej tek vila e tij. Minstri me buzëqeshje i thotë Jaup Dabullës se rojet e Gardës po i hanin rrushin pa u pjekur mirë. Jaup Dabulla u skandalizua. Kjo nuk kishte ngjarë në Gardë. E lë ministrin me “të dashurën bjonde” dhe bën në baçen e madhe një kontroll të imët. Dunavatasin e shpëtoj zgjuarsia natyrale. Ai gjeti nëpër mure e shtratin e hardhive gjumë të kunadheve dhe të nuselaleve. Ato kishin filluar ta hanin rrushin pa u pjekur mirë. Kishte ndodhur dhe në vila të tjera. Pa ja prishur terezinë ministrit ja rrëfen se çfarë po ndodhte me kunadhet dhe nuselalet. Dhe ministri qe bindur. I kam parë me sytë e mi nuselalet, kunadhet dhe ketrat, i kishte thënë ai. Vijnë që nga vila e Tuk Jakovës. Për këtë detaj pyeta shumë veteran të Gardës, dhe më thanë se na ato mote, kur Tirana ngjante me një fshat të madh, në të gjitha baçet e vilave të Bllokut kishte sidomos nuselale dhe kunadhe. Vinin natën që nga kodrat e Tiranës dhe i ngrinin strofkullat nëpër muret rrethues dhe nën rrënjët e hurmave dhe të mollëve. Janë edhe tani.

Jeta e Jaup Dabullës për një periudhë kaq të gjatë në shërbimet e Drejtorisë së Dytë gjersa arriti të dal në pension, pa ju futur një gjëmb në këmbë të vë në mendim.

 

Ku e gjeti Jaup Dabulla çelësin e artë.

Edhe ish kolegët e bëjnë këtë pyetje. Përveç aftësive të tia të padiskutushme profesionale atë e favorizoi edhe të qenit nga Gjirokastra. Enver Hoxha e ka njohur Jaup Dabullën. Ndofta qysh në rini. Por nuk mund të broçkullisim kot. Kujtimet e lëna nga Jaup Dabulla nëpër kafene dhe udhëve të Bllokut më bindën se ai ishte takuar disa herë me Enver Hoxhën. Thonë se Jaup Dabulla e ka bërë dhe për të qeshur. Enver Hoxha nuk qeshte kurrë. Gjatë pushimeve në Drilon Enver Hoxha ka pirë kafe me Jaup Dabullën. Dhe ka qeshur kur Jaup Dabulla i ka treguar bëmat e pijanecit më të madh të Gjirokastrës. Pijaneci i madh, Mellani, qe rrëzur i dehur tek Sokakët e të Marrëve dhe qe bërë gjak. I rrëzuar Mellani i thoshte vetes: – “Ti Mellam copë e çika të bëhesh. Vetëm kjo shishja (bocja) që është plot me raki, dhe rëndon në xhepin e xhaketës ushtarake të mos pësojë gjë. Po tjetër i thoshte Enver Hoxha? I përgjigjej Jaup Dabulla. Vajti i deleguari nga Gjirokastra në Golem. Pasi i foli popullit nën hijen e gorricës, ai, u thotë fshatarëve burra e gra: – “Pa më thoni si ju dukem unë?”.  “Si një guri i bardhë në një vend të sheshtë” u përgjigj në kor i gjithë fshati. Po ndonjë gjë që nuk e kam dëgjuar e ngiste Enver Hoxha, Jaup Dabullën. Të them atë të golemasit, që do të pranohej në kooperativë. Golemasi i tha Marksit në portret se “ti a derëbardhë nuk qenke rruar që t’më marësh bagëtitë e të më futësh mua në kooperativë”. Lëre këtë i thotë Enver Hoxha. Këtë e kam dëgjuar nga Adili (Çarçani). Si është ajo që tregojnë për Lame Senicën e nguci sërish Enver Hoxha, Jaup Dabullën. Lame Senica, shoku komandant, qe si punë piktori. Gjirokastritët thonë se ai qe thjesht një bojaxhi. Para se të vdiste Lame Senica ka thënë këto fjalë: – “Botë moj! Të dhashë të gjitha bojërat e të gjitha ngjyrat. Po ti nuk marke bojë e as ngjyrë. Në djall vafsh!” Enver Hoxha kënaqej me personazhet e çuditshëm të Gjirokastrës, me gjithëse i kishte dëgjur me dhjetra herë.

Gjatë gjithë jetës së tij Jaup Dabulla u ndesh me situata nga më të habitëshmet e që ju desh t’u jepte zgjidhje. Megjithëse Mehmet Shehu kishte grupin e tij të shoqërimit, Jaup Dabullës, në mardhënie me kryeministrin e pazakontë ju desh të kapërxente e të hiqte mbi kurriz dhe huqet e paranojat e një njeriu që kurrë nuk qe normal. I ditur dhe i egër gjer në marrëzi. Këtë dunavatasi e ndjente dhe i frikej. Sa herë që e shoqëronte me shërbime Jaup Dabullës i duhej të merrte një masë që nuk ishte fare e kollajt. Mehmet Shehu nuk i shikonte dot me sy korbat dhe as i dëgjonte kaokrramat e tyre nëse, ai, do të ishte në ndonjë vilë në rrethe, por sidomos kur shkonte për gjueti. Po a mundet që të trembeshin korbat? Edhe kur i vrisnin me çifte para se të vinte Mehmet Shehu ato nga pikat e gjakut më shumë shtoheshin. Dhe ja ashtu me të keq ushtarakët e Drejtorisë së Dytë dhe të Gardës, herë me të bërtitura e herë me gur e me të shtëna me çifte, i largonin korbat nga vendi, ku kishte ardhur Mehmet Shehu. E megjithatë kur pyeta për këtë detaj më thanë se gjatë gjuetisë së derrave të egër në Bogovë të Skraparit, Jaup Dabulla, tek po ripte një derr të egër i thotë me të qeshur Mehmet Shehut. Me derrat shoku Kryeministër e kemi më të lehtë. Belanë kemi ndezuar me korbat. Dhe Mehmet Shehu, që dinte të bënte dhe shkaka ja kishte kthyer Jaup Dabullës dhe gjahtarëve me atë këngën e vjetër, të cilën e kishte recituar: – /O ju korba mos më hani/Sytë e zezë ju mos m’i ngani!/

Vjelja e kujtimeve të ish kolegëve të Jaup Dabullës, që ende janë gjallë, më çoi në përfudimin se Jaup Dabulla mbijetoj në diktaturë në rradhë të parë se ishte i sinqertë. Ai rridhte nga një familje punëtorësh të lidhur me luftën Nacional – Çlirimtare. Kjo ishte e gjithë pasuria e tij. Pikërisht për këtë arsye ai tregohej i vëmendshëm në detyrë. Sa qe zhvilluar festivali i njëmbëdhjetë në Radio – Televizionin Shqiptar në dhjetor te vitit 1972 dhe Enver Hoxha pushonte në Drilon. Sulo Gradeci kishte shkuar një ditë më parë për të marrë marë masat paraprake. Ditën e tretë e zëvendësoi Jaup Dabulla. Para se të ikte Sulo Gradeci i kishte thënë se shoku Enver është i nervozuar. E kishte dëgjuar me veshët e tij. Sulua kishte qenë në dhomë kur Enver Hoxha po dëgjonte në magnetofon këngët e festivalit, që kishin bërë bujë. Këngët i dëgjonte me shumë kujdes i kishte thënë Sulo Gradeci. Kur po dëgjonte këngën “Erdhi pranvera” e kishte ndalur magnetofonin tek vargu: – “Erdhi pranvera, por unë nuk e besova”. “Pse nuk e besova a të plaçin sytë!” kishte gërthitur Enver Hoxha, dhe e kishte mbyllur magnetofonin. Ramiz Alisë i kishte thënë që të nisej urgjent për në Pogradec. Kaq i kishte thënë Sulo Gradeci dhe qe larguar për në Tiranë.Jaup Dabulla, që se kishte ndjekur rregullisht festivalin kishte mbetur i hutuar. Për ca këngë i kishte thënë vetes Jaup Dabulla të bëhet qameti. Vite më vonë ka rrëfyer Jaup Dabulla ai e mban mend se, natën që iku Sulo Gradeci për në Tiranë, Enver Hoxha nuk kishte fjetur gjumë. Festivali i njëmbëdhjetë ja kishte prishur gjumin. Në mëngjes Enver Hoxha ishte çuar më herët se ditët e tjera. Kishte pirë kafen dhe po priste që makina nga Tirana t’i sillte shtypin. Por për dreq atë ditë makina e shtypit kishte pësuar difekt në Qafë Thanë. Kjo e kishte rënduar edhe më tepër nervozizmin e Enver Hoxhës. Në orën shtatë ai e donte shtypin në tavolinë. Qe bërë problem. Dhe Jaup Dabullës i kishin dhënë masë disiplinore kot së koti. Nuk e harronte kurrë.

             Jaup Dabulla u plak pranë shërbimeve të Enver Hoxhës.

 

Megjithatë për takimet e bisedat me Enver Hoxhën foli e tregoi me dhimbje. U ndodh në Vlorë në vilën, në Ujin e Ftohtë, ku Enver Hoxha shkonte kohë pas kohe. Një mbasdite Enver Hoxha po shetiste në baçen e madhe me limona e portokalle. Poshtë përroit që vjen nga Shashica, Enver Hoxha, shikon një tym që dilte nga një zgërq. U afrua. Aty pranë zjarrit tre punëtore që mblidhin portokalle po thekinin bukën e pa hanin drekë me turshi, gjizë e nga një kavanoz me dhallë. Punëtoret kishin aty afër shtatë arka plot me portokalle. Enver Hoxhës i bën përshtypje, që pranë zjarrit nuk po shihte asnjë lëkurë portokalli. I kishte pyetur se përse nuk kishin ngrënë asnjë kokërr portokalleje, dhe punëtoret e vilës i qenë përgjigjur se portokallet ishin për Shokun Enver. Pasi i kishte përqafuar Enver Hoxha i kishte thënë drejtorit të vilës qeveritare, që të shtatë arkat me portokalle t’i çonin në shtëpitë e punëtoreve në qytetin e Vlorës. Me këtë ngjarje që kishte ndodhur ishte njohur edhe Jaup Dabulla, që ishte me shërbim. Dhe u veprua si tha Enver Hoxha. Të shtatë arkat me portokalle u dërguan në familjet e punëtoreve. Të nesërmen Enver Hoxha e kërkon Jaup Dabullën dhe e pret në hollin e vilës. Jaup Dabulla ka treguar shumë vite më vonë, se kur ishte përballuar me Enver Hoxhën nga emocioni, ai qe qorruar. Bota i qe bërë mjegull dhe nuk shikonte nga sytë. Vetë Enver Hoxha e kishte qetësuar dhe për një gjysëm ore e kishte pyetur dhe për gurët e Dunavatit. Pastaj Enver Hoxha i kishte thënë nëse portokallet sipas porosisë së tij u vajtën punëtoreve të vilës. Finoku, Jaup Dabulla, si të gjithë gjirokastritët kishte guxuar dhe i kishte thënë Enver Hoxhës gjënë më të bukur. Njëra nga punëtoret, kishte thënë Jaup Dabulla, është jevg dhe banon në lagjen Topana të Vlorës. Asaj i dërguam me makinën e vilës tre arka se ka tetë fëmijë. E pyeta sot në mëngjes kishte vazhduar Jaup Dabulla, nëse i mori portokallet, dhe ajo i qe përgjigjur se të gjitha portokallet burri dhe fëmijët i varen si gërsheta në bufe, nëpër divana, në mur, në ballkan dhe në guzhinë. Dhe nuk hëngrën asnjë kokërr portokalle. Na i ka dërguar xhaxhi Enver kishin thënë fëmijët duke duartrokitur. Nuk i luajmë. Kishin ardhur dhe fëmijët e mëhallës dhe i përkëdhelnin. Enver Hoxha nuk kishte folur asnjë fjalë. Ai e kishte porositur kamarierin që t’i mbushej Jaup Dabullës një gotë të plot me raki rrushi.

Në shërbimet mjeshtërore të Gardës Jaup Dabulla shpesh u ndesh edhe me fenomene të pabesueshme. Siç është thënë dhe në një paragraf të këtyre kujtimeve, të paautorizuara nga Jaup Dabulla, në vilën e Beqir Ballukut kishte nuselale dhe kunadhe. Sulo Gradeci pa nuselale dhe kunadhe dhe tek vila e Enver Hoxhës. Në shtëpinë e Rita Markos nuselalja ishte futur dhe brenda në shtëpi. Nuk merret vesh se kush e tha i pari, por ajo e thënë krijoj një shqetësim jo të pakët. Nuselalja nuk kafshon. Por ajo brenda në frymën e saj ka një helm pa aq të rrezikshëm sa ai i gjarpërit, në mos më keq. Nëse nuselalja të fryn me frymën e saj dhe fryma të prek ajo të paralizon dhe të helmon. Kjo gjë, që filloi të përflitej tek mjekët, e çuditi Jaup Dabullën siç e ka pohuar vetë kur doli në pension. Por Jaup Dabulla këtë mersele nuk e besoj dhe këtë gjë ua tha edhe mjekëve. Megjithatë ai u tregoj mjekëve se kur kishte qenë i vogël kishte shkuar me shokët në Lazarat me të cilin kufizohet edhe Dunavati. Në Lazarat kishte dëgjuar se nuselalja ka helmuar të dy qetë e parmendës dhe të zotin. Por ky tregim kishte mbetur në memorien e Jaup Dabullës si një përrallë nga Lazarati. Gjithsesi, u hodh ideja nga mjekët që të hidhet një lloj ilaçi në foletë e nuselaleve të ndërtuara brenda baçeve të Bllokut. Ato do të ngordhnin pa ndonjë zarar. Po ky mendim u kundërshtua. Jaup Dabulla nuk e mori vesh kurrë se kush urdhëroi, që të mos ngacmohen as nuselalet, kunadhet dhe ketrat. Dhe ato vallzuan në vilat e Bllokut gjithë jetën. Edhe pas përmbysjes së socializmit, hapjes së Bllokut, betonimit të tij dhe gjëmimeve të kallashnikovëve të nëtëdhjetë e shtatës, nuselalet dhe kunadhet mbijetuan. Shfaqen edhe sot.

Këto vite që kemi gërmuar nëpë Dunavatin (Bllokun) e Jaup Dabullës për të gjetur ndonjë bllok shënimesh, qoftë dhe të zakonshëm, u njohëm nga miqtë e tij me përvoja shërbimesh, ndonjëherë dhe të hidhura. Enver Hoxha kishte qenë në një fshat të Gjirokastrës për vizitë të zakonshme pune, siç bënte ai. Jaup Dabulla drejtonte shërbimet. Si në çdo fshat e qytet, ku shkonte Enver Hoxha, dhe në fshatin e Gjirokastrës planin e shërbimeve me detaje e spostoi rastësia. Kur shkonte Enver Hoxha nëpër trapeze populli ngrihej në këmbë me gota rakie e mish të pjekur e gatime fshati nëpër pjata. I afroheshin qindra duar me gota e pjata të mbushura plot. Shërbimet e gardës ndodheshin në vështirësi. Se çfarë do të bënte Enver Hoxha me popullin, ai, e ndërtonte vetë aty për aty skenarin. Qëllonte që Enver Hoxha t’u merte njerëzve gotat e rakisë, që i afroheshin dhe ndonjë copë mish të pjekur. Kështu ndodhi dhe në fshatin e Gjirokastrës, ku ai kishte shkuar për vizitë. Në një trapezë merr një brinjë keci e provon atë, pi pak raki dhe ia bën iso në këngën labe. Mbasdite Enver Hoxha kthehet tek ajo, që në ato vite quhej, Shtëpia e Pushimit, e që ishte mbi shkollën petagogjike “Pandeli Sotiri”. Jaup Dabulla pasi tërhoqi shërbimet, ku qe Enver Hoxha për vizitë, vjen për të parë shërbimet tek vila, ku ai do të kalonte natën. Aty Jaup Dabulla merr vesh nga mjekët se Enver Hoxha kishte pësuar një helmim të lehtë nga ajo brinja e kecit me shumë yndyrë. Jaup Dabulla qe bërë një dorë njeri. Tek porta ai ishte takuar me Haki Toskën, i cili e kishte shoqëruar Enver Hoxhën në Gjirokastër. Çfarë ke që je bërë si ata gurët e kalasë i kishte thënë Haki Toska, i cili e mbante gjithnji afër Jaup Dabullën edhe si gjirokastrit. Dhe Jaup Dabulla duke përfituar nga njohja i thotë: – “Eh more shoku Haki!. Nuk do gërmuqaja (shtëpia) të bjer miell.”. Kur të gjitha shërbimet kishin qenë të bardha gjendet një brinjë keci e “paudhë”. Haki Toska e kishte qetësuar, dhe i kishte thënë që të mos bëhej merak Drejtoria e Dytë. Shoku Enver ishte shumë mirë.

Jeta e Jaup Dabullës siç thonë kolegët ,që janë gjallë u trazua pas goditjes së grupeve armiqësore në ushtri, në ekonomi dhe në arte. Dunavatasi i thekur nga natyra nuk po merrte vesh se ç’bëhej? Por e thoshte shpesh se heshtja është flori. Në ato kohë Jaup Dabulla u takua në Tepelenë me atë gruan e bukur, që përflitej në Bllok si e dashura e një Anëtari të Byrosë Politike. Me  gruan e bukur kishte pasur dhe një gërvishtje, kur e kishte kërkuar ish- ministri, se gardistët po i dëmtonin rrushin. Por ato ishin nuselalet dhe kunadhet, që ditën fshiheshin në Dajt e Sauk,  e natën bënin dëme në baçet e Bllokmenëve, ku kishin dhe “shpellat”. Gruan e bukur të Bllokut Jaup Dabulla e takoi në Tepelenë, kur ajo qe internuar. Qe katandisur si mos më keq. Burrin në burg dhe miku i saj i përfolur qe pushkatuar. Rrethanat e prunë që Jaup Dabulla me gruan e bukur të bisedoj gjatë. Dhe intimitete. Vetë ajo e kishte hapur bisedën e mbrëmjes së nuselaleve dhe të atyre që thuheshin lart e poshtë në Bllok. Ajo gruaja, që vazhdonte të ishte e bukur dhe në Tepelenë, nuk kishte qenë kurrë e dashura e ish ministrit të pushkatuar. Kishin pasur miqësi familjare dhe se e ftonin për të bërë byrekët për të cilët ajo ishte e paparë, dhe ai ministri hante një byrek të tërë. Ministri i pushkatuar nuk i kishte propozuar kurrë. Nëse ai do ta kishte provokuar ajo do ta pranonte. Por kjo nuk kishte ndodhur. Ai me të shoqin e saj publicist, ishin miq të ngushtë. Jaup Dabulla qe prekur nga tregimi i gruas së bukur fatkeqe dhe e kishte besuar. Pas përmbysjes së socializmit dhe mbërritjen e erës së demokracisë u hap kjo histori e mbyllur me gjak. Bile u përgojua dhe në shtyp. U tha sikur njëri nga djemtë i ngjante ish ministrit. Dhe Jaup Dabulla e tha ku mundi, se kjo gjë nuk kishte ngjarë. Ishte dëshmitar. Por ne jemi të liq thoshte nëpër tavolina.

Nesër do lexoni:

– Si këndonte Mehmet Shehu në dhomën e hotelit në Moskë që përgjohej nga Hrushovi, këngën: Me një degë manxuranë, o Enver do fshish odanë

-Si e kritikoi Kadri Hazbiut, Jaupin pasi kishte hyrë në shtëpinë e një ish-ministri që më vonë u dënua

  • Adil Çarccani i kërkonte Jaupit ti tregonte histori dhe pastaj ja tregonte Enverit
  • E pabesueshme, Jaupi takoi para shtëpisë së Enverit, Besim Zekthin të cilin se ndaloi asnjë roje
  • – Besim Zekthi: Enver Hoxha në koncertin “Vallja e Shqiponjave” më tha: – “Mirë Besim, mirë, por ishe një hero i shkëputur nga masa….