Zbardhet vizita tepër sekrete e Çe Guevarës në Shqipëri

1468
Sigal

Si u organizua vizita dhe çfarë u bisedua me Çe Guevarën në ambasadën shqiptare  në Havana”. Rrëfimi i diplomatit që e priti në Rinas, takimi i Çe Guevarës me Mehmet Shehun, dhurata e veçantë dhe plani sekret. Takimi pas 10 vitesh me nënën që mbërriti nga Argjentina dhe shënimet e Enverit në ditarin sekret

Ekskluzive/ Zbardhet për herë të parë vizita tepër sekrete e Çe Guevarës në Shqipëri.

CUBA – CIRCA 1996: Alberto Korda and Che Guevara in Cuba in 1996. (Photo by Francois ANCELLET/Gamma-Rapho via Getty Images)

Takimi mistik me Mehmet Shehun dhe plani sekret

 

Mehmeti i dhuroi një automatik, Çe Guevara u ul në gjunjë dhe e puthi grykën e armës

 

Gazeta “Telegraf” zbardh për herë të parë të vërtetën e vizitës sekrete të Ernesto Çe Gueivarës, i cili në një pjesë të botës njihej si njëri prej simboleve të komunizmit botëror,  ndërsa në pjesën tjetër si terrorist. Ishte një ditë e ftohtë e fillimit të vitit 1960, kur heroi i luftërave ilegale të Kubës, mbërriti në Rinas. Binte një shi i imët që shkrinte ngricat e aeroportit, ndërkohë që vizita e tij po shkrinte edhe më shumë akujt e marrëdhënieve dypalëshe që kishin nisur më parë. Misioni i tij ishte i fshehtë dhe asnjeri prej atyre që shoqëruan Çe Guevarën nuk e mori vesh ndonjëherë se çfarë bisedoi ai me kryeministrin shqiptar, Mehmet Shehu. Ky mision është kyçur për 49 vjet me radhë në kasafortat e arkivit të shtetit si edhe në kartotekën e kujtesës së Mehmet Shehut. Sot po zbardhet për herë të parë, për lexuesit e gazetës “Telegraf” një pjesë e bisedave të tij me Mehmetin, në prani të dy diplomatëve të tjerë. Por jo biseda e plotë e Çe Guevarës me Mehmetin, apo me drejtues të tjerë të lartë. Kështu që plani i ardhjes së tij në Tiranë ka mbetur një mister. Por le ta tregojmë me radhë mbërritjen e tij në Rinas, sigurimin e rrugës ku eci ai, si edhe takimin supersekret me Mehmet Shehun, apo me drejtuesit e tjerë të lartë të shtetit komunist shqiptar të asaj kohe. Kanë kaluar 49 vjet por njerëzit që ishin prezentë në takimin e Çe Guevarës me Mehmetin ende nuk pranojnë të identifikohen. Nëse do ta bënin këtë identifikim para vitit 90-të ata do të pushkatoheshin në vend, por gjithsesi edhe sot shumica e atyre që e takuan Çe Guevarën jetojnë ende me ankthin e pasojave që mund të kenë nga çdo lloj rrëfimi. Por kohërat kanë ndryshuar …

G.D

 

Rrëfen diplomati Z. A. që e priti në Rinas:  “Ja e vërteta, e takimit të Çe Guevarës me Mehmet Shehun”

Nga Jovan Jano

Me gjithë këmbënguljen time të vazhdueshme, diplomati shqiptar, Z. A., asnjëherë nuk ka dashur të identifikohet dhe ta bëjë publik emrin  lidhur me historinë e takimit të fshehtë midis ish-kryeministrit shqiptar, Mehmet Shehut me Çe Guevarën, ku ai ka qenë prezent. Me këtë kusht, duke e respektuar mikun tonë të nderuar nuk po ia përmendim emrin, ndërsa historine po. Ja rrëfimi i tij i plotë:

“…Për Ernesto Çe Guevarën nuk dija shumë gjëra. Kisha lexuar diçka nga shtypi huaj,nga I cili informohesha në mënyra krejt të ndryshme. Shtypi perëndimor e paraqiste si “terrorist”,gati-gati të çmendur,ndërsa shtypi i disa prej vendeve të lindjes e jepte krejt ndryshe: e paraqiste si një mjeshtër të gueriljeve,si një ndezës i shkëndijave revolucionare, si një revolucionar shëtitës…

Kisha marrë detyrën që ta prisja në Tiranë. Ashtu bëra..Vizita e tij bëhej e fshehtë, sepse kështu ishte kërkesa e tij, por edhe rrethanat politike të asaj kohe e bënin edhe më të fshehtë këtë vizitë. Ishte koha kur marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik ishin çekuilibruar. Aq sa dija, ose më saktë, aq sa mund të dija në atë kohë, kuptoja se Çe Guevara ishte me të vërtetë një revolucionar, por si të thuash, një revolucionar i një tipi të veçantë. Afërsisht i atij formimi ishte edhe Fidel Kastro. Më në fund avioni mbërriti në Rinas dhe ai zbriti nga shkallët e avionit.

Teksa e takova në çastin sapo mbërriti, Çe Guevara qëndronte i heshtur. Ndoshta ndjehej i lodhur. Ndoshta ndjehej i vetmuar, në një vend krejt të panjohur për të. Këtu në Shqipëri ndjeheni si në shtëpinë tuaj,- mdërhyra unë kur vura re se Guevara tregohej gjysmë i hutuar. Ishte fillimi i vitit 1960. Ai s’ishte më shumë se 32 vjeç. Me fytyrën e tij plot qime e me sy të shndritshëm, ai mundohej të fuste në dritën e vështrimit të tij, sa më shumë hapësirë nga natyra e Tiranës e sidomos nga masivi gjigant i malit Dajt, që si monument kolosal i natyrës i mahnit të huajt për pozicionin gjeografik, që ka. Detyrën e kisha marrë tepër të përcaktuar: ta çoja në takim me kryeministrin shqiptar, Mehmet Shehu. Me aq sa mund të nuhasja unë në atë kohë, por edhe me gjithçka ngjau më vonë, vizita e Çe Guevarës ishte tepër konspirative. Ishte një vizitë, siç mund ta gjykoj tani, për t’i dhënë mikut kuban një përvojë shqiptare, ndoshta për t’i korrigjuar ndonjë ide rreth mënyrës se si piqen e shpërthejnë natyrshëm revolucionet popullore. Pra ishte një frymëzim për akte revolucionare.

…Vetura na zbriti drejt e përpara dyerve të Kryeministrisë. Gjithçka ishte sajuar në atë mënyrë, që mysafiri të paraqitej tek Kryeministri shqiptar si një mik i huaj i popullit tonë. Edhe shtypi, siç do të vihej re më vonë, do t’ia kalonte heshtjes këtë ngjarje politike. Madje, nuk do të kishte asnjë dokument zyrtar. Të gjitha dokumentet u zhdukën. Aq konspirativ u mbajt ky takim, sa edhe sot e kësaj dite edhe personalitetet më në zë të Partisë Punës e të Shtetit nuk dinë asgjë.

Por, le të vazhdojmë më tej: Kryeministri shqiptar, Mehmet Shehu, ishte luftëtar i shquar i Brigadave Internacionaliste në Spanjë, ish-komandant i talentuar i Brigadës së Parë Sulmuese Partizane, legjenda e luftës partizane dhe udhëheqës i shquar i Shtetit Shqiptar, e priti me shumë përzemërsi. Në këtë takim ishim të pranishëm vetëm katër vetë. Është kënaqësi për ne që ju kemi pranë, sepse ju jeni një përfaqësues i madh i popullit kuban, – e nisi afërsisht, kështu bisedën, Mehmet Shehu, i cili vijoi – Kontributi juaj për popullin dhe revolucionin kuban është shumë i madh. Ju me këto energji dhe këtë moshë të re, që keni, përfaqësoni shembullin më të madh për gjithë ata revolucionarë, kudo në botë, që jetën ia kanë kushtuar fatit të popujve të shtypur e të mjeruar – përfundoi kryeministri Shehu.

Më pas, Mehmet Shehu i tregoi mikut nga perla e Karaibeve, historinë e lavdishme të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, rolin udhëheqës të Partisë Komuniste, kontributin e jashtëzakonshëm të Frontit Antifashist Nacional-Çlirimtar në bashkimin e popullit dhe mobilizimin e tij për luftë të armatosur kundër pushtuesve të huaj dhe tradhtarëve të vendit. Më pas Kryeministri shqiptar u ndal tek roli përcaktues i udhëheqjes së Partisë përmes shembullit konkret të masës së saj. Pa u bërë e ndërgjegjshme masa e popullit për domosdoshmërinë e ndryshimeve dhe pa qartësinë politike dhe vendosmërinë revolucionare të shtabit drejtues të revolucionit, unitetin dialektik të faktorit të jashtëm me atë të brendshëm, as që mund të mendohet një fitore e mundshme e popujve të shtypur e të mjeruar. Ne shqiptarët mendojmë se që të fitosh në një revolucion duhet patjetër të kesh një parti me program minimal dhe me program maksimal. Në programin minimal duhet të shfrytëzohen mundësitë që të jep demokracia borgjeze. Ndërsa në programin maksimal partia duhet të veprojë edhe në ilegalitet, duke ruajtur strukturat drejtuese, të afta për t’iu përshtatur situatave, që krijohen, – i tha mikut nga Kuba, midis të tjerave Kryeministri, Mehmet Shehu. Në ekspozenë e tij Çe Guevara paraqiti një pasqyrë të shkurtër të asaj,që kishte çuar në përmbysjen e diktatorit Batista dhe në fitoren e revolucionit. Ndërkohë ai shfaqi disa nga pikëpamjet që kishte, lidhur me ndezjen e revolucionit dhe hedhjen e popujve në flakët e luftës për liri dhe drejtësi shoqërore. Çe Guevara, me sa kuptohej, rëndësi i kushtonte, gjatë ekspozesë, rolit përcaktues të revolucionarëve të vendosur dhe profesionistë, me ideale të mëdha, duke parë tek këta të fundit, faktorin numër një të përmbysjeve të mëdha revolucionare. Dhe shembull konkret jepte Kubën. “Nuk duhet të humbasim shumë kohë me parti politike qofshin ato edhe revolucionare. Kudo ku ka diktatura fashite, sidomos në Amerikën Latine duhet të krijohen vatrat e zjarrit, pra, fokizmi. Dhe kjo të bëhet në zonat periferike dhe prej andej të nisin sulmet. Populli do të na kuptojë, do na mbështesë dhe do të bashkohet me ne. Kështu vepruam në Kubë dhe fituam kundër diktatorit Batista,”- tregonte për eksperiencën kubane, Çe Guevara. Nuk ishte e vështirë të kuptohej se midis bashkëbiseduesve ekzistonte një ndryshim jo i vogël në fushën e ngritjes së popujve në luftën për liri dhe drejtësi shoqërore. Gjithsesi, secili shpalosi pikëpamjet e tij, duke mos iu kundërvënë shokut, çka ndikoi për mirë në mbarëvajtjen e dialogut. Në fund Kryeministri shqiptar kishte përgatitur një dhuratë-surprizë. Çe Guevara e mori automatikun e dhuruar, u ul në gjunjë,e puthi armën dhe qetë-qetë, u ngrit në këmbë. Gjithçka u krye me një solemnitet tepër të veçantë. Edhe pse kanë kaluar shumë vjet nga ajo kohë, shpesh herë pyes veten: Si mundet një njeri të vërë mbi supe detyra aq shumë të rënda, gjithsesi të përballueshme në mënyrën se si ideoheshin e zbatoheshin! Sidoqoftë, ato, që për një njeri të zakonshëm konsiderohen aventura, për idealistët janë thjesht misione, që duhen përmbushur.

Me kë u takua zyrtarisht Çe Guevara

Marrëdhëniet diplomatike me vendin e bukur të Karaibeve gjatë viteve 60-të bënë që midis Shqipërisë dhe Kubës të kishte kontakte për probleme të ndryshme politike, ekonomike, kulturore etj. Në këtë kuadër shumë personalitete të jetës politike dhe kulturore të vendit tonë kanë pasur rastin të takohen dhe të këmbejnë opinione me Çe Guevarën. Të tilla personalitete kanë qenë : Mehmet Shehu, Josif dhe Evelina Pogaçe, Bilbil Klosi, Kiço Ngjela, Mihallaq Gjinakasi, Qemal Myrseli, Labo Abazi, Tiri Çollaku etj. Madje, më vonë Pertef Hasanmataj ka takuar edhe të atin e Çe Guevarës, Guevara Lynch. Ndërsa takimet dhe bisedat e tij sekrete ende nuk dihen.

 

Evelina Pogaçe: “Çfarë biseduam me Çe Guevarën në ambasadën tonë në Havana”

 

Gjatë fetave të Nëntorit, në selinë tonë në Havanë, gjithnjë jepnim pritje-koktej për politikanë, diplomatë e të huaj dhe për personalitete të shquara të jetës shoqërore në Kubë. Në të gjitha pritjet na nderonte me pjesëmarrjen e tij, Çe Guevara, politikan tepër i respektuar në Kubë dhe në gjithë kontinentin latino-amerikan. Në një rast të tillë, kur erdhi Çe Guevara, në krye të sallës i uruan mirëseardhjen im shoq, Josifi dhe sekretari i ambasadës, Labo Abazi.

Çe Guevara ishte një mesoburrë, me trup të lidhur, i veshur me uniformën e revolucionit dhe me atë mjekrën simpatike. Uniforma e revolucionit dhe mjekra na dukej si në simbiozë me trupin e tij të hijshëm. Na dukej sikur ai i tillë dhe kishte lindur. Ndryshe, nuk e përfytyronim atë njeri të mrekullueshëm. Ishte i qetë, i zgjuar, i bukur dhe fliste me shumë kulturë,spanjisht. Por me tim shoq fliste edhe frëngjisht. Ndjehem shumë i kënaqur që ndodhem mes miqsh me aspirata të njëjta. Më pëlqen korrektësia dhe rregulli, por këtu tek ju ndjehem i akomoduar si në shtëpinë time. Nuk para i pëlqej ceremonitë zyrtare dhe ritet me frak diplomati. Kemi nevojë të bisedojmë si miq dhe me sinqeritet…- thotë Guevara. Ndërsa,kur im shoq, Josifi po u tregonte miqve kubanë për Shqipërinë, për luftërat e popullit tonë, për liri e pavarësi, për reformën agrare dhe luftën për zhdukjen e prapambetjes ekonomike e kulturore, Çe Guevara tha: Kemi pasur të njëjtin fat si populli dhe kemi të njëjtën rrugë për të ardhmen. Edhe Kuba është një vend, që po transformohet; është perla e Karaibeve. Qëndroi një çast si të meditonte dhe shtoi: Këtu në Kubë ka qenë i përhapur sistemi i shfrytëzimit të argatëve.  Ja, shikoni Kubanakanin, këtë lagje luksoze të të pasurve, këtu në Havana. Këto vila luksoze, që janë ndërtuar me gjakun dhe djersën e kubanëve të mjeruar, po i kthejmë në shkolla, në kopshte fëmijësh, në spitale e qendra dëfrimi për bijtë dhe bijat e Kubës së lirë. Në këtë lagje kemi ngritur Bekadot, shkolla me ushqim falas, me uniforma dhe pajisje shkollore falas për të gjithë fëmijët e Kubës dhe, sidomos, për mijëra e mijëra fëmijë jetimë dhe të sëmurë. Më kanë thënë se edhe partizanët shqiptarë, kur çliruan vendin nga fashistët gjermanë kështu kanë vepruar. Ndërsa biseda mes miqsh vazhdonte, në derë u duk një grua trupmadhe, elegante e me pamje fisnike. Ato pak thinja në flokët e saj, të krehura me kujdes si në Buenos Aires, nuk ia fshihnin bukurinë e dikurshme të vajzërisë. Çe Guevara, kur e pa, u habit. Kishte shumë vite pa e parë. Mbase dhjetë vjet. Duke shtrirë duart përpara, i drejtohet, duke e përqafuar me mall:

-Po ti këtu? Si më gjete?!

– Sapo zbrita nga avioni i linjës. Miqtë gjenden kudo. Vij nga Argjentina, – i thoshte ajo dhe sytë iu mbushën me lot gëzimi.

Ishte nëna e Çe Guevarës, Celia. Pas kësaj, atmosfera u bë më intime dhe më e ngrohtë. Natyrisht, dhe konjaku “Skënderbeu” bënte punën e vet.

-Konjakun e keni mjaft të mirë, ndërsa ambalazhi jo i bukur! Një ambalazh i tillë ua kompromenton disi cilësinë, por megjithatë përmbajtja përcakton gjithçka, edhe pse me formën është në unitet. Prandaj…- tha Çe Guevara

Me vështrimin e mbërthyer te një pikturë në mur, vazhdoi: “Shoku Pogaçe, ju them të drejtën, për vendin tuaj pak gjëra di. Shqipërinë e njoh si një vend të vogël, të vendosur diku në një kënd jugor të Evropës juglindore. Di që keni bërë një luftë të organizuar partizane dhe jeni duke ndërtuar një shoqëri, ku respektohen njerëzit dhe vlerat e tyre”.

– Edhe në  Shqipëri, – ndërhyn Josifi, – e njohim Kubën si një ishull të pasur, njohim vlerat e Revolucionit kuban kundër Batistës, siç njohim edhe vlerat e revolucionarëve të guximshëm kubanë për zhvillimin e vendit… Ndërkaq unë i bëja shoqëri nënës së Guevarës, së cilës i lexohej kënaqësia, që ndjente në koktejin tonë. Ndërsa Guevara, me shumë vëmendje ndiqte Josifin dhe, pasi thithi puron e pandashme havaneze, ia mbërtheu ato sytë e bukur dhe iu përgjigj:

-Shoku Pogaçe, ju thatë që jemi të guximshëm. Po, të tillë jem. Por nuk duhet të harrojmë se guximtarët në këtë botë janë dy llojesh- ka thënë një shkrimtar i madh. Njëri lloj lind nga zgjuarsia, ndërsa tjetri, nga injoranca. I pari sjell fitoren, tjetri shkatërrimin. Ne revolucionarët jemi guximtarë,që sjellim vetëm fitore dhe drejtësi sociale… Bisedat me Çe Guevarën ishin gjithnjë të këndshme, jo vetën për ato ç’ka thoshte, por edhe për mënyrën se si i argumentonte. I thjeshtë në veshje, po aq edhe në mendime. Çe Guevara fliste nga pozitat e njeriut që punonte vetëm për popullin. Tek ai gjeje njëherësh punëtorin dhe udhëheqësin”. Kështu e mbyll rrëfimin e saj bashkëshortja e ambasadorit të parë shqiptar në Kubë, Evelina Pogaçe në lidhje me një prej takimeve me Ernesto Çe Guevarën.

Ndërsa biseda mes miqsh vazhdonte, në derë u duk një grua trupmadhe, elegante e me pamje fisnike. Ato pak thinja në flokët e saj, të krehura me kujdes si në Buenos Aires, nuk ia fshihnin bukurinë e dikurshme të vajzërisë. Çe Guevara, kur e pa, u habit. Kishte shumë vite pa e parë. Mbase dhjetë vjet. Duke shtrirë duart përpara, i drejtohet, duke e përqafuar me mall: Po ti këtu? Si më gjete?! Sapo zbrita nga avioni i linjës. Miqtë gjenden kudo. Vij nga Argjentina, – i thoshte ajo dhe sytë iu mbushën me lot gëzimi. Ishte nëna e Çe Guevarës, Celia. Pas kësaj, atmosfera u bë më intime dhe më e ngrohtë. Natyrisht, dhe konjaku “Skënderbeu” bënte punën e vet.

Ndërsa biseda mes miqsh vazhdonte, në derë u duk një grua trupmadhe, elegante e me pamje fisnike. Ato pak thinja në flokët e saj, të krehura me kujdes si në Buenos Aires, nuk ia fshihnin bukurinë e dikurshme të vajzërisë. Çe Guevara, kur e pa, u habit. Kishte shumë vite pa e parë. Mbase dhjetë vjet. Duke shtrirë duart përpara, i drejtohet, duke e përqafuar me mall: Po ti këtu? Si më gjete?!

-Sapo zbrita nga avioni i linjës. Miqtë gjenden kudo. Vij nga Argjentina, – i thoshte ajo dhe sytë iu mbushën me lot gëzimi.

Nesër do lexoni:

01-Martesa e Çe Guevarës me mësuesen e marksizmit Hilda Gadea

02-Veprimtaria e Çe Guevarës gjatë revolucionit kuban

03-Deklaratat e Enver Hoxhës pas lajmit të vrasjes së Çe Guevarës

04-Zbulimi i ditarit sekret të Enverit. Ja ç’shkruan për Erneston