Rexhep Demetja: Mes gjyqtarëve më të mirë, Arsen Hoxha, djali me barseta

780
Sigal

DOSIER/ Flet ish valltari profesionist Rexhep Demetja: Nga Korfuzi drejt Athinës, nisja e një aventure të re

Kursi 6 mujor për gjyqtar futbolli, nën drejtimin e profesor Sami Kotherja

Në kapitullin e parë, theksova se në nëntor të vitit 1952, do të mbyllej aktiviteti im si futbollist për t’u rihapur sërish pas 10 vjetësh, pikërisht në vitin 1963. E përjavshmja sportive “Sporti popullor” kishte nxjerrë një lajmërim për hapjen e një kursi 6 mujor për gjyqtar futbolli. Në këtë lajmërim viheshin edhe kushtet se kush mund të regjistrohej në këto kurse si:

arsimi i mesëm (mundësisht i lartë), mosha nën 30 vjeç dhe lartësia 1.70 cm e sipër, por që për fat të keq këto kushte nuk u respektuan nga organizatorët dhe konkretisht nga Komiteti i Fizkulturës i asaj kohe. Sapo mora lajmërimin pranë këtij komiteti u regjistrova në kursin 6 mujor për gjyqtar futbolli. Kursi filloi në fund të vitit 1963 pranë gjimnazit “Sami Frashëri”,

nën drejtimin e profesor Sami Kotherja, atë kohë edhe gjyqtar ndërkombëtar i FIFA-s. Pas 6 muajsh, kursi mbaroi duke na dhënë dëshmi të gjithëve si gjyqtar i Kategorisë Tretë. Fillimisht me këtë kategori u aktivizova në ekipet zinxhir të të rinjve të Kategorisë së Dytë dhe të Tretë.

Albert Z. ZHOLI

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf