1.Mavrova e djeshme dhe kufijtë e shpirtit. Mavrova e sotme ku ndodhet ? Dhe ku ngrihen ëndrrat e harruara! Është një kodër që do të turbullonte me natyrshmërinë e saj të pafund. Dikur, ajo ishte një qytet i vogël, një fortesë që qëndronte në majat e kohërave. Një kalimtar i heshtur mes shpirtrave dhe natyrës. Një qytet që kishte murin. Për të mbrojtur veten. Ndërsa kufijtë ! Ishin diçka shumë më të thellë. Shumë më të padukshme.Ngase ata kufij nuk vinin nga vijëzimet e topografisë,por nga ndjenjat e shpirtit.Thonë se ata kufij ishin kufij stinësh. Kufij që lindnin me shfaqjen e mjegullnajave të ngadalta .Dhe humbnin me frymën e erës Ishin kufij që mund të shiheshin vetëm në çastet kur koha nuk fliste. Kur ajri ndalonte dhe toka vetë mbushte mendjen me mendime të thella e të turbullta. Ata ishin kufij të pa përshkrueshëm. Një vijë që ndryshonte çdo ditë. Që zhdukeshin me vetëdijen e atyre që kalonin aty. Një pamje, që ishte më shumë në shpirt sesa në sy.

2.Në të kaluarën, Mavrova kishte qenë një qytet i vogël. Ose ajo ishte një kalë betejash të heshtur. Që i bënte ballë natyrës dhe kohërave. Por ishin shpirtrat ,që e bënin të qëndronte. Në ato kohë, fjala “kufij” nuk kishte të bënte me vijat e hartës. Ishin kufij të shpirtit dhe po të kthehesh pas në kohë, gjithçka që do të gjeje do të ishin ditët dhe netët. Muzgjet dhe lindjet e diellit që fluturonin në luginat e Shushicës.Fryma e lashtë, që ishte si ar. Që digjej gjithmonë në lumë, për të vazhduar jetë pas jete. Ajo që ndodhte këtu ishte më shumë sesa thjesht një vendndodhje gjeografike. Ishte një qytet ku shpirti ndjeje vërtet se ishte i lidhur me natyrën. Diku mes mjegullës dhe ndërmjet lumit, ai qytet shndërrohej në një pikë të fortë, që ishte si një portë midis dy realitetesh. Njëra e mundshme dhe tjetra e pamundur. E megjithatë: Të parët thoshin se gjithçka mund të ishte thjesht një vijë që shuhej. Një shenjë që ndiqte shpirtrat. Që shikonte në thellësi dhe shpërbënte çdo kufi të dukshëm. Si një udhëtar, që kalon përmes këtij vendi.Epo si mund të ndihesh i humbur mes një pjese të atij qyteti të lashtë.Vështirë të shpjegohet, por kjo është ajo që ndodh. Një kalim në kohë. Një shkrirje mes të kaluarës dhe të tashmes. Dikur, atje ku lëvizte mulliri. Ishin shpirtrat e të parëve, që ende e mbajnë frymën e historisë. Ndonëse pa kufij. Kjo është një shenjë, që vetëm ata që kalojnë mes mjegullës dhe ndërprerjeve të kohës mund ta kuptojnë.E gjithë kjo është një metaforë për kufijtë që i kemi krijuar në vetvete, për kufijtë e shpirtrave që nuk janë kurrë të plotë. Dhe ndërsa kufijtë shuhen në natyrë, ata shndërrohen në diçka të papërshkrueshme.

3.Kadri Hazbiu, një njeri i njohur si ministër jetëgjatë. Kishte zakon të vizitonte shpesh fermën e Kotës. Në Kotë, banonte vëllai i Kadriut, Hasan Hazbiu. Bashkëshortja e tij e dytë, Havaja, dhe djali, Arbeni. Shkurt thirrej: Beni. Ata jetonin një jetë që lëvizte ngadalë, mes thjeshtësisë dhe një ndjenje të fortë të lidhjes me vendin. Kadriu, njeriu që shumëkush e kishte parë si të paprekshëm kishte zakone që habisnin Ai udhëtonte shpesh për në Kotë me një bëçë të kohës, ose me një makinë të tipit Aro, rumune , që dikur ishte simbol i mundësisë. Herë herë, ai vinte vetëm, ose me një shoqërues, që mund të ishte shoferi ose ndonjë mik. Por shumë rrallë ndodhte, që Kadriu të udhëtonte me një varg makinash të shoqëruara. Një pyetje ngulitej në mendjen e atyre, që e shihnin. Si ishte e mundur që ministri i brendshëm i këtij shteti! Ai që përflitej nëpër histori. Që ngjanin me mite, dhe që kishte krijuar një imazh të fortë si njeri i fuqishëm dhe i paprekshëm.Të udhëtonte vetëm? Po të shikoje shtetarët e tjerë! Ata kishin makina të zeza dhe luksoze, që i ndiqnin kudo. Një vargan makinash, që flisnin për pushtet dhe rëndësi. Ndërsa Kadriu,duke udhëtuar vetëm,ngjallte një dyshim të padukshëm. Një lloj misteri , që vetëm ai e ndante me vete. Kishin përhapur thashetheme të tilla, që qarkullonin në popull. Ai ishte i paprekshëm nga plumbi. Madje thoshin se ishte parë i veshur si çobanë dhe dikush padashur e kishte identifikuar si Ministri i brendshëm.Ose e kishin parë vetëm duke zbuluar bandat etj, etj, rrëfime të këtilla. Kadriu futej në shtëpinë e të vëllait. Ai që jetonte në katin e dytë të një pallati dykatësh me tulla dhe çati me tjegulla.Prej andej, pas shumë orësh, kryesisht natën, largohej. Hasani, vëllai i ministrit të Brendshëm, kishte një jetë që kalonte mes rutinës dhe përgjegjësive. Ishte drejtor i NTUS për fshatra. Një pozicion që e vendoste midis atyre që kishin pushtet dhe atyre që duhej të mbikqyrnin zhvillimin e rrjetit tregëtar. Ai ishte një burrë i shkurtër.Por i fortë dhe i vendosur. Që shprehte seriozitet në çdo hap që bënte. Havaja, bashkëshortja e tij.Ishte një zonjë grua që gjithmonë mbante syze. Duke i dhënë një pamje të qetë dhe të mençur. Ajo qëndronte e fshehur pas syzeve. Por sytë e saj të thellë shpreheshin me çdo gjest, me çdo lëvizje, që bënte. Beni, fëmija i tyre. Ishte një djalë i shkathët dhe i shëndoshë. Moshatar me ne. Çdo ditë ngjallte një ndjesi të papërshkrueshme energjie. Ai kishte një të qeshur dhe një shkathtësi që e bënte të dallonte nga fëmijët e tjerë të fshatit. Pasi qëndruan një periudhë kohë në Kotë.Hasani, vëllai i Kadriut, u transferua në Tiranë. Por, asgjë nuk zgjat për shumë kohë.Pas arrestimit dhe pushkatimit të Kadri Hazbiut. Erdhën pasojat edhe për Hasanin. Ai, ashtu si dhe Beni, u internua dhe u burgos në fshatrat e Beratit.Një fshat që do të ishte vetëm një tjetër vend ku kalonin ditët dhe netët.Nën hije të një pasigurie të pafundme.Ata u shndërruan në emra të harruar nga historia.Dhe që tash prej vitit 82 që tashmë mbetën të ngulitura në kujtesën e një periudhe të errët. Por Kadriu edhe pas gjithë asaj periudhe, vazhdonte të vizitonte Kotën.Për të qëndruar me miqtë e tij të luftës. Ai kishte lënë pas një shenjë të thellë në jetën e të gjithë atyre që kishin luftuar krahas tij. Kur vdiq A.Rr. nga Mavrova, një njeri i nderuar, Kadriu shkoi për ngushëllim tek familja. Ishte një gjest që tregonte jo vetëm respekt, por edhe një lidhje të fortë njerëzore dhe ideale. Kadriu, gjithmonë e vlerësonte lart nderin dhe miqësinë. Nuk mund të kalonte pa treguar një mirënjohje të thjeshtë ndaj atij që kishte luftuar me të në brigadat partizane.Kadriu nuk ishte thjesht një figurë politike. Ai ishte një njeri, që kishte lidhje të thella me njerëzit e thjeshtë. Po nuk i harronte kollaj me ata që kishin luftuar me të dhe që kishin shpëtuar jetën e tyre duke u mbështetur në forcën e miqësisë dhe besimit.
3.Në fillim të viteve ’80. K. Hazbiu merr postin e ministrit të Brendshëm. Ky post shënonte dhe fundin e rrugëtimit të tij. Një rrugëtim i fundit ministror, por që do të kishte edhe një fund tragjik. Gropa që ai kishte hapur, tani po e priste. Po e priste dhe me shokët e tjerë të Byrosë.
4.Çeta vullnetare e fshatit Mavrovë sso kohe bënin diçka te 15 ditë stërvitje ushtarake. Pas përfundimit të stërvitjes, çeta u mblodh tek dyqani dhe festoi me një mish të pjekur. Siç ndodhte gjithmonë, duhej hapur një zarf që ndodhej në kasafortë. Ata e hapën, dhe aty shkruhej: “Çeta vullnetare asgjësoi një avion anglez dhe pilotët janë kapur rob në kala.
Ishte një shpallje, që krijonte kaos në mendje. Avion anglez? Këto ishin fjalë që nuk kuptoheshin në atë moment, por gjithsesi duhej të ndodhte një “ceremoni” për mbylljen e stërvitjes. Pastaj komandanti merr në telefon për të njoftuar mbylljen e stërvitjes.
-Çfarë ka ngjarë -pyeti i përgjumur dezhurni.
Nga maja e kodrinës, pikërisht nga Ymerajt vinte zëri.
-”Ju njoftojmë se pas përfundimit të stërvitjes Çeta vullnetare, asgjësoi një avion anglez dhe pilotët janë kapur rob në kala…
Dezhurni, në një gjendje paniku, lajmëron urgjent Komitetin Qëndror.Telegrami dërgohet menjëherë në Ministrinë e Mbrojtjes.Ministri, i tronditur, ngrihet prej krevatit në mesnatë dhe merr receptorin.
– A është e vërtetë që janë kapur dy pilotë anglez?
– Po, Çeço, e vërtetë është! – përgjigjet me ngulm.
Me urgjencë nisën operacionin. Makina me zinxhirë. Ambulanca për të vrarët.Ushtarë që nisen për të rrethuar fshatin. Të gjithë ishin të turbulluar. Por duhej të vepronin.Po, a mund të rrethoheshin dot Kalaja e Rrethunit? Pas çdo ore, më shumë ushtarë po grumbulloheshin. Pajisjet ushtarake duke iu shtuar gjithnjë e më shumë. Gjithë natën ata marshuan, me makina dhe mjetet e rëndë duke bërë zhurmë. Ndërsa afër mesnatës, ata mbërritën në qendër të fshatit. Ku në ajër kërciste kënga labe, e shoqëruar me mishin e pjekur dhe bejtet, që përsëriteshin me ngazëllim.
– Ku i keni robërit anglez?
-Ja, këtu i kemi përgjigjen ata, duke i treguar ushtarëve zarfin dhe shpjeguar se çfarë shkruhej aty, kur përfundonte stërvitja ushtarake.
Pasi lexuan, ata kuptuan se gjithçka. Ironia e situatës ishte e padurueshme. Lajmi që kishte mbërritur në mënyrë kaq urgjente e me aq shpejtësi ishte një hiçmosgjë. Një ngjarje që kishte nisur me zhurmën e një lajmi të pabesueshëm, përfundoi me një shpjegim, që ishte gjithçka tjetër përveç një situate reale. Pas gjithë gazit dhe konfuzionit, mbeti vetëm ironia e asaj që kishte ndodhur. Një ngjarje që ishte thjesht një pasqyrë e absurditetit të një kohe ku gjithçka mund të ishte e mundur. Për aq sa mund të ishte edhe e pavërtetë.

4.Rrokullima e ish-Ministrit të Brendshëm, një rrugëtim, që kishte zgjatur dhe kishte kaluar përmes shumë sfidash dhe kontradiktash, mori fund në vitet ’80 pas një periudhe të gjatë që e kishte shoqëruar me shumë tensione, dilema dhe ngjarje që dukeshin si të papritura. Ky ishte fundi i një etape të dhimbshme. Ai kishte ndërtuar dhe shembur shumë gjatë kësaj periudhe. Por gjithçka kishte një çmim, dhe çmimi që ai duhej të paguante erdhi një ditë e vjeshtës së dytë.Në këtë periudhë, gjithçka kishte ndryshuar. Pozita e tij si ministër, që në fillim i kishte ofruar autoritet dhe ndikim të madh, tani i kishte dhënë një terren të pasigurt dhe të lëkundur, ku gjithçka mund të shembej për një çast. Si shumë të tjerë para tij, Kadriu kishte ndërtuar gjithçka me një besim të fortë.Por ajo që ai kishte ndërtuar, tashmë po e linte pa rrugëdalje.Në fund, rrugëtimi i tij, i gjatë dhe i lodhshëm, që nga fillimi kishte pasur ndjenja të shumta brenda, mori fund. Ky fund, që erdhi i papritur dhe ndoshta i pashmangshëm, ishte dhe fundi i një periudhe që ai vetë nuk mund ta kishte parashikuar. Rrëfimi i tij, si shumë të tjerë, u mbyll me një goditje që nuk e kishin pritur. Një rrugëtim që ishte ndikuar nga të gjitha ato që kishin ndodhur rreth tij: nga fuqia, ndjeshmëria, dhe përballja me sistemin që e kishte ndihmuar dhe gjithashtu e kishte ngarkuar me përgjegjësi! Por në fund, ai kishte bërë të tijën rrugën e tij, që përfundoi në një mënyrë të papritur dhe të dhimbshme. Rrokullima e tij mund të ketë qenë e gjatë, por kishte një fund, që askush nuk mund ta parashikonte.
5.Kadri Hazbi Dautaj lindi më 15 korrik 1922 në Mavrovë të Vlorës. Ishte djali i Hazbi Cano Dautaj. Pasi mbaroi Shkollën Tregtare të Vlorës, pas luftës mbaroi në Moskë të BRSS-së, shkollën e lartë të sigurimit. Ka qenë drejtues i disa formacioneve partizane në Luftën e Dytë Botërore, ku dhe u plagos dy herë. Gjatë viteve 1950-1954 ka qenë zëvendësministër i parë i Ministrisë së Brendshme. Gjatë 16 viteve 1954-1980 ka qenë Ministër i Punëve të Brendshme. Gjatë viteve 1979-1982 ka kryer detyrën e Ministrit të Mbrojtjes. Më 10 tetor 1982 shkarkohet nga detyra e Ministrit të Mbrojtjes. Më 13 tetor 1982 Plenumi i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë e përjashton dhe nga partia, arrestohet më 15 tetor1982.Më 10 shtator 1983 pushkatohet. Biografi e dhënë nga ëikipedia.
6.Prindërit e ish-ministrit të Brendshëm preheshin në Shkallë-Mavrovë.Aty ku ndodhen varrezat e fshatit, një vend i shenjtë që ruante kujtimet e kaluara. Hazbi Cano Dautaj, i ati i tij, ishte një figurë e njohur. Një nga komandantët e nderuar të Luftës së Vlorës në vitin 1920. Ai kishte luftuar me guxim dhe sakrificë për çështjen e atdheut, dhe emri i tij ishte i lidhur me nderin dhe lavdinë e asaj periudhe. Atje, në atë fushë të vogël dhe të heshtur, preheshin shpirtrat e brezave. Që kishte luftuar dhe të atyre që kishte vazhduar rrugën e tij. Ndoshta me të njëjtat ide dhe vlera. Duket sikur Shkallë-Mavrova ishte një pasqyrë e historisë, dhe ku çdo guri i vendosur mbi tokë ruante përjetësisht kujtimet e lavdisë dhe mundimeve të pasluftës. Mirëpo, ka edhe një tjetër të dhënë të rëndësishme për Kadri Hazbiun. Ai ka lindur në fshatin Hysoverdhë. Një vend i thjeshtë, i mbushur me kujtime të hershme. Por, për shkak të kushteve të jetesës dhe zhvillimeve të jetës së tij. Ai është rritur në fshatin Mavrovë. Mavrova, një fshat i njohur për bukurinë e tij natyrore dhe për lidhjet e forta me historinë, ishte vendi ku ai kaloi shumë nga vitet e tij më të rëndësishme. Këtu, në këtë ambient të thjeshtë dhe të mbyllur u formuan bazat e ideve dhe vlerave të tij, duke e bërë atë një person që do të niste një rrugëtim të vështirë. Por gjithashtu me shumë pasion për atë që besonte. Ajo periudhë e fëmijërisë dhe rinisë së tij në Mavrovë e lidhte atë me trashëgiminë dhe historinë, e cila do të kishte një ndikim të madh në jetën e tij, për të formuar një karakter të fortë dhe të vendosur për t’u përballur me sfidat e asaj kohe

7.Hysoverdhi ka mbetur gjithë kohës, një fshat i vogël, një vend i thjeshtë, por me një histori të pasur të lidhur me tokën dhe jetën e njerëzve që e banojnë. Edhe pse nuk ka pasur ndonjë shqyrtim të thelluar në lidhje me etimologjinë e emrit. Burimet apo gjenezën e tij, ky vend ruan një identitet të veçantë. I ndërtuar në një kodër.Me disa lagje të shpërndara, Hysoverdhi shfaq një panoramë të bukur.Por gjithashtu një mjedis që ka pasur sfida të vazhdueshme, sidomos për ata që e jetonin.Hysoverdhi është një tokë pete.Toka e bukës, një vend ku njerëzit kanë punuar dhe kanë jetuar me shumë mundim.Madje gjithshka bën për të siguruar jetesën.Ky ishte vendi ku njerëzit e këtij fshati i mblodhën forcat për të krijuar dhe mbajtur tradita të pasura.Megjithatë, edhe pse toka ishte pjellore dhe e begatshme .Gjithmonë kishte mungesë uji.Një vështirësi e vazhdueshme që ka shoqëruar jetën e banorëve të Hysoverdhit. Diku nga vitet ‘70, u ndërtua një ngritje e tretë e rezervuarit të Harvalasë.Një masë e rëndësishme për t’u siguruar që tokat e kodrinave të mund të ushqeheshin siç duhej. Në kohën e kooperativës, kufijtë e fshatit Hysoverdhi preknin ata të Kotës dhe fshatit Vajzë. Duke krijuar një lidhje të ngushtë mes këtyre fshatrave. Ishin të lidhur ngushtë nga njëra-tjetra.
8.Në qendër të fshatit Hysoverdhë. Diku në pjesën lindore të tij, Atë kohë ngrihej një ndërtesë dy kate. E veçantë dhe e dalluar nga çdo strukturë tjetër e fshatit. Ishte një ndërtesë e tipit kullë. E ndërtuar për të nderuar kujtimin e Kadri Hazbiut. Muzeu, me ngjyrë të bardhë. I bëhej një kontrast i qartë ndaj banesave të tjera të fshatit. Shumica prej të cilave ishin të ndërtuara me një kat.Po të mbuluara me tjegulla të kuqe.Të të vjetruara nga koha.Duke u ngritur me krenari mes këtij fshati të vogël, muzeu i Kadri Hazbiut kishte një simbolikë të fortë. Aty ku kishte lindur vet-ishministri. Ku kishte kaluar fëmijërinë e tij dhe kishte formuar karakterin që do ta shoqëronte në të ardhmen. Aty ishte ndërtuar kjo ndërtesë për të ruajtur dhe nderuar trashëgiminë e tij. Pas lindjes në Hysoverdhë, Kadri Hazbiu kishte kaluar vitet e rinisë në fshatin Mavrovë. Mirëpo kjo lidhje e dy fshatrave ishte e rëndësishme, jo vetëm për jetën e tij. Por edhe për kujtimin që do të linte pas. Një fakt që mund të duket i çuditshëm është se muzeu është ndërtuar gjatë kohës kur Kadri Hazbiu, ish-ministri i brendshëm i regjimit komunist. Kishte një reputacion të madh dhe një ndikim të fortë në vend. Ky muze, që nuk u bë kurrë do të sillte kujtimin e një periudhe të veçantë Ishte ndoshta një pasqyrë e fuqisë dhe ndikimit të anëtarëve të Byrosë për veten e tyre. Por gjithashtu edhe një simbol i një kohe të vështirë. Ku madje kujtimet dhe ngjarjet historike ishin nganjëherë të mbushura me kontradikta dhe tensione. Muzeu mund të thuash është një investim i kotë , sepse investimet në këtë zonë kanë qenë thuajse asgjë. Gjithë kohës rruga që të shpie në qendër të fshatit u shtrua me çakëll. Dhe kjo i atribuohet ndërmarrjes së naftës që shpuri sonda për kërkime. Afër asaj është zona naftëmbajtëse. Amonicë.Muzeu u ndërtua pikërisht në periudhën kur ministri i dorës së hekurt , po jetonte ditët e fundit. Mirëpo atëherë Byroja Politikë kishte marrë një vendim për të ngritur muze për figurat më të shquara dhe anëtarë të byrosë politike.
…Kur kam shkuar atje nga fundi i viteve ‘87 ndërtesa kishte banorë brenda. Kjo ndërtesë që ishte nisur për muze i ishte dhënë për banim traktoristit të fshatit. Ndërtesa me ngjyrë të bardhë, kishte edhe një oborr të vogël. Atëherë ne shkuam atje dhe duke qenë kurioz pashë të gjitha dhomat e tij ku do të ngrihej muzeu, që nuk arriti të bëhej i tillë. Por këtë ndërtesë e gëzoi traktoristi dhe fëmijët e tij.
9.Në vitet ’80, fshati Mavrovë ra nën hijen e fermës bujqësore të Kotës.Kjo fermë kishte mbi 3000 banorë dhe ishte i fuqishëm që dominonte jetën e zonës. Kështu, portreti dhe fytyra e qytetit të lashtë, me historinë dhe kulturën e tij të pasur, po zbehej çdo ditë, duke humbur ngadalë çdo shenjë të identitetit të dikurshëm. Ka një arsye të thjeshtë për këtë. Rruga që lidhte Mavrovën me pjesën tjetër të vendit ishte, deri në vitin 1990. E pakalueshme. Për vite me radhë, banorët e fshatit jetonin të mbyllur.Të izoluar, si një komunitet i humbur në kohë. Ata qëndronin larg mundësive, që ofronte bota dhe kjo mbyllje kishte krijuar një rutinë të vështirë të varfër për të gjithë ata që e bënin jetesën aty.Çdo transport kryhej me kafshë.Një ditë, në fillim të vitit 1990, ndodhi një ngjarje që mund të dukej si një shenjë ndryshimi: skodat e portit detar erdhën dhe hodhën çakëll në rrugën që kishte mbetur për vite të tëra e pa mirëmbajtur. Ky ishte një hap i parë,por i vogël, në një sërë përpjekjesh për të përmirësuar infrastrukturën dhe jetesën e fshatit.Megjithatë, problemi thelbësor mbeti ende i njëjtë. Edhe pse fshati kishte tri figura të larta shtetërore dhe ushtarake si Kadri Hazbiu, B.Isufi dhe Dervishi, realiteti për banorët e Mavrovës nuk ndryshoi. Ata vazhdonin të jetonin pa rrugë të mirë, pa ujë të pijshëm, me një bilanc ekonomik të ulët nga kooperativa, që kishte dështuar të sjellë zhvillim. Fshati jetonte në varfëri.Ndërkohë, fshati Mavrovë po mbante brenda vetes një histori të pasur dhe të dhimbshme.Kishte nxjerrë figura të shquara,ish-ministra dhe deputetë e ushtarak por , që fshatin e lanë në një gjëndje mjerimi. Uji, ky burim i jetës, përballohej me shumë mundim në Mavrovë. Çdo ditë banorët e fshatit përdornin puse për të siguruar ujin . Për të shuar etjen, u vendos një pompë në shkallë Mavrovë.Por kjo pompë dërgonte një vijzë të hollë uji. Që shpeshherë mund të mungonte për ditë të tëra. Ky ishte realiteti i përditshëm për njerëzit e Mavrovës, ku çdo hap për të siguruar ujë ishte një përpjekje e vështirë dhe shpesh e pasigurt. Megjithatë, një pjesë e fshatit u zhvendos drejt lagjes Hastane. Kjo lagje e re u rindërtua në vitet ’80, dhe për shumëkënd, ishte një shenjë e ndryshimit,veçse një kodër e vogël i ndante banorët nga Kota. Ndërkohë, aty u krijua edhe një sektor bujqësor më vete, që mori emrin Shkallë Mavrovë. Rilindja e kësaj lagjeje pati një synim të dyfishtë.Të ofronte një mundësi jetese më të mirë për ata që ishin të detyruar të jetonin pa ujë dhe rrugë në pjesët e tjera të fshatit. Po të ngjitesh lart në kodrën që ndante këtë lagje nga pjesa tjetër e fshatit. Thjeshtë do të gjeje një peizazh që ishte ngjizur nën muzgun e kohës. Atje, shkolla “Mitat Dauti” qëndronte si një simbol i edukimit dhe forcës së një komuniteti të mbijetuar. Dyqani i vogël me artikuj të përzier dhe lapidari i bardhë, që shënonte historinë e 31 marsit 1944, ishin dëshmi të një të kaluare të dhimbshme dhe krenarëse. Fortesa e lashtë. Kalaja që ishte ngritur për të vrojtuar karvanët, që kalonin në luginën e lumit, ishte ende aty. Ajo vjetronte gurët. Por ishte gjithashtu një dëshmitare e heshtur e historisë. Fshati kishte lagje me emra të çuditshëm, si Cakallovaj, dhe mbiemra të njohur të banorëve si Ymeraj, Shehaj, etj. Këto emra mbartnin histori të pasura dhe ngjarje që formonin karakterin e këtij vendi.Kishte mbijetuar pavarësisht të gjitha sfidave të kohës.
10.Mirëpo, Mavrova u la me një shkollë 8-vjeçare. Shkolla e mesme u ngrit në qendrën e Kotës.Po kështu, Mavrova ka një histori tjetër, një histori që lidhet me luftën, dhe që mund të quhet gati mistike. Në 31 mars, në Mavrovë u vra një numër i madh partizanësh 28 partizanë dhe kjo ngjarje është e njohur përmes këngës labe: “Moj Mavrovë e Drashovicë, ç’hata bëri atë ditë…”
11.Një figurë e njohur, që më vonë do të njihej si “Njeriu i ajrit”, A. Islami, ngriti telefonin në vitin 2007. Ai që ishte ai që kishte kontribuar në ngritjen e monumentit Drashovicë 1020-1943, një simbol i përpjekjeve për të ruajtur kujtimin e atyre, që dhanë jetën për atdhenë dhe për lirinë.
-Alo Alketi jam. Jam këtu te lapidari në Drashovicë. Më kanë thënë se jeni arkitekti i kësaj vepre monumentale në bronz?
-Alo Petrit Hazbiu?
-Po është e vërtetë! Zëri në anën tjetër të cëres, i përkiste djalit të Kadriut.
12.Si e përshkruan Enver Hoxha: Shpartalimi i fraksionit (Maj 1943).
Në zonën e lirë u takuam me shokun Hysni, u përqafuam e u puthëm me të. Te shtëpia e shokut Kadri Hazbiu në Hysoverdh, ai kishte organizuar takimin që do të bënim me shokët e Qarkorit. U mblodhëm menjëherë dhe aty më informuan më me hollësi për situatën. Mehmeti, sekretar organizativ i Qarkorit, nuk mori dot pjesë në këtë mbledhje, për arsye se kishte dalë në disa fshatra me një grup partizanësh, nuk e mbaj mend se për ç’punë. Nga raporti që më dhanë, vura re se ata kishin reflektuar mirë në mjaft çështje sipas udhëzimeve, që u kisha dërguar në emër të Komitetit Qendror për shkatërrimin e fraksionit*.





















