Prof. Dr. Hamit Kaba/ Deklarata e Enver Hoxhës: Do të luftojmë nëse trupat greke do hyjnë në territorin shqiptar

745
Sigal

Projekte të aleatëve të mëdhenj për statusin ndërkombëtar dhe kufijtë e Shqipërisë gjatë Luftës së Dytë Botërore

-vijon nga dje-

Mospërmendja e problemit të kufijve në deklaratën amerikane të dhjetorit 1942, nuk do të thoshte se kjo çështje nuk do ti nënshtrohej diskutimeve pas luftës, por as që fati i saj do të vendosej në favor të Greqisë. SHBA si dhe Britania e Madhe u përpoqën të mos lejonin kalimin e forcave greke në territorin shqiptar në mbarim të luftës, por premtuan se do t’i dëgjonin pretendimet greke në konferencën e ardhshme të Paqes. SHBA “nën zë” dhe jo zyrtarisht, gjatë kohës së luftës, por edhe pas mbarimit të saj, ishin shprehur në disa raste, për mosndryshimin e kufijve të Shqipërisë. Amerikanët, si edhe për shumë çështje të tjera madhore, ashtu edhe për problemin e kufijve iu shmangën diskutimeve gjatë periudhës së LDB, duke adoptuar formulën e mençur të shqyrtimit të tyre në një konferencë të ardhshme të pasluftës.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf