Prof. Asoc. Dr. Bernard Zotaj: Shkolla “Skënderbej”-vatër e vetëdijes atdhetare dhe ushtarake

739
Shtabi i Përgjithsëm i UNÇSH më 8 dhjetor 1944 u dërgonte njësive të ushtrisë një letër, ku theksohej që të bënin gati partizanë 12-15 vjeçrë për t’i dërguar në shkolla. 28 marsi i vitit 1945 është ditë e paharruar dhe e shënuar, ditë historike në kujtesën e të gjithëve, por në mënyrë të veçantë për Forcat e Armatosuar shqiptare. Në këtë ditë, në garnizonin e madh ushtarak të vendit në Tiranë çeli dyert shkolla me emërin e bukur “Shkolla e pionierëve të Luftës”, duke hyrë kështu në histori dhe në plejadën e arsimit dhe të shkollës së re ushtarake në vend. Ëndrra e pionevrëve të luftë u realizua shpejt për të vazhduar arsimin dhe përgatitjen ushtarake… Nxënësit e parë ishin 200 partizanë të vegjël midis tyre dhe 7 vajza… Kudo e ngado ishin gjurmët e luftës, godina e ndërtesa të shkatërruara, plot shenja flakësh e predhash. Këto ndërtesa të mbarsura nga plagët e luftës do të ishin klasat dhe fjetoret e tyre. Më tepër në programe kishte stërvitje ushtarake se sa mësime torike. Kështu u mësuan dhe u përgatitën kuadrot e Ushtrisë, në vitet e para pas çlirimit të atdheut… Në shkurt të vitit 1947 me urdhër të Komandantit Suprem të Forcave të Armatosura, Nr. A 1-85, datë 11 shkurt 1947, shkolla e Pionerëve të Luftës mori emrin shkolla ushtarake “Skënderbej”. Vendosja e këti emri ishte nder dhe respekt që ju bëhej brezave të rinj ushtarakë. Me emrin e heroit kombëtar ishin lidhur të gjitha ngjarjet histoirke e luftarake të vendit tonë në shekuj. Skënderbeu ishte dhe mbetet simboli i luftës, i trimërisë, i atdhedashurisë, i bujaris dhe i mirëkuptimit kombëtar… Shkolla nisi veprimtarinë në garnizonin ushtarak të Laprakës e më pas tek Regjimenti i Ndërlidhjes e së fundi u vendos në kompleksin e shkollave ushtarake, ku sot është e vendosur tërë korpusi i mbrojtjes së Shqipërisë… Deri në vitin 1953, skënderbegasit morën arsim 7-vjeçar dhe njohuri ushtarake.
Në vitin 1953 u krijuan laboratorët për fizikë dhe kimi. Po në këtë vit u vendos që shkolla “Skënderbej” të bëhej e mesme e arsimit të përgjithshëm, duke përfshirë në të edhe lëndë të karakterit formal ushtarak…Nga viti 1959 e në vazhdim në një vit mësimor ishin mbi 2.000 skënderbegas që mësonin e përgatiteshin për dije të përgjithshme ushtarke. Në vitin 1963 u krijua një kompani me skënderbegas që studiuan në mjaft shkolla profesionale të vendit si në Politeknikumin “7 nëntori”, në shkollën e mesme Ekonomike, në politeknikumin Mjekësor, në shkollën e Kulturës, pra në ato profile ku ndihej nevoja e profilizimit në ushtri. Nga viti 1968 e në vazhdim maturantët me rezultate të larta në mësime, ndiqnin studimet në Universitetin e Tiranës. Shumë skënderbegas dolën në jetë inxhinierë, mjekë, kimistë, gazetarë, ekonomistë, historianë, fizaikantë, artistë etj., që më pas punuan e drejtuan sektorë të rëndësishëm të ushtrisë, por dhe në jetën civile. Shkolla ushtarake “Skënderbej” kishte program 4-vjeçar, të gërshetuar me fushime dimërore dhe verore 15-30 ditë për çdo vit… Shkolla e mesme ushtarake “Skënderbej” dallohej ndër shkollat e vendit për kushte të mira jetese, përparim në mësime dhe për cilësi e kualitet të lartë të trupës pedagogjike dhe komanduese… Ndër kohë në shkollë bëhej një jetë e pasur sportive, kulturore dhe artistike. Kësaj shkolle i përkasin një numër i madh sportistësh të njohur në rang kombëtar. Ajo ka nxjerrë dhe afirmuar një galeri me këngëtarë, poetë, piktorë, humoristë, kineastë, regjizorë etj… Në tërë veprimtarinë e saj kjo shkollë kishte një trupë pedagogjike të përgatitur dhe me nivel. Mësuesit dhe oficerët ishin njerëz të sakrificës, të ndershëm dhe tepër këmbëngulës e të përkushtuar. Shumica e trupit pedagogjik dhe e kuadrove ushtarakë kishin studiuar e mësuar në shkolla të huaja si në Itali, në gjermani, në BS, në Austri etj. E pajisur me dije të gjera, kjo trupë pedagogjike bëri përpjekje të vazhdueshme që ato dije t’i përcillnin me një devotshmëri dhe përkushtim tek skënderbegasit. Shkolla mundësoi krijimin e oficerit të edukuar, të disiplinuar, të aftë e të përgatitur, por edhe me formim demokratik. Kjo u dëshmua qartë edhe në transformimet e thella të ndryshimit të sistemit shoqëror, ku gjatë proceseve demokratike spikati bindshëm figura e oficerit qytetar, korrekt, të emancipuar dhe patriot. Nga bankat e kësaj shkolle dolën oficerë dhe drejtues ushtarakë të njohur dhe me emër në gjithë vendin, që luajtën dhe luajnë një rol të rëndësishëm në drejtimin dhe përparimin e FA. Në vitin 1992, Shkolla Ushtarake “Skënderbej” u mbyll dhe pushoi së vepruari. Oficerë me origjinë nga shkolla “Skënderbej” vazhdojnë të punojnë në FA, të cilët kanë bërë karrierë me punën dhe përkushtimin e tyre, duke marrë gradën e gjenaralit, të kolonelit, apo të nënkolonelit etj. Shumë prej tyre punojnë dhe në organizmat e sigurisë në Evropë, në NATO, në OSBE etj. Të tjerë punojnë e shërbejnë në Shtabin e Përgjithshëm, në MM, në komandat e forcave dhe në njësitë ushtarake. Kudo ata, shpalosën bindshëm njohuritë e tyre dhe përvojën e gjatë duke dhënë kontribute me vlerë për reformën dhe Forcat tona të Armatosura. Në të gjitha stërvitjet e zhvilluara deri më sot, brenda dhe jashtë vendit dhe në bashkëpunim me NATO-n, ish-skënderbegasit kanë demonstruar vlera dhe përgatitje të lartë ushtarake.
Puna e përsosur dhe e përkushtuar, edukimi, stërvitja, morali dhe emri i mirë i saj, bëjnë që kjo shkollë, ende dhe sot populli i Tiranës, por dhe gjithë Shqipëria ta kujtojë me admirim dhe të thonë përsëri “Tek shkolla Skënderbej”… Sot pas 70 vjetësh, kjo shkollë merr para të gjithë popullit shqiptar një kuptim sa historik, aq dhe simbolik për përgatitjen e filizva et ushtrisë dhe për mbrojtjen e Atdheut. 
Sigal