Përkujtohet 105 vjetori i lindjes të Sami Dangëllia, njeriut që vuajti 43 vite burg si askush në sistemin komunist

 

Përkujtohet 105 vjetori i lindjes të Sami Dangëllia , me një aktivitet nga shoqata e të përndjekurve politikë.”Zoti Etem Fezullari mbajti fjalim për vuajtjet në diktaturë. Ky takim përkujtimor u mbajt në Bar restorant kafene Otel Versace me pronar Nardi Beko, njëkohësisht edhe kryetari i Shoqatës së të Përndjekurve Politikë të Qarkut të Korçës” shkruan një nga pjesëmarrësit. Folën ndërkaq edhe shokët e burgut të Samiut , si Bedri Blloshmi, i cili tregoi ndër të tjera edhe jetën e Axhi Mekollit , ish sekretar i rinisë së Ballit Kombëtar që bëri 35 vite burg e katër internim.Poeti Sadik Bejko ka shkruar për Sami Dangëllinë:

NOA

43 vjet i burgosur deri në vdekje.Vdiq 67 vjeç në burgun e Shën Vasisë, 1987. Hyri në burg 24 vjeç. U dënua tre herë për arsye politike. Bëri 38 vjet burg dhe 5 vite internim. Njëherë, sapo u lirua, e arrestuan pa arritur në shtëpi. Njeriu që në gjithë botën komuniste ka bërë kaq shumë vite burg. Për fat të keq, shumë pak dihet dhe flitet për të. Lindi në Menkulas të Devollit me 1920.Arrestohet me 8 tetor të vitit 1944, më pas do të ridënohej disa herë. Më 1973 ishte një ndër organizatorët e revoltës se Spaçit. Punoi i skllavëruar në Spaç, i pamposhtur nga torturat.Vdiq më 23 prill 1987.Varrimi u bë nga administrata e burgut, nuk dihet ku u varros.

Fotografia e parë, pak para arrestimit, fotografia e dytë, pak para vdekjes.