Nesër do të lexoni/ Urdhri sekret që më dha Kadri Hazbiu e Ramiz Alia

1542
Leonard VEIZI

(Vijon nga numri i kaluar)
Diplomat dhe oficer zbulimi, kjo ka qenë detyra e tij në të paktën dy shtete, në Rusi dhe Rumani. Por thotë se, nëse në Moskë, puna ishte e kufizuar, në kushtet e prishjes së marrëdhënieve, në Rumani ajo ishte shumë më e hapur, ku mundësia për pasur informacion të dorës së parë ishte më e madhe. Duke kujtuar vitet e tij të punës si Sekretar i parë në ambasadën Shqiptare në Bukuresht, Idriz Shehi, rrëfen për gazetën “Telegraf”:
Çdo të thotë të punosh në Kundërzbulim apo organet e shërbimeve sekrete?
Dua të them se nuk është e lehtë të punosh në shërbimet inteligjente, por nuk është as gabim dhe as turp. Si çdo shtet edhe shteti shqiptar pas çlirimit të vendit nga pushtuesit nazi-fashist, krijoi Organet e Sigurimit të cilat do të punonin me një përkushtim dhe besnikëri të lartë, për plotësimin e misionit të tyre të shenjtë. Organet e Sigurimit të Shtetit megjithëse pa përvojën e nevojshme, sidomos në luftë kundër zbulimeve të huaja kanë realizuar kombinacione të shumta e të suksesshme. Për këtë, mund të sjellim në kujtesë, fakte dhe episode të shumta.
Për shembull?
Për shembull, në dhomën e hotel Dajtit e kishte rezidencën gjenerali anglez Hodson. Dokumentet sekrete i ruante në kasafortë. Për këtë u dhanë variante të ndryshme. Gjithçka u krye me kujdes, pa lënë asnjë gjurmë dyshimi. Materialet u fotografuan. Lista e bashkëpunëtorëve anglezë dhe detyrat e tyre të detajuara nuk ishin më sekret. Ato i kishte dhe sigurimi i shtetit Shqiptar. Të mos harrojmë se….
Per me teper neser ne gazeten “Telegraf”…
Sigal