Monika Kryemadhi: Rama ka kërcënuar ambasadorët

703
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme, ku ka denoncuar kryeministrin Edi Rama.
Duke folur për emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në “News24”, Kryemadhi tha se Rama ka kërcënuar ambasadorët e huaj që ndodhen në vendin tonë. 
LSI ka konsideruar që ambasadori Lu është i lidhur me Sorosin. Nuk e keni thënë ju konkretisht por forca juaj politike. Përse e mendoni këtë? Dhe njëkohësisht është menduar që ambasadorët Lu dhe Vlahutin investohen shumë tek qeveria, posaçërisht te Kryeministri Rama.
Të gjithë ambasadorët përfaqësojnë shtetet e tyre dhe jo Shqipërinë dhe normalisht shtetet e tyre kanë punë me qeverinë shqiptare dhe jo me opozitën apo me mediat. Por, ajo çfarë unë dua të them është që, mund të ketë pasur dhe një subvencion nga qeveria shqiptare për të vendosur në pozita të caktuara, ose në pozita edhe të vështira ambasadorët. Siç mund të themi rastin e znj. Vlahutin, unë në takimin që kam qenë para disa ditësh me komisionarin Hahn, i thashë atij që, edhe nëse znj. Vlahutin do të thotë diçka kundër zotit Rama, të jeni të bindur se z. Rama do i telefonojë menjëherë Mogherinit për t’i prishur karrierën politike asaj. Sepse ne e dimë shumë mirë se sa posesiv është Rama, siç është posesiv duke quajtur median kazan dhe të paditur po ashtu është posesiv edhe ndaj institucioneve të tjera, qoftë dhe ambasadorë. Po të pyesësh ambasadorët, në mënyrë të pavarur, pa pasur takimet e tyre të kortezisë, janë të parët që thonë se ky nuk është në rregull nga trutë e kokës, për kryeministrin tonë. Dhe në fakt dhe ne e dimë, jemi koshientë dhe ky është dhe faji ynë që kemi lejuar që një njeri i cili ka probleme me sjelljen e tij, me problemet e tij mendore, të jetë Kryeministër i Shqipërisë dhe pë këtë kemi dhe përgjegjësinë sot që do ta mbajmë mbi kurriz. Dhe ambasadorët me aq mundësi sa kanë, do të vuajnë dhe ata për fatkeqësinë e tyre që do jenë nën tutelën, ose nën kërcënimin e një njeriu me probleme mendore siç është Kryeministri ynë.
A mendoni ju se ambasadorët janë mbështetës të së majtës, këta ambasadorë për të cilët ne po flasim? Ambasadori i Shteteve të Bashkuara dhe ambasadorja Vlahutin?
E para njëherë parti të majtë nuk ka në Shqipëri sepse mos prisni që Partia Socialiste përfaqëson të majtën. Edi Rama është një ekstremist i djathtë.
A e mbështesin ata dukshëm Edi Ramën?
Ka pasur raste që e kanë mbështetur. Unë mund të them që ata janë nën presionin e Edi Ramës dhe do ishte më mirë të mbështesnin Edi Ramën në mediat shqiptare se sa të marrin një letër kërcënuese nga kryeministri i Shqipërisë drejt shtetit të tyre. Besoj se u kuptova, apo jo? Të jesh i bindur që z. Rama i ka kërcënuar të gjithë ambasadorët e huaj këtu me vendet e tyre të punës së tyre. Atë siç bën sot edhe me shqiptarët.
Sigal