Nesër do të lexoni/ Prof. dr. Hajri Shehu: Për një fjalor të madh kombëtar të gjuhës shqipe

1247
   Fjalori shpërfaq një pasuri të madhe leksikore, kuptimore e frazeologjike e do të ishte një pasqyrë e gjallë e leksikut të shqipes dhe e zhvillimit të këtij leksiku në këto vite e edhe përtej këtyre viteve
    Veçoritë strukturore e bëjnë gjuhën standarde të jetë në qendër të rëndesës në punë të korrektësisë drejtshkrimore, morfologjike-fjalëformuese, gramatikore, sintaksore, kuptimore, drejtligjërimore etj
E kemi fjalën për një fjalor me 85 000 – 90 000 fjalë. Ky fjalor ka qenë projekt i vitit 2007-2008. Qenë hartuar kriteret shkencore për hartimin e fjalorit nga akademik prof. dr. Jani Thomai. Qenë miratuar kriteret dhe projekti nga grupi i punës, Departamenti dhe Këshilli shkencor i Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë e qe përcjellë në Akademinë e Shkencave. Me sa duket, projekti nuk mori jetë për arsye financiare. Ka në qarkullim disa fjalorë të gjuhës shqipe. Më i fundit është i vitit 2006, me rreth 50 000 fjalë. Brenda atij vëllimi e asaj prerjeje, korpusi i Fjalorit të gjuhës shqipe, 2006, është i potë dhe besojmë që ai i ka përmbushur synimet dhe detyrat e tij. Por ai është botuar para 12 vjetësh dhe është hartuar para 15 vjetësh. Është një kohë jo fort e shkurtër. Është një kohë me një zhvillim të madh të leksikut të shqipes në të gjitha trojet e saj. Në parantezë, leksiku (tërësia e fjalëve të një gjuhe) e ndjek hap pas hapi zhvillimin shoqëror. Atëherë, ky leksik e ky zhvillim i leksikut duhet pasqyruar në një fjalor, që ta nxërë atë, në kuptimin më të përgjithshëm të fjalës. Sipas kritereve të miratuara shkencore, Fjalori do të përfshinte gjerësisht shtresën aktive dhe pjesën më të madhe të shtresës pasive të leksikut, të frazeologjisë (shprehjeve të qëndrueshme e të figurshme – H.Sh.), të….



Për më shumë lexoni nesër në Gazetën “Telegraf”
Sigal