Nënkolonel Pal Gega* / Kontributi i vyer i klerikut Dom N. Kaçorrit në shpalljen e Pavarësisë

867
Sigal

Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë me 28 Nëntor 1912 në Vlorë nga Ismail Qemali, ky akt historik kombëtar bëri jehonë në tërë botën

Më 8 nëntor 1912 shpërthen lufta ballkanike, ky ishte një lajm i zi, për vendin tonë.  Si rrjedhojë situata u ndërlikua në Shqipëri, monarkitë-shovinistë serbë, malazezë dhe ata grekë kishin planifikuar për ta fshirë nga harta gjeopolitike e Ballkanit Shqipërinë. Ky rrezik kombëtarë kishe vënë në lëvizje rrethet patriotike shqiptare dhe drejtuesit e komiteteve kryengritëse të armatosur të periudhës 1910-1912,  në këtë situatë  të rëndë u krijua në Shkup ” komiteti kryengritës i shpëtimit” më 14/10/1912, ky komitet përcaktoj masat për ti dalë rrezikut përpara që po e kanoste Shqipërinë si komb dhe u vendos të njoftohen fuqitë e mëdha, se populli shqiptarë do të rrokte armët i madh dhe i vogël jo për të zgjatur jetën perandorisë osmane po për t’i dal zot mbrojtjes territorial të tokës shqiptare. Në Tiranë u ngrit bërthama intelektuale me Abdi Toptanin, me patriotin Kosovar Sali Gjukën, Rexhep Mitrovica, Bedri Pejani, Mustafa Kruja etj.. Këta patriot  nisen nga Tirana dhe mbërrin në Durrës në rezidencën (në Qelen) e Dom Nikoll Kaçorrit, ky atdhetarë ishte një burrë i nderuar që kultivonte dhe ruante traditat më të mira zakonore, si: besën, trimërinë, mikpritjen, bujarinë, ishte një mendje hollë bisedimet i bënte me qetësi e buzë në gaz dhe ishte tolerant. Grupi i intelektualëve gjeti një ambient shumë të përshtatshëm, dhe mbas një kuvendi të gjatë me Dom N. Kaçorrin u arrit një përfundim dhe vendosen: ti dërgohet një memorandum fuqive të mëdha të botës dhe në veçanti i drejtoheshin mbretit austro-hungarez,  Franc Jozefit të cilit i kërkohej të ndërhynte në kancelaritë e Europës. Kjo u bë me qëllim që tu bënte të qartë se shqiptarët do të kapin armët do të organizoheshin në kryengritje të përgjithshme të armatosur, kundër ushtrive që synonin të pushtonin tokat amtare shqiptare, që na kanë lanë të parët. Po ashtu ato  kërkonin dhe katër (4) vilajetet shqiptare që ishin: Shkodra, Kosova, Manastiri, Janina. Kërkesa e tyre ishte që këto vilajete të mbeten të pa prekura, të pa zvogëluara. Në letrën e tyre  thuhej se: Porta e Lartë turke na ka njohur një autonomi nën mbretërinë automane. Në letër po ashtu thuhej se: “Nga thelbi i zemrës i lutemi madhësisë sate. Shqipëria me katër vilajetet dhe tre milionë shqiptarë të bëhet një mbretëri (shtet më vete) si shtetet tjera të Ballkanit  dhe kërkonin të bëhemi si Belgjika e Zvicra”. Më pas në përfundim u shpërndanë dhe letra e bë e njohur në të gjitha zonat e komiteteve kryengritëse në të gjithë vendin.

Ismail Qemali, porositi Dom N. Kaçorrin për lajmërimin e delegatëve

Ismail Qemali me 10/11/1912 i dërgon një telegram Dom N. Kaçorrit, ku e porositi: të merren masa organizative për të siguruar lajmërimin dhe pjesëmarrjen e delegatëve  duke vënë në dijeni të gjithë komitetet kryengritëse në të gjithë vendin. Në letër i thuhej kuvendit  kombëtarë për shpalljen e Pavarësisë do të zhvillohet në Durrës. Ndërkohë, Vjena, ndiqte me shumë kujdes lëvizjet e Ismail Qemalit dhe i kishin premtuar atij se do ta mbështesnin po sa të vinte në Shqipëri. Ministri i Jashtëm i Vjenës i dërgon telegram konsullit të Durrësit. Ndër të tjera në këtë faksimile e porosiste, konsullin që po sa të zbresë  në portin e Durrësit Ismail Qemalit t’i jepnin menjëherë mbështetje dhe e këshillonte që të ishte shumë i matur dhe i vëmendshme në veprimet e tija me udhëheqësit shqiptarë: me Ismail Qemalin dhe Dom N. Kaçorrin. Ismail Qemali niset nga Trieste e Italisë dhe mbërrin në portin e Durrësit në mëngjesin e dt. 19/11/1912, gjatë udhëtimit në dete ishte  i shoqëruar me dy anije luftarake greke, dhe pa hyrë në port  xhandarmëria turke, në anijen që ishte Ismail Qemali ushtroi kontroll për trafik armësh, mbas këtij kontrolli anija u lejua të hynte në Portin e Durrësit, kryetari i komitetit organizator  të kryengritjes  së armatosur Dom N. Kacorri me nën kryetarin Abdi Toptani, Mustafa Kruja, Murat Toptani etj.. Këto personalitete e presin me gëzim dhe shumë përzemërsisht  duke i shtrënguar duart dhe u përqafuan si vëllezër me diplomatin e Vlorës Ismail Qemalin.  Në rezidencën për punë dhe pushim kishin caktuar hotelin e Vrionëve në afërsi të portit. Dom N. Kaçorri kishte ngritur organizuar (gardën) me 60 rezervista të armatosur me armatimin e nevojshëm dhe komandant ishte caktuar Amit Bej Toptani, kjo gardë kishte për detyrë të siguronte dhe të ruante jetën e Ismail Qemalit në rezidencën e tij dhe në lëvizjet në qytetin e Durrësit. Gazeta “Picolo” që dilte në Trieste e datës 20/11/1912, publikon një lajm të zi se armata ushtarake Serbe kishte mbërrit në Shëngjin, pasi kishte pushtuar Lezhën, Bregun e Matës, dhe kishte hyrë në Krujë, ndërsa Mirdita, Kthella e Selita po i qëndrojnë rezistencës së ushtrisë pushtuese Serbe. Dom N. Kaçorri me Abdi Toptanin dërgojnë në këtë kohë një telegram disa gazetave më zë të Europës, ju bënin prezent për të ndaluar marshimet e ushtrive pushtuese serbe, malazeze, e greke në tokat shqiptare.  Kurse komandanti i divizionit serb përpara arqipeshkvit të Durrësit, Imzot Preng Bardhi, ky komandant Serb betohet në besën e në zotin se do të jetë tepër korrekt me popullatën civile. Por komandanti Serb shkel besën e zotit dhe marrëveshjen e tij dhe bëri reprezalje në njerëz dhe në veçanti në qytetin e Krujës ku vrasin 15 veta të pafajshëm dhe pa bërë gjyq. Delegatët e kuvendit historik për shpalljen e Pavarësisë kishin mbërritur nga disa zona të vendit dhe ishin caktuar vendet për pushim e ushqim dhe fjetje. Ndërsa Dom N. Kaçorri me Abdi Toptanin i qëndronin në krah Ismail Qemalit, në rezidencën e tij në hotel, ku u bë kontakti i parë. Dom N. Kaçorri i bën një informim të shkurtër për gjendjen e për masat që ishin marrë, po kështu e informon për rrezikun që po e priste Shqipërinë se divizionet Serbe kishin hyrë në veri të vendit, Ismail Qemali dhe porositi në këto kushte të ngrihet flamuri i Skënderbeut në të gjithë fshatrat e Durrësit dhe të porositi që të ngrihet në të gjitha  krahinat e vendit. Bajraktari i Kurbinit  Brega- Matës, Kthella, Mirdita, Rrubiku etj., e ngritën flamurin menjëherë. Dom N. Kaçorri ngarkoi Stefë Kaqulinin me tre kalorës të shkonin në kishën katolike në famullinë e Bizës të Martaneshit se një motër duarartë kishte përgatit flamurin e qëndisur. Në kujtime Jahja Ballhysa shkruan se ky flamurë ishte bërë gati me porosinë e Dom N. Kaçorrit me datë 20/11/1912. Në këtë takim Ismail Qemali pyet Dom N. Kaçorrin se ne çfarë shkalle ishte mbështetja popullore në krahinat e Shqipërisë. Dom N. Kaçorri me sinqeritet e transparencë e informon se janë ngritur komitetet kryengritëse në shume krahina të vendit, ndërsa në zonat myslimane është bërë një punë e pamjaftueshme se janë të pa informuar për fillimin e luftës ballkanike. Ai informoi se priftërinjtë në kishat katolike kanë bërë një punë shumë të mirë. Dom N. Kaçorri e garanton se kryente e komitetet kryengritëse të armatosur janë zotuar se nuk e ndajnë fjalën nga veprat se popullin e kanë me vete, se presin një sinjal për të rrok armët, për të luftuar kundër turqve. Ismail Qemali i falënderoi për punën që kishin bërë. Ai tha se ka ardhur momenti i përshtatshëm për të shpallur Pavarësinë e Shqipërisë dhe për të ngrit një qeveri provizore  të përkohshme.

Momenti kur Ismail Qemali, jep lajmin për shpalljen e Pavarësisë

Me datë 20/11/1912 ditën që Ismail Qemali doli para popullit të Durrësit, në rrugë, sheshet e qytetit ishin mbushur  me njerëz që i kishte përfshirë gëzimi, entuziazmi, të cilat i shprehnin në fytyrën e tyre. Njerëzit e thjeshtë  patriotët e Durrësit, dhe një pjesë e delegatëve  që kishin ardhur nga krahinat e vendit dhe së bashku me ‘to edhe populli i Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë ishin të pa lëkundur dhe të vendosur që të çonin përpara stafetën e misionit historik për të cilin ishim mbledhur në qytetin e Durrësit, dhjetëra mijëra njerëz. Ismail Qemali doli në podium  duke ju drejtuar turmës me fjalët: “Shpreh kënaqësinë e për  pritjen madhështore, jemi të mallëngjyer që na erdhi kjo ditë e bekuar, që të gjendem në mes jush, në zemrën e shqiptarëve të vërtet”. Ai më tej në fjalën e tij tha se: ” se përcjell një lajmë të gëzuar për shqiptarët që e dëshiron zemra e çdo shqiptari të ndershëm, se sot do të shpallim Pavarësinë  e Shqipërisë, do të ngremë flamurin e të madhit Skënderbeg  dhe do të krijojmë një qeveri provizore”. Ai tha se u jap një sihariq, se Turqia në rajonin e Ballkanit ka filluar të rrokulliset, ne shqiptarët nuk duhet mamën Shqipëri ta lemë në një robëri tjetër se kemi marrë miratimin e fuqive të mëdha për të qenë kombe dhe Shtet i Pavarur, indipendent si shtetet tjera të Ballkanit. Fjala e tij e shkurtër u dëgjua me shumë interes, nga turma shpërthyen brohoritje, përplasje duarsh. Ky fragment është marrë nga kujtimi i anëtarit të komitetit kryengritës të Durrësit, që ishte pjesëmarrës në këtë eveniment, i quajturi Jahja Ballehysi. Ai ka thënë se, në këtë miting e mori fjalën kryetari i Komitetit Kryengritës të Durrësit patrioti Dom N. Kaçorri. Zoti Kaçorri u shpreh: “Sot për të gjithë shqiptarët ka ardhur një ditë  e bardhë që na mbush me gëzim e shpresë të gjithëve pa dallim feje se mbi të gjitha jemi shqiptarë, se kemi le në tokën shqiptare, se të gjithë shqiptarët nga kjo ditë do të jenë zotër të Shqipërisë së Skënderbeut, që luftoj 25 vjet me ushtrinë turke, nga kjo ditë nuk do të jemi të nënshtruar, skllevër në trojet tona nga asnjë shtet tjetër pushtues, por do ti nënshtrohemi vetëm të madhit zot që na fali jetë dhe na dhuroj tokën shqiptare. Për këtë ditë kemi ëndërruar të gjithë, por kemi sakrifikuar shumë nga vetja jonë, kemi derdh lumenj gjaku për këtë tokë që na lanë të parët tonë si amanet për ta ruajtur  si sytë e ballit, vëllezërit e mijë të një gjaku në këtë ditë fat lumtur ju bëj thirrje  ti japin besën e zotit, të nderit  të patriotit atdhetarit të shquar Ismail Qemalit birit heroik të Vlorës i cili fizikisht qëndroj në Turqi por me zemër, mëndje  qëndroj në krah të Shqiptarëve, të lidhjes së Prizrenit dhe tani për shpalljen e Pavarësisë, u bëj thirrje  të mbetemi tërë jetën ushtarë besnik të tokës Shqiptare për të mbrojtur lirinë, pavarësinë kombëtare, në çdo kohë i madh, e i vogël, burra, djem, pleq, të rrokim armët për mbrojtjen e Shqipërisë”.  Në këtë takim ju dha fjala  edhe Myftiut të Durrësit që ishte caktuar nga rrethet patriotike të Durrësit për të mbështetur Pavarësinë e Shqipërisë që të ndikonte në element të lëkundur. Por ky klerik u gjet në një pozicion të vështirë, se nuk donte ta prishte me ushtrinë pushtuese turke. Ai me shpirt e mbështeste Pavarësinë, por mendonte se do ta prishte me “Myrtesarifi” ose prefekti i Durrësit  si edhe komandantin e garnizonit turk dhe disa myslimanë fanatikë që fenë e vinin mbi atdheun. Por ky klerik i pa zemër radhiti dy tre fjalë që nuk i mori asnjë njeri vesh, por nuk e mbështeti Ismail Qemalin dhe as shpalljen e Pavarsisë këto i vërtetoj nga kujtimet e shkurtra të Stefë Kaqulinit anëtarë i komitetit kryengritës të Durrësit i cili thotë se : “Në këtë mbledhje e merr fjalën perfekti i Durrësit, ai foli disa fjalë në gjuhën frënge pa i përkthyer, kurse fjalën e fundit e foli shqip, kur tha si shqiptarë jam me ju, si perfekt jam me Portën e Lartë Turke”.

Si mori masa Dom. N. Kaçorri për sigurinë e Ismail Qemalit

E merr fjalën në takim korbi i “zi” meshtari Mitopolit Jakovi, i cili ishte meshtarë në kishën ortodokse të Durrësit. Shovinizmi grek ja kishte errësuar mendjen dhe verbuar sytë, ai para publikut tha: se njoh  vetëm flamurin turk dhe nuk e njoh flamurin e Skënderbeut, ai tha se do t’i falem vetëm flamurit të Sulltanit, po jo flamurit shqiptarë. Ai shprehu një lumë sharjesh në adresë të Ismail Qemalit, mbas mbarimit të fjalimeve u krijua  një situatë e vështirë  me të cilën u përball Durrësi, njerëzit u ndanë në dy grupe, ata që ishin pro Turqisë dhe që kishin përfituar favore dhe privilegje nga pushtuesit xhonturq dhe populli tjetër e përkrahnin Ismail Qemalin. Nisën manifestime e kundërshtime për ardhjen e Ismail Qemalit, të nxitur nga prifti ortodoks Jakovi dhe nga përkrahësit e tij xhonturqit. Në Durrës u krijua një kaos dhe anarki, jeta e Ismail Qemalit u vu në rrezik, por u ndërhy nga Dom N. Kaçorri, i cili solli forcat rezerviste të armatosura nën drejtimin e komandantit Hamdi Bej Toptanit, me këto masa u evitua rreziku. Kjo gjendje kaotike u përjetua në Durrës, por nuk u lëkund Ismail Qemali. Dom N. Kaçorri me Ismail Qemalin para se të niseshin në Vlorë dhanë porosi që të ngrihet Flamuri shqiptar në të gjitha territoret e vendit  nga komitetet kryengritëse dhe patriotë të tjerë  dhe të shpallnin Pavarësinë, perfekti i Durrësit shpalli urdhrin, ku të ndaloheshin të viheshin karrocat dhe kuajt tërheqës në dispozicion të Ismail Qemalit për ta dërguar në Vlorë se ata që do ta mbështesnin do të ndëshkoheshin rreptë nga ligji. Por patriotët e Durrësit vunë në dispozicion karrocat për ta transportuar Ismail Qemalin për në Vlorë. Patrioti Tefik Toptani shkon në çifligun e tij në Shijak dhe merr kuajt e fuqishëm për  tërheqje. Ismail Qemali niset rrugës vjetër këmbësore nga rruga e Myzeqesë  plot pellgje me ujë dhe baltë. ‘Korbi i zi’, prifti i kishës ortodokse në Durrës u bën presion  delegatëve ortodoksë se po shkuat në Kuvendin e Vlorës do t’u mallkoj në emër të zotit . Më datë 23/11/1912, Ismail Qemali e Dom N. Kaçorri nisen për në Vlorë të shoqëruar nga delegatët e Durrësit dhe garda, Dom N. Kaçorri me Abdi Toptanin para nisjes i bëjnë një telegram konsullit të Vjenës në Durrës, ku i bëjnë thirrje t’i ndihmonte dhe të përkrahte kauzën e Shqipërisë.

Shtypi i huaj shkruan për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë

Në Durrës  u publikuan gazeta londineze “Daily Telegraph” që dilte në Sofje. Po kështu dhe shtypi i Vjenës kishte të njëjtën përmbajtje ku citonin se në Durrës Albanias është shpallur  Pavarësia nga Ismail Qemali dhe ka ngritur flamurin e Skënderbeut. Në këtë kohë fillonin të vinin delegatët. Konsulli i Vjenës në Durrës në raportin e tij të datës 27/11/1912, njofton Ministrinë e Jashtme të Austrisë dhe informon se në Durrës Ismail Qemali shpalli Pavarësinë Kombëtare, se administrata turke është në ikje dhe Ismail Qemali ka emëruar me datë 27/11/1912, prefektin e Durrësit  Hasan Toptanin dhe në godinën e prefekturës ka vendosur flamurin shqiptar. Ali Rizaj me banim në Trieste në gazetën  e tij të datës 27/11/1912, në një shkrim me temën “Ngjarja  historike e Durrësit”, shkruante se : “Ismail Qemali ky burrë shteti ka shpallur  Pavarësinë e Shqipërisë”. Në gazetë thuhet se, kjo është fitorja më e madhe për kombin Shqiptarë, ai citon se Shqipëria është tani e barabartë me shtetet e Evropës.

Ortodokset e Durrësit, nuk ranë pre e priftit të tmerrshëm Jakovi

Ortodokset e Durrësit nuk ranë pre e propagandës të priftit ortodoks Jakovit, por shkuan delegatë dhe përkrahën shpalljen e Pavarësisë. Ndërkohë që, divizioni serb pushtoi Durrësin, ushtria pushtuese Serbe pritet me lule dhe brohoritje nga prifti i kishës ortodokse Jakovi, komandanti i divizionit ushtarak serb, Demetro Bulici, thërriti Parinë e Durrësit që kishin ngritur flamurin dhe urdhëroi ta ulin, por prefekti me parinë e Durrësit nuk pranojnë, komandanti serb urdhëron ushtarët që të hiqnin Flamurin shqiptar.  Fillimisht vendosin Flamurin turk dhe ditën e dytë vendosin Flamurin serb mbi prefekturën e Durrësit. Korbi i zi prifti ortodoks Jakovi në Kishën e Durrësit para besimtarëve i lutet zotit: “Të falënderoj o zot që ke sjellë shëndosh e mirë serbët, vëllezërit e mi në Durrës dhe  e gëzofshit Portin e Durrësit, të Vlorës, të Sarandës dhe të Shëngjinit”. Në këtë kohë të trazuar  populli e kishte mendjen, zemrën dhe sytë në Vlorë tek Ismail Qemali  dhe Kuvendi Historik Kombëtar që zhvillonte punimet në Vlorë. Kuvendi Historik me kryetarë Ismail Qemalin që zhvillonin punimet në Vlorë me datë 28/11/1912, vendosën shpalljen e Pavarësisë Kombëtare Shqiptare, dhe ngritën Flamurin e të madhit Skënderbe dhe krijimin e një qeverie provizore demokratike. Kjo fitore u arrit pas 450 vjetësh pushtim.  Kjo ngjarje historike ishte fitorja e Kombit shqiptar, me të drejtë në brezi i sotëm e ata që do vijnë duhet të jenë krenarë e me ballë lart duke festuar festën madhore të 100- vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë me Flamurin e Skënderbeut në ballë. Çdo shqiptari brenda dhe jashtë vendit do të ishte në nderin e secilit që Flamuri shqiptar ta ketë pranë vatrës se është simboli më i shtrenjtë  për  ne shqiptarët.

*Oficer në pension Rrëshen